sabato 17 settembre 2011

Trajtimi i Stenotrophomonas Maltophilia

Ky bacil gram negativ aerobik eshte nje mikroorganizem oportunist qe mund te shkaktoje infeksione spitalore te rrugeve urinare dhe te frymemarrjes si dhe infeksione ne gjak. Faktoret e rrezikut per infeksion jane qendrimi ne terapi intensive, kateter venoz qendror, kancere te gjakut, ekspozimi ndaj antibiotikeve me veprim te gjere dhe fibroza cistike.

S. maltophilia eshte shpesh rezistent ndaj klasave te antibiotikeve qe perdoren zakonisht. Keto perfshijne beta laktamet, aminoglikosidet, karbapenemet dhe ndonjehere edhe kinolonet. Gati te gjithe format e izoluara jane te ndjeshme ndaj trimetoprim/sulfametoksazolit (TMP/SMX , emri tregtar Bactrim), tigeciklines (emri tregtar Tygacil) dhe kinoloneve te rinj (Nicodemo et al, J. Antimicrob. Chemother. (2004) 53 (4): 604-608). Afersisht 60-90% te formave te izoluara deri tani jane te ndjeshem ndaj kolicistines, kloramfenikolit dhe tikarcilines-klavulonatit.

Mbi 95% te formave te izoluara jane te ndjeshem ndaj TMP/SMX (Farrell et al, Antimicrobial Agents and Chemotherapy, qershor 2010, fq. 2735-2737, Vol. 54, Nr. 6). Te dhenat in vitro sugjerojne qe TMP/SMX eshte bakteriostatik ndaj S. maltophilia. Linja e pare e trajtimit eshte TMP/SMX ne doza te medha i perdorur ne monoterapi ose ne kombinim me tikarciline-klavulonat ose nje kinolon.

TMP/SMX nuk eshte gjithmone zgjedhje e pare. Pacientet mund te kene alergji ndaj sulfamideve ose intolerance ndaj ilaçit dhe rralle here, mikroorganizmi mund te jete rezistent ndaj tij. Kinolonet paraqesin nje alternative te mire dhe i bashkangjiten TMP/SMX. Falagas et al, raportoi 49 paciente qe moren nje trajtim alternativ per infeksione nga S. maptophilia (Journal of Antimicrobial Chemotherapy (2008) 62, 889-894)). Rezultatet me te mira u verejten ne 20 paciente qe moren vetem ciprofloksacine ne monoterapi ose ne kombinim me antibiotike te tjere. Kurimi ose permiresimi u verejt ne 18/20 (90%) e pacienteve.

Kinolonet e rinj mund te jene me te mire se sa ciprofloksacina dhe levofloksacina. Per shembull, moksifloksacina ka nje aktivitet me te mire in vitro se sa gjeneratat e meparshme te kinoloneve dhe mund te arrije perqendrime te mira ne mushkeri. Gjithsesi, zhvillimi i shpejte i rezistence ndaj secilit prej kinoloneve mund te jete nje problem. Prandaj, mund te jete me e sigurte perdorimi i kinoloneve si pjese e nje terapie te kombinuar (Looney et al, The Lancet Infectious Diseases - Volumi 9, Numri 5, Maj 2009)

Shenim : Shkrimi origjinal nga Shmuel Shoham , drejtor shkencor ne MedStar Clinical Research Center dhe drejtor i  Transplant Infectious Disease ne Washington Hospital Center ne Washington , asistent profesor ne  fakultetin e Mjekesise ne Georgetown University.