giovedì 6 ottobre 2011

Hiperkalcemia tek Femijet


Cilet jane simptomat e hiperkalcemise?
Simptomat e hiperkalcemise varen nga niveli i kalciumit ne plazem dhe shpejtesia e rritjes. Pacientet me vlera te lehta te hiperkalcemise (<12 mg per deciliter [3 mmol/l]) zakonisht jane asimptomatike. Pacientet me vlera te mesme hiperkalcemie (12 - 13-5 mg/dl [3.0 - 3.4 mmol/l) ne pergjithsi paraqesin dobesi, anoreksi, stipsi, poliuria dhe polidipsi si pasoje e tkurrjes se volumit intravaskular. Hiperkalcemia e rende (> 13.5 mg/dl) mund te paraqitet si emergjence metabolike qe mund te vendose jeten ne rrezik duke qene se paraqet efekte kardiake dhe ne sistemin nervoz qendror (encefalopati, kriza epilepsie dhe koma).


Cfare analizash rekomandohen per femijet me hiperkalcemi?
Shkaku shpesh here mund te identifikohet duke u perqendruar ne analizat biokimike qe perfshijne kalciumin ne urine dhe nivelet plazmatike te hormonit te paratiroides (PTH) , fosfatit, vitamines D dhe proteines qe ka lidhje me PTH (PTHrP)

Si duhet te trajtohet hiperkalcemia tek femijet?
Hidratimi me solucion fiziologjik ka indikacion per trajtimin e hiperkalcemise duke qene se rivendos normalitetin ne volumin intravaskular, hollon kalciumin ne plazem dhe lejon largimin e kalciumit me urinen. Nese nivelet e kalciumit ngelen te larta edhe pasi volumi normalizohet, rekomandohet perdorimi i furosemidi per te stimuluar urinimin (Kalciureza). Edhe pse jane perdorur kalcitonina dhe nje bifosfonat ne rastet rezistente, eksperienca me perdorimin e bifosfonateve si pamidronati dhe zolendronati tek femijet eshte e kufizuar dhe sjell dyshime mbi efektet anesore, prandaj ne pergjithsi nuk rekomandohen.

Cilat jane semundjet malinje qe japin hiperkalcemi tek femijet?
Hiperkalcemia mund te ndodhe ne raste rabdomiosarkome, hepatoblastome, ne disa tumore te trurit, neuroblastoma dhe kanceret e gjakut, duke perfshire linfomen dhe leucemine akute.

NEJM Shkurt 2011