venerdì 21 ottobre 2011

Mjeku Pacient

3 gjera:
1. Kur te besh rolin e mjekut, beje me idene qe 80% e pacienteve te tu nuk sherohen!
2. Ju do mesoni, dhe do kete raste qe kete do ta beni duke i bere keq pacienteve tuaj.
3. Pacienti eshte "injorant" per semundjen e vet.

Keto 3 gjera i ishin bere si tip principesh rreth te cilave kishte ngritur nje strukture te tere te bazuar ne dije dhe eksperience. Ishte bere ekspert ne sjelljen e tij kundrejt pacientit. I kishin thene qe te mos lidhej emocionalisht me pacientin, ose me mire, te lidhej aq sa duhej per te marre informacionet e duhura per te inkuadruar problemin per te cilin personi kishte ardhur. Aspak me teper, perndryshe "nuk do jesh kurre i afte te mendosh ne menyre objektive, dhe do te influencohesh ne mendimet e tua nga ajo lidhje e atehere nuk do jesh ne gjendje te pranosh pasojat". E kishte konsideruar gjithmone pacientin si "injorant" per semundjen e tij. Interneti nuk eshte se kishte ndryshuar gje ne kete situate perveçse kishte shtuar numrin e hipokondriakeve dhe te atyre qe i shkonin ne zyre dhe i thonin "Doktor, kam kete semundje dhe dua kete ilaç". Nje veprim qe nuk e kishte duruar per asnje moment dhe gjeja e pare qe u thonte ishte " nese ke ardhe ne kete zyre, do te thote se ty te duhem une! Nese mendon ndryshe atehere jasht dhe mos te te shoh me!". Ajo indiference i kishte sherbyer!

Por ajo qe nuk kishte menduar kurre ishte mundesia e te qenit perballe nje perparese te bardhe, nje rol qe ai kishte kryer per vite me rradhe!

Ishte kollitur dhe kishte nxjerre gjak! Gjak te kuq flake. E dinte qe ajo shenje nuk mund te ishte gje e mire dhe i kishte te gjitha arsyet te besonte nje gje te tille. Minimumi qe mund te kishte ishte nje infeksion dhe maksimumi nje kancer. Nder keto hipoteza kishte perfshire edhe variçe te bazes se gjuhes por dukej sikur me shume per tia mbushur mendjen vetes. Nuk e kishte shume te veshtire te formonte hipoteza rreth asaj qe mund te kishte sepse e kishte bere shume here. Faktore rreziku, anamnezen e vet, etj etj. Gjera qe tani i konsideronte si diçka thjeshte rutine. Por kur vinte fjala tek diagnozat diferenciale per veten tentonte te anonte gjithmone drejt asaj me pak te demshme. Ne hipoteza perpiqej ti mbushte mendjen vetes qe mund te mos ishte dicka e keqe dhe tentonte te mos i vendoste te gjitha hipotezat e mundshme. Pinte nga 2 paketa duhan ne dite. Nje ves qe gjithmone e kishte justifikuar me "veshtiresi e punes",dhe i dukej se gjeja mbaronte aty. E megjithate e dinte fare mire qe duhani ishte nje nder shkaktaret kryesore te kancereve...

"98% e pacienteve me kancer skuamoqelizor ose me qeliza te vogla jane duhanpires. Adenokarcinoma eshte me pak e lidhur me duhanin...vetem 75% e pacienteve me kete kancer jane duhanpires", ishin rreshta libri qe i mbante mend mire, sepse ja kishte perseritur me qindra here personave te ndryshem. Domethene, 75% duhet ta konsideronte "me pak te lidhur"? Sido qe te kthehej prap keq perfundonte. Numrat qe aq here i kishin hyre ne pune, tani po i ktheheshin kundra. Edhe parimet qe mbante i ktheheshin kundra tani. Tani e shihte veten ne ate 80% qe nuk sherohej dhe fakti qe dikush mund te mesonte me "eksperimentin" mbi te, tani e bezdiste. "Pacienti ishte injorant", por ketu nuk kemi te bejme me nje pacient injorant. Ne fakt do ti kishte pelqyer te ishte nje pacient dhe jo nje mjek pacient. Injorancen e kishte konsideruar si avantazh ne kete rast sepse pacienti kur ndodhej para mjekut, i leshohet plotesisht dhe ndjen te pakten ate ndjenjen e sigurise qe tani dikush do merret me te dhe se do sherohet. Shqetesimi merr fund ne ate pike deri kur te marre diagnozen...ne ate mes nuk ka asnje situate paniku, thjesht nje qetesi, pritje.
Por nje mjek pacient fillon e luan me dijen e vet, me numrat deri kur te marre pergjigjen.Thinjet duke menduar, jeton çdo moment me ankth, ne pritje.

"...ah,po, harrova tu them doktorr,kam nje dhimbje te forte tek gishti i madh i kembes. Nuk me le te fle naten, me del gjumi nga nje dhimbje e forte fare", fliste pacienti i rradhes qe ishte para tij. Kuptoi qe ishte serish ne pune ne pritje te pergjigjeve te biopsise se mushkerise.
"Nje rast tjeter artriti nga mikrokristale. Nje matje e acidit urik dhe kaq mjafton",mendoi me vehte. Ishte gjithcka kaq e lehte kur i degjonte gjerat nga te tjeret. Ndoshta fakti qe personat para vetes i shihte me ate mosperfilljen qe e kishte karakterizuar gjate gjithe ketyre viteve.

I kishin thene qe nje mjek eshte i veshtire ta kurosh, por me sa duket duhet ta provonte mbi veten kete gje...

I kujtohej pacienti i fundit qe kishte pasur me kancer ne mushkeri...fytyra e tij ne momentin kur merrte pergjigjen...nje gjendje turbullire per faktin se nuk e kuptonte graden e rrezikut...
-"pergjigjet e analizave kane treguar qe keni nje kancer ne mushkeri."
-"Doktor,çdo te thote kjo gje?"
-"Duhet te flas me onkologun per te pare se cila eshte terapia me e pershtatshme per te bere ne rastin tend..."
-"Eshte çeshtje serioze, vertet doktor?"
-" Kanceri eshte pak i perhapur dhe duhet me pare se ç'mund te bejme qe ta ndalojme...nese mund te me falni pak, kthehem per 10 min"
Fjala "kancer" eshte ne gjendje te ndryshoje fytyrat e njerezve per te lere pas ate buzeqeshje ne cep te buzes si per te thene qe personi akoma mundohet te mendoje ne menyre pozitive...emri nuk mund te ishte me i goditur...fjala "kancer" ishte vendosur per te treguar ate formen e dickaje qe te mberthen. I ka pase pelqyer ta permendshme shpesh ne hipotezat e veta mbi paciente te ndryshem si per te thene qe nese eshte kancer, atehere edhe ajo qe mund te bente ishte me e limituar.

Kancer me qeliza te vogla...nje mikrocitome...ishte kjo diagnoza qe kishte pasur ai pacient. Nje diagnoze qe me arritjet e sotme te heq mundesite nga çdo lloj nderhyrje kirurgjikale, dhe mundesia e vetme mbetet terapia me rreze dhe kemioterapia qe mund ti jepnin ndonje dite me teper atij personi. Shumica e pacienteve nuk kapte vitin nese bejne terapine, ndersa nese nuk e bejne jetegjatesia nuk i kap 2-3 muaj.

Kishte kaluar ca kohe dhe ate pacient nuk e kishte pare me ne spitalin ku punonte.

E tani dridhej para eksperiences se tij. Po sikur te jete dicka e tille? Do ta gjente veten para onkologut tek diskutonin se cili do te ishte "helmi" me i mire qe do te perdorej per kemioterapi. Te gjendesh para kolegut tend me te cilin ke bere muhabet gjith ato here dhe ke diskutuar rreth pacienteve qe kishin ardhur ose qe kishin vdekur. Nje skene qe nuk mund ta perceptonte dot!

"Mendo pozitiv",thonte me vehte,"pse duhet te mendosh qe eshte kancer? Ka plot infeksione qe mund te zhduken me nje doze antibiotikesh dhe gjithcka kthehet siç ishte me para". Nje mjek qe mendon pozitiv? Kesaj i thone te gjendesh ne piken e delirit dhe te mos kundershtosh me as mendimet me te çuditshme qe truri i njeriut mund te formoje...

I duhej te mendonte pozitiv.

Pritja kishte marre fund. Nje telefonate nga instituti i anatomise patologjike e kishte njoftuar qe nuk kishin te benin me nje kancer. Nje frymemarrje e thelle...sa i kishte munguar ajo frymemarrje! Per pak kohe kishte qendruar ne ankthin e pritjes se nje analize! I dukej sikur per here te pare kishte kuptuar vleren e jetes. Hapi edhe nje here syte rreth e qark dhe ajo qe verejti ishin njerez qe vinin e iknin ne ate repart qe gjithmone gumezhinte nga zerat. Serish i ishte kthyer jetes se perditshme por me nje eksperience te re! Diçka qe asnje liber mjeksie nuk mund te ta mesoje!