venerdì 21 ottobre 2011

Nderhyrja per Vendosjen e nje Pacemaker/Defibrilatori Biventrikular

OBJEKTIVI:
Pace-makeri biventrikular eshte nje paisje e veçante e perbere nga nje gjenerator impulsesh dhe dy ose tre “file elektrike” (elektrokateterat) qe lidhen ne ventrikulin e djathte, atriumin e djathte dhe ventrikulin e majte. Ne raste defibrilatori biventrikular, elektrokateteri qe vendoset ne ventrikulin e djathte eshte i ndertuar ne ate menyre qe te njohe dhe te ndale edhe aritmite ventrikulare malinje, shkak i arrestit kardiak dhe vdekjes se menjehershme.
Me ane te sistemit, atriumet dhe ventrikujt stimulohen (me ane te nje programimi te duhur) ne menyre harmonike (te sinkronizuar) dhe kjo mund te shkaktoje permiresim te funksionit kardiak, ulje te simptomave dhe, ne disa raste, te zgjase edhe jeten. Kjo terapi merr emrin risinkronizim.

TEKNIKA:
Nderhyrja ne pergjithsi kryhet ne anestezi lokale (nese eshte e nevojshme mund te kryhet nje mpirje e lehte). Vazhdohet me nje prerje te vogel te lekures nen klavikulen e majte (ne pjesen me te madhe te rasteve) ose te djathte. Pastaj pergatiten hyrjet venoze (vena cefalike dhe/ose vena suklave) me ane te se cilave futen elektrokateteret ne zemer (atriumi i djathte, ventrikuli i djathte, seno koronar). Elektrokateteret shtyhen drejt zemres me ndihmen e imazheve radiologjike dhe vrojtimi i seno koronar kerkon perdorimin e nje kontrasti radiologjik. Pasi vendosen kateteret, pergatitet nje xhep nenkutan ku do vendoset stimuluesi. Ne fund te procedures, xhepi mbyllet me ane te disa qepjeve. Ne rast te vendosjes se nje defibrillatori mund te jete i nevojshem verifikimi i funksionimit te tij me ane te nje induksioni te nje fibrilacioni ventrikular: kjo procedure kerkon anestezi te pergjithshme per nje kohe te shkurter.

RREZIQET DHE NDERLIKIMET:
Rreziqet e procedures dhe nderlikimet e renda jane shume te rralla (çarje te venave dhe te faqeve te dhomave kardiake, çarje te mushkerive dhe futje e ajrit ne pleure, gjakderdhje, aritmi malinje). Ne gati te gjitha rastet zgjidhen ne kohe te shkurter e ndonjehere kerkojne nderhyrje kirurgjikale. Ne raste teper te rralla keto nderlikime mund te jene vdekjeprurese.

Nderlikimet e vogla mund te jene aritmi tranzitore si pasoje e kalimit te katetereve, reaksione emotive me renie presioni arterioz dhe ngadalsim te te rrahurave te zemres, dhimbje, gjakderdhje nga plaga dhe nga xhepi. Keto nderlikime, jo te zakonshme, zgjidhen ne menyre spontaneo se me nderhyrje farmakologjike. Ne muajt dhe vitet ne vijim mund te ndodhin infeksione lokale ose te pergjithshme te sistemit ose te xhepit, keqfunksionim i elektrokatereve dhe probleme me gjeneratorin e impulseve. Edhe keto nderlikime jane mjaft te rralla.

Rralle here, mund te verifikohet pamundesia per te vendosur siç duhet kateterin ne ventrikulin e majte dhe te mos kryhet pozicionimi.

RREZIQET QE VIJNE NGA MOSEKZEKUTIMI I TRAJTIMIT:
Natyrisht, raporti i rreziqeve te procedures dhe i dobive qe priten eshte shume i spostuar drejt dobive. Te pakten 70% e pacienteve qe i nenshtrohen risinkronizimit permiresojne funksionalitetin e tyre kardiak dhe simptomat e tyre ne muajt pas pozicionimit; vdekja e papritur nga aritmi ventricolare malinje pothuajse zhduket ne pacientet qe i nenshtrohen vendosjes se nje defibrilatori. Mosekzekutimi i trajtimit i ndalon pacientit te kete keto dobi dhe mjekut te optimizoje trajtimin e pacientit. Rreziku per perkeqesimin clini dhe vdekje rritet.

ALTERNATIVA TE ARSYESHME:
Nje pace-maker ventrikular vendoset atehere kur terapia mjekesore nuk lejon arritjen e rezultateve me te mira pamvaresisht se jane dhene sipas rekomandimeve me moderne te shoqerive shkencore kombetare dhe nderkombetare. Ndonjehere, per shkak te efekteve anesore te ilaçeve ose alergjive ndaj tyre, nuk eshte e mundur pershkrimi i nje terapie mjekesore me te mire. Sot per sot nuk ekzistojne alternative farmakologjike te vlefshme ne parandalimin e vdekjes se papritur nga aritmite ne pacientet per te cilet mendohet se eshte e nevojshme vendosja e nje defibrillatori.

Shkrim i pershtatur nga skeda e konsensusit te pacientit per ekzekutimin e procedures, Departamenti i Shkencave Anesteziologjike, Sherbimi i Elektrostimulimit Kardiak, Poliklinika "Umberto I", Rome.