martedì 18 ottobre 2011

Belatacept - Nje Ilaç i Ri per Trapiantin e Veshkes


Kohet e fundit eshte miratuar nga FDA nje ilaç i ri per sa i perket trapiantit te veshkes. Ilaçi quhet belatacept dhe eshte nje bllokues selektiv i kostimuluesit te qelizave T.

Kur qelizat T duhet te aktivizohen, fillojne nje seri sinjalesh qe jane te rendesishme per aktivizimin e ketyre qelizave T. Sinjali i pare ndodh ndermet nderveprimit te receptorit te qelizes T me kompleksin antigjenik CD3 te MHC [eng. major histocompatibility complex].


Sinjali i dyte ndodh nga nderveprimet e lidhjeve te tjera receptoriale, zakonisht ndermjet CD28 dhe rruges se njohur si B7. CTLA4Ig ka afinitet te larte per nje nga keto molekula kostimuluese dhe parandalon nisjen e sinjalit te dyte, dhe si pasoje uljen e pergjigjes nga qelizat T.

Jane kryer 2 studime me kete ilaç : BENEFIT [Belatacept Evaluation of Nephroprotection and Efficacy as First-line Immunosuppression Trial] dhe BENEFT-EXT [Extended Criteria Trial]. Keto jane studime me 3 krahe (grupe). Diferenca ndermjet dy studimeve qendron ne faktin qe ne BENEFT-EXT perdor veshka nga dhurues me kritere te zgjeruara.

Krahu i kontrollit bazohej ne terapine me ciklosporine, mikofenolat mofetil (eng. mycophenolate mofetil) dhe prednizon pas nje induksioni me basiliximab. 2 krahet e trajtimit bazoheshin ne regjime me belatacept ne intensitet te larte dhe te ulet. Krahu me intensitet te ulet kishte doza me te uleta dhe ai me intensitet te larte kishte doza me te larta. Perveç kesaj, keta paciente moren induksion me basiliximab bashke me mikofenolat mofetil dhe prednizon. Si perfundim, rezultatet ishin te ngjashem ndermjet dy studimeve dhe ne total, shihej nje rrezik me i larte per hedhje akute te organit [eng. acute rejection] ne pacientet e trajtuar me belatacept, edhe pse kjo nuk perkthehej ne nje rrezik me te larte per humbjen e graft-it.

Nga te dhenat e raportuara ne distance 2 vjeçare dhe 3 vjeçare (keto jane te dhenat e fundit te paraqitura ne takimet me te vona), funksioni i veshkes ishte me i mire ne te gjithe krahet qe perdoren belatacept krahasuar me pacientet qe perdoren ciklosporine, pamvaresisht incidences se rende te hedhjes akute.

Nje nga gjerat qe u be e qarte, te pakten ne regjimin me intensitet te larte me belatacept, ishte nje rrezik me i parte per nje çrregullim proliferativ te melçise ne faze post-trapianti [eng. posttransplant liver proliferative disorder (PTLD)] dhe per kete arsye ne aprovimin e ilaçit nga FDA, u kerkua testimi per virusin e Epstein - Barr perpara trapiantit si tek dhuruesi ashtu edhe tek ai qe merrte organin.

PLTD duket te jete rreziku me i madh me kete ilaç. Jane raportuar dy raste leukoencefalopatie multifokale perparuese [eng. Progressive multifocal leukoencephalopathy] ne pacientet qe ishin ne krahun me regjim me intensitet te larte. Disa dobi te tjera te mundshme te ilaçit jane qe paraqet , te pakten ne shkalle dobie, nje profil rreziku te ulet kardiovaskular per sa i perket hiperlipidemise, diabetit post-trapianti dhe hipertensionit.

Siç duket, ka dobi potenciale, por qe nuk jane objektivat kryesore. Tek pacientet e trajtuar me belatacept eshte vezhguar formim antitrupash pak specifike. Kjo eshte nje klase e re ilaçesh, jo vetem per sa i perket mekanizmit te veprimit, por eshte nje agjent biologjik me synim per tu dhene ne menyre kronike. Akoma nuk dihet sa sa do te jete "kohezgjatja". Deri tani, ne trials te fazes 2 me ilaçin , pacientet po marrin trajtimin prej 8-10 vjetesh. Nuk dihet akoma se si duhet te jete dozimi i ilaçit pertej nje kohe te caktuar.

Ilaçi ne fjale ka potenciale per tu futur ne listen e ilaçeve per perdorim ne trapiantin e veshkes. Dozat me te uleta paraqesin nje rrezik me te ulet per PTLD dhe gjithashtu rezultatet me funksionin e veshkes dhe dobite dytesore kardiovaskulare bejne qe te merret parasysh kjo gje.

Gjithsesi, eshte per tu verejtur qe ne studimet e kryera, krahu i kontrollit ishte i bazuar ne terapi me ciklosporine nderkohe qe shumica e pacienteve sot marrin terapi me takrolimus, qe eshte me pak nefrotoksik krahasuar me ciklosporinen. Ajo qe duhet eshte nje trial klinik qe krahason regjimin e belatacept me ate te takrolimus.

Te dhena te metejshme do te bejne te qarte nese ky ilaç do marre nje vend siç duhet ne listen e ilaçeve qe mund te perdoren per trapiantin e veshkes dhe pse jo edhe per trapiante te organeve te tjera.

Pershtatur nga:
Jeffrey S. Berns, MD; Roy D. Bloom, MD. Belatacept -  A Welcome New Transplantation Drug. MedScape Qershor 2001

Bibliografi e metejshme qe mund te konsultoni dhe qe eshte cituar ne shkrim:

Vincenti, F., Charpentier, B., Vanrenterghem, Y., Rostaing, L., Bresnahan, B., Darji, P., Massari, P., Mondragon-Ramirez, G. A., Agarwal, M., Di Russo, G., Lin, C.-S., Garg, P. and Larsen, C. P. (2010), A Phase III Study of Belatacept-based Immunosuppression Regimens versus Cyclosporine in Renal Transplant Recipients (BENEFIT Study). American Journal of Transplantation, 10:535–546 [Link] (Artikulli i Plote eshte i Konsultueshem direkt ne adresen e dhene)

Durrbach A, Pestana JM, Pearson T, Vincenti F, Garcia VD, Campistol J, Rial Mdel C, Florman S, Block A, Di Russo G, Xing J, Garg P, Grinyó J. A phase III study of belatacept versus cyclosporine in kidney transplants from extended criteria donors (BENEFIT-EXT study). Am J Transplant. 2010 Mar;10(3):547-57. [Link] (Artikulli i Plote eshte i konsultueshem ne adresen e dhene)

Larsen CP, Grinyó J, Medina-Pestana J, Vanrenterghem Y, Vincenti F, Breshahan B, Campistol JM, Florman S, Rial Mdel C, Kamar N, Block A, Di Russo G, Lin CS, Garg P, Charpentier B. Belatacept-based regimens versus a cyclosporine A-based regimen in kidney transplant recipients: 2-year results from the BENEFIT and BENEFIT-EXT studies. Transplantation. 2010 Dec 27;90(12):1528-35.  [Abstrakt ne Pubmed]