martedì 18 ottobre 2011

Efektet Anesore te Ilaçeve - Cfare Duhet Pasur Parasysh

Grua, 72 vjeçe me pushime ne zonen tuaj vjen tek ju 4 jave pasi ka filluar trajtim me ilaçe antiinflamatore jo steroide (eng. non-steroidal anti-inflammatory drug (NSAID)) per nje dhimbje gjuri te forte. Ajo ankohet per nje "reaksion" nga ilaçi. Thote qe ka pasur probleme te tilla edhe me ilaçe te ngjashme me pare, por ky ilaç eshte i ri dhe supozohej te kishte me pak efekte anesore. Ajo thote qe ndihej e dobet dhe kishte marrje mendsh dhe kishte zhvilluar nje rash kutan te gjere qe i kruhej teper. Ajo gjithsesi ju thote qe ilaçi ishte efektiv per te ulur dhimbjen. Gjithashtu ju gjeni qe ajo ka angine dhe presion te larte te gjakut. Cfare duhet te beni?


Anamneza - Marrja e nje historie te detajuar mbi ankesen qe ka. Koha e sakte e ngjarjeve eshte e rendesishme, perderisa 80% e efekteve anesore te ilaçeve (zakonisht te tipit A, domethene te parashikuar nga ana farmakologjike) ndodhin ne muajin e pare te trajtimit. Duhet kuptuar nese ajo kishte dobesi dhe marrje mendsh perpara se te perdorte ilaçin. A ka kaluar ose po kalon ndonje semundje ne kete periudhe (per shembull, nje infeksion viral)? A ka ndonje simptome qe tregon nje semundje gastrointestinale, te zemres ose te mushkerive? Nese rash kutan ka filluar brenda pak ditesh pasi ka filluar ilaçin, mundesia e nje reaksioni nga ilaçi eshte i larte. A ka histori dispepsie, ulçere peptike, azme, insuficience kardiake ose renale? Secila prej ketyre mund te perkeqesohet nga NSAID dhe mund te shkaktojne simptomat e saj jo specifike.

Trajtimet e meparshme - A ka pasur nje rash kutan te ngjashem ose gjakderdhje gastrointestinale kur ka marre ndonje NSAID ne te kaluaren? Nese po, rritet mundesia qe simptomat e saj te jene nga nje reaksion i ilaçit. A po merr aspirine ne doza te uleta per anginen? Kjo do te rrise shancin e nje gjakderdhje gastrointestinale.

Ekzaminimi - Te gjithe NSAID mund te shkaktojne gjakderdhje gastrointestinale, e sidomos tek te moshuarit. Disa nga keto ilaçe jane me te rrezikshem se sa te tjere, por eshte e rendesishme te perjashtohet kjo gjakderdhje (prekje e epigastrium-it, matje e pulsit dhe presionit te gjakut, dhe kerkim per anemi; duhet te kryhet ekzaminimi rektal per prani melene.

Kerko per ndonje shenje anormale ne mushkeri si dhe per prani edeme tek kembet. Kryej analizat per funksionin renal. Rash kutan nga nje reaksion ilaçi mund te jete i veshtire per tu diagnostikuar, por manifestimet me te zakonshme jane ekzema, urtikaria dhe kruarja e pergjithshme.

Cfare do te beje?
Edhe pse simptomat e saj nuk lejojne nje diagnoze perfundimtare, analiza rrezik/dobi e kesaj situate do te varet nga ekzaminimi klinik dhe mundesia e nje reaksioni ndaj ilaçit. Reaksionet ndaj ilaçit jane me te zakonshme tek te moshuarit dhe tek grate. Rreth 1/4 e rasteve te raportuara zyrtarisht ne Mbreterine e Bashkuar jane si pasoje e NSAID.

Gjakderdhja gastrointestinale tek njerezit e moshuar paraqet nje vdekshmeri te konsiderueshme. Prandaj, nese keni dyshime, eshte me mire te ndalet ilaçi. Rezultatet klinike te ndaljes se ilaçit duhet te regjistrohen. Jepni nje anelgjezik te ndryshem nese NSAID ndalet.

Rash kutan mund te vazhdoje edhe per pak kohe pasi te ndalet ilaçi dhe mund te kerkoje trajtim.Ngjarjet e efekteve anesore duhen raportuar ne qendrat e farmakovigjilances, ku mbahen te dhenat kombetare rreth ketyre efekteve anesore.

Ne Shtetet e Bashkuara, raportet e ketyre rasteve dergohen ose prodhuesit, qe pastaj i raporton tek FDA (Food and Drug Administration) ose direkt tek FDA.

Keto sisteme jane kryesisht sisteme vullnetare, por jane jetesore per te gjetur efekte anesore te ilaçeve qe jane ne treg, perpara se te kryejne deme serioze.

Pershtatur nga:
10 min Consultation : Adverse Drug Event. sBMJ Gusht 2003