lunedì 24 ottobre 2011

Ciklinat dhe Kinazet qe Varen nga Ciklinat (CDK)

Ne  ndarjen e qelizes, jane disa pika ku qeliza duhet te vendose nese eshte gati te futet ne fazen tjeter te ciklit te ndarjes apo jo. Si  e ben kete?

Gjate ndarjes, qeliza here pas here duhet te marre informacione te ndryshme per sa i perket ecurise se interfazes dhe te rregulloje kalimet ne fazat e ndryshme sepse do me mjaftonte edhe nje problem i vetem ne keto kalime per te bere qe qeliza normale te kaloje ne qelize kancerogjene  dhe te ndahet ne menyre te pakontrolluar. Pikat  me shume te kontrollueshme jane ato te kalimeve nga G1 ne S dhe G2 ne mitoze.

Qelizat Staminale : Nje Molekule ARN Vendos Fatin e Tyre

Nder 100 molekulat e analizuara,  rezultuan qe rreth 90 lincARN marrin pjese ne mekanizmat qe kane te bejne me zhvillimin embrional.

Fati i qelizave staminale rregullohet nga nje grup i madh molekulash ARN qe deri tani nuk i dihej funksioni: eshte ky rezultati i nje studimi te kryer ne Broad Institute te MIT dhe Harvard University qe mbajne emrin e nje artikulli ne revisten Nature. 
 
Qeliza Staminale Embrionale

Fekondimi


Fekondimi ndodh me hyrjen e spermatozoideve ne veze. Sapo deperton ne brendesi i pari, e gjithe siperfaqja e vezes i nenshtrohet nje depolarizimi qe bllokon hyrjen e spermatozoideve te tjere dhe ben te mundur qe veza te fekondohet nga nje spermatozoid i vetem...

venerdì 21 ottobre 2011

Nderhyrja per Vendosjen e nje Pacemaker/Defibrilatori Biventrikular

OBJEKTIVI:
Pace-makeri biventrikular eshte nje paisje e veçante e perbere nga nje gjenerator impulsesh dhe dy ose tre “file elektrike” (elektrokateterat) qe lidhen ne ventrikulin e djathte, atriumin e djathte dhe ventrikulin e majte. Ne raste defibrilatori biventrikular, elektrokateteri qe vendoset ne ventrikulin e djathte eshte i ndertuar ne ate menyre qe te njohe dhe te ndale edhe aritmite ventrikulare malinje, shkak i arrestit kardiak dhe vdekjes se menjehershme.

Mjeku Pacient

3 gjera:
1. Kur te besh rolin e mjekut, beje me idene qe 80% e pacienteve te tu nuk sherohen!
2. Ju do mesoni, dhe do kete raste qe kete do ta beni duke i bere keq pacienteve tuaj.
3. Pacienti eshte "injorant" per semundjen e vet.

Varikoceli


Eshte nje zgjerim i eneve te gjakut (me specifike e venave) qe furnizojne testikujt (ita. plesso pampiniforme) . Mosha me e goditur eshte ajo nga 15- 25 vjeçet (megjithse mund te goditen edhe moshat me te medha) dhe ne pjesen me te madhe te rasteve ndodh ne anen e majte.

Ka raste qe mund te jete pasoje e probleme te lindura,sic mund te jene ato te faqeve te venave qe mund te pesojne shume shpejt zgjerim ose ose te jete nje pasoje e masave te ndryshme (kancere etj) qe mund te shtypin mbi keto vena.

Kelantet e Hekurit

Si shkakton demtim te organeve hekuri qe mblidhet?
Hekuri qe nuk eshte i lidhur me transferrinen eshte nje perberje heterogjene kompleksesh te hekurit qe duket te jete shkaktari kryesor i demtimit ekstrahepatik ne rastet e mbingarkeses se hekurit nga transfuzionet.

Nje Mekanizem qe Bllokon Angiogjenezen ne Retine

Rruga molekolare per rregullimin e angiogjenezes e stimuluar nga proteina VEGF (vascular endothelial growth factor) mund te ofroje mundesine per te ndikuar ne ecurine e semundjeve te retines.

Nje rruge e re molekulare per bllokimin e zhvillimit te eneve te reja te gjakut gjate formimit te retines eshte zbuluar nga kerkuesit e Visual Systems Group i Divizionit te Oftalmologjise i Cincinnati Children's Hospital Medical Center, qe kane dhene nje permbledhje per revisten Nature .

Mastiti - Inflamacioni i Gjirit

Mastiti eshte nje inflamacion (demtim nga infeksion ose irritim) i indit te gjoksit. Mund te ndodhe ne rreth 1/3 e femrave ne gjidhenie pas lindjes dhe atehere merr emrin mastit nga gjidhenia. Kur mastiti nga gjidhenia eshte pasoje e nje infeksioni, zakonisht shkaktohet nga bakterie, megjithese edhe infeksione fungine mund te jene shkak. Pjesa me e madhe e mastiteve nga gjidhenia ndodhin gjate 3 muajve te pare postpartum (pas lindjes) , por mund te ndodhe edhe ne periudha te tjera per sa kohe nje femer eshte duke ushqyer me qumesht. Kur mastiti eshte i rende, mund te zhvillohet nje abces (mbledhje materiali te infektuar) ne gjoks.

mercoledì 19 ottobre 2011

0.75

Ne mushkeri, çdo rruaze e kuqe gjaku kalon rrjetin kapilar per 0.75 sekonda dhe futet ne kontakt me dy deri ne tre alveole. Gjate kesaj kohe oksigjeni futet nga alveolet ne rruazen e kuqe dhe dioksidi i karbonit del nga rruzat e kuqe drejt alveoleve. Membrana qe pershkrojne eshte rreth 0.2 - 0.3 mikrometra e trashe.

martedì 18 ottobre 2011

Efektet Anesore te Ilaçeve - Cfare Duhet Pasur Parasysh

Grua, 72 vjeçe me pushime ne zonen tuaj vjen tek ju 4 jave pasi ka filluar trajtim me ilaçe antiinflamatore jo steroide (eng. non-steroidal anti-inflammatory drug (NSAID)) per nje dhimbje gjuri te forte. Ajo ankohet per nje "reaksion" nga ilaçi. Thote qe ka pasur probleme te tilla edhe me ilaçe te ngjashme me pare, por ky ilaç eshte i ri dhe supozohej te kishte me pak efekte anesore. Ajo thote qe ndihej e dobet dhe kishte marrje mendsh dhe kishte zhvilluar nje rash kutan te gjere qe i kruhej teper. Ajo gjithsesi ju thote qe ilaçi ishte efektiv per te ulur dhimbjen. Gjithashtu ju gjeni qe ajo ka angine dhe presion te larte te gjakut. Cfare duhet te beni?

Saktesia e Ekokardiografise me Dopler per Hipertensionin Polmonar

Ne disa raste kjo teknike mbivlereson ose nenvlereson ne  menyre rrenjesorepresionin sistolik te arteries polmonare .

Trapianti i Pare me Trake Artificiale

Kryer nje muaj me pare ne Suedi nga italiani Macchiarini.
(ANSA) - ROME 7 KORRIK -  Nje grup kirurgesh te Institutit Karolinska te Stokolmit kane kryer trapiantin e pare ne bote me trake plotesisht artificiale.


Trapianti i Pare i Trakese (foto: ANSA)

Belatacept - Nje Ilaç i Ri per Trapiantin e Veshkes


Kohet e fundit eshte miratuar nga FDA nje ilaç i ri per sa i perket trapiantit te veshkes. Ilaçi quhet belatacept dhe eshte nje bllokues selektiv i kostimuluesit te qelizave T.

Kur qelizat T duhet te aktivizohen, fillojne nje seri sinjalesh qe jane te rendesishme per aktivizimin e ketyre qelizave T. Sinjali i pare ndodh ndermet nderveprimit te receptorit te qelizes T me kompleksin antigjenik CD3 te MHC [eng. major histocompatibility complex].

giovedì 6 ottobre 2011

Pse Disa Ilaçe e Bejne Lekuren me te Ndjeshme Ndaj Diellit?


Christopher McCoy, specialist dhe profesor i farmakologjise ne Northeastern University's Bouvé College of Health Sciences , pergjigjet:

Mjeket dhe farmacistet shpesh keshillojne pacientet te shmangin ekspozimin e gjate ndaj rrezeve te diellit nderkohe qe marrin disa ilaçe te caktuara pa u treguar arysen. Keta paciente qe nuk u japin rendesi ketyre keshillave, mund ta gjejne veten me vone me nje rash kutan te bezdisshem ose djegie ne zona te lena pa mbrojtje nga rrezet e diellit.

Nje Trajtim me i Shkurtet dhe me i Thjeshte per Tuberkulozin e Heshtur?


Ne nje studim te gjere te sponsorizuar nga CDC (Center for Disease Control and Prevention), terapia e kombinuar javore per 3 muaj eshte po aq efektive sa terapia ditore me nje ilaç te vetem per 9 muaj.

Mieloma Multiple

Si diagnostikohet mieloma multiple?
Diagnoza e mielomes kryhet ne prani te te pakten 10% qeliza plazmatike (eng. plasmacells) klonale te palces se kockes ne serum ose proteina monoklonale urinare.

Perikarditi

Perikarditi ndodh kur mbeshtjellja rreth zemres, e njohur si perikardi, peson inflamacion (demtim nga infeksion ose irritim). Lengu nga inflamacioni mund te rrise presionin ne zemer, te shtype mbi te dhe te beje me te veshtire pompimin e gjakut ne trup.

Perikarditi - Inflamacioni i Perikardit (Copyright i Imazhit: C. Lynm)

Hiperkalcemia tek Femijet


Cilet jane simptomat e hiperkalcemise?
Simptomat e hiperkalcemise varen nga niveli i kalciumit ne plazem dhe shpejtesia e rritjes. Pacientet me vlera te lehta te hiperkalcemise (<12 mg per deciliter [3 mmol/l]) zakonisht jane asimptomatike. Pacientet me vlera te mesme hiperkalcemie (12 - 13-5 mg/dl [3.0 - 3.4 mmol/l) ne pergjithsi paraqesin dobesi, anoreksi, stipsi, poliuria dhe polidipsi si pasoje e tkurrjes se volumit intravaskular.