giovedì 6 ottobre 2011

Perikarditi

Perikarditi ndodh kur mbeshtjellja rreth zemres, e njohur si perikardi, peson inflamacion (demtim nga infeksion ose irritim). Lengu nga inflamacioni mund te rrise presionin ne zemer, te shtype mbi te dhe te beje me te veshtire pompimin e gjakut ne trup.

Perikarditi - Inflamacioni i Perikardit (Copyright i Imazhit: C. Lynm)



SHKAQET E PERIKARDITIT
- Infeksione
- Deme nga demtime te kraharorit ose nderhyrje kirurgjikale
- Trajtim me rrezatime te kraharorit
- Uremia (mbetje ne gjak si pasoje e nje semundje te veshkes)
- Artriti reumatoid ose lupusi (demtim qe ka te beje me inflamacionin e lekures ose indeve te tjera)
- Kancer
- Demtime te zemres.
Ndonjehere nuk mund te gjehet nje shkak specifik.

SIMPTOMAT
- Dhimbje e forte, ne nje pike te caktuar, zakonisht pas kockes se kraharorit, qe shperndahet ne qafe, ne shpatullen e majte dhe muskujt ndermjet qafes dhe shpatulles
- Dhimbja forcohet kur personi merr fryme thelle
- Dhimbja ulet kur personi qendron drejt
- Dhimbje gjate gelltitjes
- Temperature

DIAGNOZA

Jane shume te rendesishme nje histori e mire e simptomave dhe ekzaminimi fizik nga nje doktor. Nje elektrokardiograme dhe nje analize tjeter qe quhet ekokardiograme japin informacione te rendesishme.

TRAJTIMI
Ilaçet si ibuprofeni dhe kolkiçina jane zakonisht te mjaftueshme per trajtimin e dhimbjes dhe inflamacionit te perikarditit. Nese perikarditi eshte i shkaktuar nga infeksion bakterial, jepen antibiotike. Nese lengu i tepert ne perikardium ndikon ne funksionimin e zemres, mund te vendoset nje ago ose kateter per te hequr lengun, procedure qe quhet perikardiocenteze. Ne disa raste mund te jete e nevojshme kirurgjia per te lehtesuar presionin. Ne baze te shkakut, perikarditi zakonisht sherohet ne nje muaj ose me pak. Gjithsesi, nese perikarditi shkaktohet nga nje semundje si lupusi ose artriti reumatoid, mund te zgjase per nje kohe te gjate.

[Informacionet e paraqitura ne keto shkrime jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi perikarditin.]

JAMA 2003; 289 (9) ; 1194