sabato 3 settembre 2011

Teknikat e Reja per Zbulimin e Kancerit te Mushkerive

Duke qene se rreth 90% e te gjithe rasteve te kancereve te mushkerive shkaktohen nga duhani por vetem 10 deri ne 15% e duhanpiresve zhvillojne kete semundje, kerkuesit jane duke zhvilluar teknika te reja dhe te ndjeshme per gjetjen sa me te mire te individeve qe jane me rrezik te larte per kancer. Testet mund te ndihmojne gjithashtu te gjejne ata individe jo duhanpires qe kane rrezik te larte edhe per shkak te faktoreve te tjere te rrezikut siç mund te jete trashegimia. 

Kerkuesit qe treguan rezultatet e disa prej perpjekjeve te tyre ne Cancer Research's Second International Conference on Molecular Diagnostics in Cancer Therapeutic Development, theksuan faktin qe teste te reja jane te nevojshme sepse teknologjite aktuale te screening siç eshte tomografia e kompjuterizuar me rezolucion te larte (eng. high resolution CT) shpeshhere zbulon kanceret ne fazat e mevonshme.
Mendohet te diagnostikohen rreth 213.000 njerez ne Shtetet e Bashkuara me kete semundje ne vit dhe priten me shume se 160.000 vdekje.

GJETJA E ONKOGJENEVE
Qeliza Kancerogjene te Mushkerive (Imazhi Anne Weston, Wellcome Images )
 
Matja e shprehjes se disa rrugeve gjenetike qe shkaktojne kancer, mund te jete e dobishme per te identifikuar duhanpires qe jane me rrezik te larte per te zhvilluar kancer. Nje nga rruget qe po studjohen eshte ajo e fosfatidilinoksitol 3-kinazit (PI3K), nje proteine e rendesishme rregulluese. Nje analize e koheve te fundit e 129 copezave te materialeve nga rruget e frymemarrjes te mbledhura gjate bronkoskopive, treguan qe PI3k ishte e aktivizuar ne rruget bronkiale te duhanpiresve me kancer te mushkerive qe ishin normale nga pikpamja histopatologjike . 

" Aktivizimi i PI3K mund te jete nje faze e hershme e matshme e zhvillimit te kancerit," tha Adam Gustafson, i Universitetit te Bostonit. Gustafson dhe koleget e tij gjithashtu gjeten qe ky informacion mund te ndihmoje te identifikoje shenjestra per kemoparandalimin e kancereve te mushkerive.

Ne eksperimentet e tyre, ata profilizuan shprehjen gjenike ne epitelin e bronkeve normale nga pikepamja histologjike, te cilet ishte mbledhur ne duhanpires me rrezik te madh per demtime displazike te rrugeve te frymemarrjes perpara dhe pas nje terapie kemoprofilaksi me ilaçin mioinoksitol. "Kishte nje ulje me e madhe ne nivelet e rruges se sinjalizimit te PI3K ne pacientet qe i pergjigjeshin trajtimit me mioinoksitol krahasuar me ata qe nuk i pergjigjeshin", tha Gustafson. Ai vuri re qe rezultatet kerkonin vertetime te metejshme sepse vetem 9 paciente ishin analizuar, 3 prej te cileve nuk kishin pasur pergjigje ndaj trajtimit.

GJENET E HESHTUR
Tumoret mund te lindin kur disa gjene qe mbrojne kunder kancerit te mushkerive behen inaktive ne qelizat e mushkerive. Kerkues te Universitetit te Toledo-s, ne Ohio, kane gjetur qe kjo mund te ndodhe ne te pakten 15 gjene qe kodifikojne antioksidante dhe proteina te riparimit te ADN-s ne qelizat e rrugeve te frymemarrjes. Ne studimet e tyre, ata maten sasine e mARN (eng. messenger RNA) te transkriptuar nga keto gjene ne qelizat e mushkerive te marre nga 25 individe me kancer te mushkerive dhe 24 individe pa semundje. Pasi qe vendosen nje kufi te transkriptimeve te mARN qe do te tregonte nje tendence drejt zhvillimit te kancerit, kerkuesit gjeten me saktesi individet me kancer ne 96% te kohes, me rezultate qe sollen nje fallco negativ dhe 7 fallco pozitive. "Por keto mund te mos jene fallco pozitive sepse mund te vazhdojne dhe te zhvillojne kancer", verejti kerkuesi kryesor, James Willey. Gjithsesi, kerkime te metejshme jane te nevojshme per te vendosur kete gje. Willey sugjeronte qe rezultatet e justifikojne nje studim me te gjere, prospektiv per te vendosur nese nje testim i ketyre gjeneve ne qelizat e marra nga bronkoskopia mund te identifikonte ne menyre te sakte cilet jane gjenetikisht ne rrezik per kancer te mushkerive.

PROTEINAT E GJAKUT
Kerkues te tjere kane gjetur nje proteine ne gjak qe ka lidhje me te gjitha fazat e kancerit dhe rralle here gjendet ne gjakun e individeve qe nuk e kane semundjen. "Ne mund te gjejme kete proteine qe ne fazen e pare", tha autori kryesor Mark Semenuk, i Panacea Pharmaceuticals INC, ne Gaithersburgs. Semenuk dhe koleget e tij testuan ndjeshmerine dhe speficitetin e nje analize gjaku per nje enzime, aspartil beta hidroksilazi njerezore (HAAH).

Kjo proteine, e cila eshte e rendesishme ne diferencimin e hershem qelizor, normalisht eshte e shprehur ne brendesi te qelizave, por ne qelizat malinje shpeshhere shprehet ne siperfaqen e qelizes dhe mund te gjendet ne plazmen e individeve me kancer.

Kerkuesit gjeten qe 99% e materialeve plazem nga 160 paciente ne te gjitha fazat e kancerit te mushkerive kishin nivele te larta te proteines HAAH, krahasuar me 9% te materialeve nga 93 individe joduhanpires pa kancer te mushkerive. Gjithashtu, ne nje grup prej 50 individesh duhanpires te cilet nuk dinin te kishin kancer, 4 paciente kishin nivele te larta te HAAH, por duke qene se kerkuesit nuk kishin mundesi te konsultonin kartelat e pacienteve, nuk munden te vendosnin nese keta individe zhvilluan kancer.

Semenuk tha qe testimi per HAAH nuk mund te vendose nese personi ka kancer, por "mund te tregoje qe personi ka nevoje per analiza te metejshme, prandaj mund te jete nje analize e mire per screening ne individet asimptomatike".

Burimi i Informacionit:
Tracy Hampton. New Screening Techniques Show Potential for Early Detection of Lung Cancer. JAMA.  2007;298(17):1997