sabato 17 settembre 2011

Si Merret Toksoplazmoza?

Toksoplazmoza eshte nje infeksion qe merret kur futesh ne kontakt me Toxoplasma gondii, nje organizem njeqelizor parazit tek njeriu dhe tek kafshe te tjere me gjak te ngrohte. Por, Toxoplasma gondii mund te prodhoje ovociste vetem tek zorret e maces. Ovocistet jane qeliza veze shume rezistente qe leshohen ne ambiente me ane te jashtqitjeve dhe paraqesin agjentin infektues te toksoplazmozes.


Nje zgjim i ngrohte


Toxoplasma gondii
 
Tek kafshet e tjere nuk ka formim ovocistes, por paraziti mbeshtillet nga nje kapsule dhe formon nje cist te vogel qe mund te qendroje me vite ne qelizat muskulare dhe nervoze te kafshes se infektuar. Nese ovocistet gelltiten nga nje kafshe tjeter me gjak te ngrohte, riaktivizohen dhe toksoplazma shumohet dhe shperndahet ne organizmin e kafshes se infektuar. Shpesh infeksioni nuk jep shqetesime te dukshme, rralle here jep diarre, temperature ose infeksione te linfonyjeve, zemres, meningjeve, melçise dhe retines.

Kujdesi
Toksoplazmoza eshte e rrezikshme kur merret ne trimestrin e pare te shtatzanise dhe mund te shkaktoje abort ose malformacione te fetusit. Per te evituar infeksionin eshte e nevojshme larja e duarve pas cdo rasti qe preken mace ose toke, te lahen mire perimet per te shmangur ngrenien e ovocisteve dhe te gatuhet mire mishi per te shkaterruar cistet.

Vaksinat jane akoma larg
Per te bllokuar eliminimin e ovocisteve tek macet, ne Shtetet e Bashkuara eshte zhvilluar nje vaksine. Vaksinimi i maceve , gjithsesi, ngelet e fushes se kerkimeve dhe nuk ekzistojne vaksina ne treg per macet dhe per njeriun.