giovedì 6 ottobre 2011

Nje Trajtim me i Shkurtet dhe me i Thjeshte per Tuberkulozin e Heshtur?


Ne nje studim te gjere te sponsorizuar nga CDC (Center for Disease Control and Prevention), terapia e kombinuar javore per 3 muaj eshte po aq efektive sa terapia ditore me nje ilaç te vetem per 9 muaj.


Me 16 Maj, u prezantuan ne takimin e vitit 2011 te American Thoracic Society rezultatet e nje nder trial-ve klinike me te medhenj te qeverise amerikane mbi terapine parandaluese ndaj tuberkulozin (TB) . Ne kete studim te randomizuar, u krahasuan terapia e kombinuar me vezhgim te drejteperdrejte per 3 muaj (rifapentine 900 mg plus isoniazid 900 mg nje here ne jave) me terapine aktuale standarte 9 mujore (monoterapi me isoniazid 300 mg ne dite), ne 8053 individe me infeksion te heshtur nga tuberkulozi (eng. latent TB infection), kryesisht ne SHBA dhe Kanada. Pjesemarresisht u vleresuan 33 muaj pas momentit te hyrjes ne studim. Per shkak te mundesive te nderveprimeve me ilaçet , individet me HIV qe merrnin terapi antivirale u perjashtuan nga studimi.

Semundja e TB u zhvillua ne 7 pjesemarresh ne grupin e terapise se kombinuar 3 mujore krahasuar me 15 pjesemarres ne grupin me monoterapi 9 mujore. Perqindja e pjesemarresve qe plotesuan regjimin ishte me i larte tek grupi me regjim 3 mujor (82% vs 69%). Regjimi i ri ishte i sigurte.

KOMENTE (nga Neil M. Ampel, MD) : Keto gjetje sugjerojne qe terapia javore e kombinuar per 3 muaj eshte po aq efektive sa terapia aktuale e standardizuar ne zonat me incidence TB te ulet deri te mesem. Protokollet udhezuese per trajtimin e tuberkulozit te heshtur ne SHBA me shume mundesi do te konsiderojne kete regjim te ri. Gjithsesi, kerkohen studime te reja perpara se regjimi te rekomandohet edhe ne vendet me incidence te larte TB , sidomos ne ato me nivele te larta infeksioni nga HIV.

Publikuar ne  Journal Watch Infectious Diseases, 25 Maj 2011

Citime :


PREVENT TB. Results of a 12-dose, once-weekly treatment of latent tuberculosis infection (LTBI) [press release]. Atlanta, GA: Centers for Disease Control and Prevention (CDC) ; May 16 , 2011. (http://www.cdc.gov/nchhstp/newsroom/PREVENTTBPressRelease.html)