venerdì 21 ottobre 2011

Nje Mekanizem qe Bllokon Angiogjenezen ne Retine

Rruga molekolare per rregullimin e angiogjenezes e stimuluar nga proteina VEGF (vascular endothelial growth factor) mund te ofroje mundesine per te ndikuar ne ecurine e semundjeve te retines.

Nje rruge e re molekulare per bllokimin e zhvillimit te eneve te reja te gjakut gjate formimit te retines eshte zbuluar nga kerkuesit e Visual Systems Group i Divizionit te Oftalmologjise i Cincinnati Children's Hospital Medical Center, qe kane dhene nje permbledhje per revisten Nature .

Sipas raportit, kjo rruge molekulare perdoret nga mielocitet e sistemit imunitar per te drejtuar angiogjenezen dhe mund te kthehet ne menyre artificiale per te shpejtuar rritjen e eneve te gjakut sipas nje protokolli qe duket te jete shume i dobishem per riparimin e indeve te demtuara.


"Kemi treguar qe kjo rruge perdoret nga mielocitet per te "drejtuar trafikun" vaskular, shpjegon Richard Lang, drejtues i studimit dhe drejtor i Visual System Group. "Mendojme qe modulimi i ketyre rrugeve mund te paraqese nje opsion terapeutik te mundshem".

Ne veçanti, rezultatet e arrituara tregojne qe ne periudhen pas lindjes, ne retinat e miut akoma ne faze zhvillimi perdoret nje rrjet sinjalesh te proteines Wnt, i njohur per rolin e tij ne zhvillimin embrional dhe perinatal si dhe ne nisjen e kancereve. Edhe pse kane nje rol themelor ne pergjigjen imunitare te organizmit, mielocitet jane verejtur ne shume lloje neoplazish dhe mendohet qe marrin pjese ne perparimin e tyre.

Fale nje serie eksperimentesh me rritje qelizore (ita. colture cellulari) dhe ne modele minjsh, kerkuesit kane arritur te tregojne qe rruga Wnt perfshin gjenin Flt1, qe kodifikon per proteinen VEGFR1 (vascular endothelial growth factor receptor-1) qe bllokon rritjen vaskolare duke u lidhur me VEGF. Shprehja e Flt1 mund te rritet deri ne bllokimin e VEGF dhe arborizimit vaskular, ose anasjelltas mund te ulet deri sa te rriten nivelet e VEGF per te rritur arborizimin.

Lang shpjegon qe pergjigja Wnt-Flt1 eshte nje rruge e re molekulare per rregullimin e angiogjenezes te stimuluar nga VEGF dhe mund te ofroje nje mundesi per te ndikuar mbi ecurine e patologjive te retines.

[Le Scienze Online 30 maj 2011]