lunedì 24 ottobre 2011

Ciklinat dhe Kinazet qe Varen nga Ciklinat (CDK)

Ne  ndarjen e qelizes, jane disa pika ku qeliza duhet te vendose nese eshte gati te futet ne fazen tjeter te ciklit te ndarjes apo jo. Si  e ben kete?

Gjate ndarjes, qeliza here pas here duhet te marre informacione te ndryshme per sa i perket ecurise se interfazes dhe te rregulloje kalimet ne fazat e ndryshme sepse do me mjaftonte edhe nje problem i vetem ne keto kalime per te bere qe qeliza normale te kaloje ne qelize kancerogjene  dhe te ndahet ne menyre te pakontrolluar. Pikat  me shume te kontrollueshme jane ato te kalimeve nga G1 ne S dhe G2 ne mitoze.


Ekzistojne nje grup molekulash qe quhen ciklina  qe kane nje rol te rendesishem ne ndarjen qelizore. Keto  jane rreth 6 tipe tek shumeqelizoret dhe i kane emertuar me shkronjat A,B,C,D,E dhe F. Ciklinat  kane aftesine per tu lidhur me kinazet qe varen nga ciklinat (eng. cyclin dependent kinase, CDK) qe jane emertuar me numrat nga 1-5.  Kinaze jane enzima ne gjendje te shtojne grupe fosfat molekulave te ndryshme.

Cdo  perberje ndermjet CDK dhe ciklinave i perket nje grupi proteinash qe kinazet u shtojne fosfate dhe ne kete menyre ndryshojne strukturen e tyre dhe kontrollojne kalimet nga njera faze ne tjetren te mitozes. Eshte verejtur nga eksperimente te ndryshme se gjate fundit te fazes se G1 jane aktive disa lloj kinazesh si dhe ciklinash ndersa kalimi nga G1 ne S eshte i kontrolluar nga kompleksi CDK2-ciclina E. Gjate  fazes S eshte kompleksi CDK2-ciklina A qe kontrollon fazen ndersa kalimi nga  G2 ne mitoze kontrollohet nga kompleksi CDK2-ciklina B. Sapo  qeliza futet ne fazen G2 fillon te formohet ciklina B qe do te lidhet me CDK2. CDK egzistojne ne 2 forma: ne ate aktive dhe ne ate inaktive. Eshte  inaktive sepse eshte e fosforiluar por pak para se qeliza te futet ne mitoze hiqet fosforilimi nga nje proteine dhe kompleksi aktivizohet duke e kaluar qelizen ne fazen tjeter.

Kompleksi  eshte mjaft i rendesishem per faktin se mendohet qe kryen shume veprime qe mund te ndihmojne nisjen e mitozes si per shembull kondensimi i kromatines qe mendohet se mund te behet me ane te fosforilimit te nje nga histoneve, ai H1, i cili eshte histoni qe mban nukleozomin te mbyllur (histonet do te trajtohen ne nje teme te ardhshme ne strukturen e ADN-s). Keto  per sa i perket faktoreve qe ndikojne ne ecjen perpara por duhet te kemi parasysh qe mund te kete edhe struktura  qe jane ne gjendje te bllokojne ndarjen si per shembull bashkimi i disa lloje proteinash me komplekset e mesiperm duke i kthyer ne gjendje inaktive.

Pse  i gjithe ky informacion per ciklinat?
Fakti  i ciklinave eshte per te treguar se çfare eshte ne gjendje te beje nje mutacion i gjeneve qe eshte pergjegjes per formimin e ketyre strukturave.

Gjithashtu doja te permendja edhe nje proteine qe eshte ne gjendje te kryej disa funksione paresore ne ndarjen qelizore dhe qe efektet e nje mosfunksionimi mire te kesaj proteine jane pare ne nje kancer qe quhet retinoblastoma (nje kancer i syrit qe eshte me i perhapur ne moshen e vogel). Gjithsesi, kjo semundje eshte mjaft e rralle. Jane  pikerisht keto semundje te rralla qe kane çuar ne gjetjen e atyre proteinave qe kontrollojne ciklin qelizor dhe qe thame se quheshin onkogjene.

Kjo  proteine quhet Rb (nga emri i semundjes nga ku u gjet). Proteina Rb prodhohet duke u nisur nga gjeni Rb . Ne  formen e saj normale proteina Rb eshte ne gjendje te ndale ndarjen qelizore duke u lidhur ne shume faktore qe normalisht nderhyjne ne ndarjen e qelizes dhe duke i çaktivizuar ato. Njeri faktor qe eshte mjaft i rendesishem ketu eshte pikerisht faktori E2F qe shkakton aktivizimin e shume gjeneve qe bejne te mundur ndarjen e qelizes. Normalisht  Rb e mban kete faktor ne nje gjendje te tille qe te mos kryeje funksionin e vet, pra ne nje gjendje inaktive. Nese  ky faktor do te aktivizohej qeliza do te shkonte drejt fazes S sepse do te aktivizoheshin faktore qe bejne te mundur dyfishimin e ADN.

Komplekset  cikline-CDK jane ne gjendje te ndryshojne formen e Rb duke i shtuar nje grup fosfat proteines Rb dhe keshtu kjo ndahet nga faktoret e traskriptimit dhe vazhdon ndarja normale e qelizes. Nese gjeni Rb peson mutacione ose peson nje zhdukje nga kromozomet (delecione gjenike) atehere mund te themi qe mungon nje pike kontrolli mjaft e rendesishme dhe ky problem eshte pare ne kancere te prostates , te kockave si dhe ne retinoblastome tek femijet. Por gjeja me e cuditshme dhe qe te ben te pyesesh eshte pse nuk ndodh kjo gje ne te gjitha qelizat? Vetem  ne disa qeliza te caktuara ka te tilla mutacione.