giovedì 6 ottobre 2011

Mieloma Multiple

Si diagnostikohet mieloma multiple?
Diagnoza e mielomes kryhet ne prani te te pakten 10% qeliza plazmatike (eng. plasmacells) klonale te palces se kockes ne serum ose proteina monoklonale urinare.


Cilet shenja tipike te semundjes jane te pranishme ne kohen kur diagnostikohet mieloma?
Anemia, e pranishme ne rreth 73% te pacienteve ne momentin e diagnozes, ka lidhje me infiltrimin e palces nga qelizat e mielomes ose mosfunksionimi renal. Rreth 80% e pacienteve te sapodiagnostikuar kane demtime te kockave; 58% e pacienteve raportojne dhimbje te kockave. Mosfunksionimi renal ndodh ne rreth 20 deri ne 40% te pacienteve te sapodiagnostikuar, kryesisht si pasoje e nje demtimi te drejteperdrejte tubular nga sasia e tepert e proteinave, dehidratimi, hiperkalcemia ose perdorimi i ilaçeve nefrotoksike. Rreziku per infeksion eshte i rritur ne periudhen aktive te semundjes, por ulet me pergjigjen ndaj terapise. Hiperkalcemia nuk eshte e zakonshme.

Si perkufizohet nje semundje me rrezik te larte dhe prognoze te dobet?
Semundja me rrezik te larte dhe prognoze te dobet perkufizohen si prania e nje nga te meposhtmet:
hipodiploidi, t (4;14) ose delecion 17p13; nivele te larta te beta2 mikroglobulines ose laktat dehidrogjenazit ne serum; dhe Stadi III i International Staging System.

Cili eshte trajtimi qe rekomandohet per pacientet me mielome multiple?
Te dhenat aktuale mbeshtesin nje terapi induktive me talidomid, lenalidomid ose bortezomib plus trapiant me qeliza staminale hemopoietike per pacientet te moshes nen 65 vjeç pa disfunksion te rendesishem te zemres, mushkerive, veshkave dhe melçise. Trapianti autolog me intensitet doze te reduktuar mund te konsiderohet per pacientet me te vjeter ose per ato qe kane komorbiditete. Terapia tradicionale e kombinuar me talidomid, lenalidomid ose bortezomib duhet tu jepet pacienteve me te vjeter se 65 vjeç. Terapi me pak te ashpra qe limitojne toksicitetin dhe parandalojne ndalimin e trajtimit qe do te mund te ulin efikasitetin e tij , duhet te konsiderohen per pacientet mbi 75 vjec ose ne pacientet me te rinj me komorbiditete.

NEJM Mars 2011


Per me teper mund te lexoni edhe shkrimin:
- Insuficience Renale pas nje Nderhyrje Kirurgjikale - Rast Klinik.