martedì 6 settembre 2011

Vaskulitet ANCA - Pozitive


Vaskuliti ANCA (eng. Antineutrophil cytoplasmic antibody)  pozitiv, qe perfshin granulomatozen e Wegener-it dhe poliangjitin mikroskopik, eshte nje sindrome autoimune qe godet shume organe qe karakterizohet nga vaskuliti qe godet kryesisht enet e gjakut mikroskopike dhe paraqet autoantitrupa kunder antigjeneve citoplazmike te neutrofileve.


Ne 70% te pacienteve me vaskulit ANCA pozitiv kemi nje perfshirje renale qe manifestohet me glomerulonefrit qe perparon shpejt.

Aktualisht terapia standart per vaskulitin ANCA pozitiv perfshin ciklofosfamidin dhe doza te larta glukokortikoidesh; ky regjim shkakton leukopeni, infeksione te renda, kancer dhe insuficience te vezoreve. Vdekshmeria ne 1 vit eshte me teper se 15%; infeksionet dhe vaskuliti aktiv jane shkaqet kryesore te nje vdekje te hershme. Efikasiteti i pjesshem i ketij regjimi dhe fakti qe eshte shume toksik tregon qe nevojitet nje terapi induktuese me e mire per vaskulitet ANCA pozitiv.