giovedì 6 ottobre 2011

Pse Disa Ilaçe e Bejne Lekuren me te Ndjeshme Ndaj Diellit?


Christopher McCoy, specialist dhe profesor i farmakologjise ne Northeastern University's Bouvé College of Health Sciences , pergjigjet:

Mjeket dhe farmacistet shpesh keshillojne pacientet te shmangin ekspozimin e gjate ndaj rrezeve te diellit nderkohe qe marrin disa ilaçe te caktuara pa u treguar arysen. Keta paciente qe nuk u japin rendesi ketyre keshillave, mund ta gjejne veten me vone me nje rash kutan te bezdisshem ose djegie ne zona te lena pa mbrojtje nga rrezet e diellit. Si nje farmacist ne klinike, kam pare shume paciente qe moren tetracikline dhe zhvilluan nje reaksion te tille. Vete zbulova nje reaksion si djegie dielli ne pjesen e perparme te kokes kur, pasi kisha marre doksacikline, nje derivat i tetraciklines per 4 dite, qendrova pa kapele per 15 minuta nen driten e diellit.

Ilaçet qe veprojne me lekuren ne kete menyre quhen fotosintetizues. Shembujt perfshijne tetraciklinen dhe derivatet e saj, fluorokinolonet (si ciprofloksacina), ilaçe sulfamide (si Baktrim) ose ilaçi kardiak amiodaroni (qe shitet me emrin Kordarone).   Keto fotosintetizues, ose kromofore, kane aftesine e veçante te thithin driten ultraviolet ne valet qe gjendet ne driten e diellit dhe ate artificiale (UV-A dhe UV-B). Kjo aftesi, gjithsesi nuk eshte problemi. Eshte karakteristika strukturale e veçante e ketyre ilaçeve, siç jane unazat aromatike te halogjenizuara ose lidhjet teke dhe çifte te alternuara, qe çojne ne destabilizimin e struktures se tyre kimike dhe nje trasferim energjie qe çon ne nje demtim te perberesve te lekures.

Eshte e rendesishme te nenvizohet qe jo te gjithe personat do te zhvillojne nje reaksion ndaj nje fotosintetizuesi. Personat me lekure te zbehte jane me te ndjeshem ashtu siç jane me te ndjeshem edhe ndaj demit te diellit ne pergjithsi. Dy lloje te ndara te fotoreaksioneve qe kane lidhje me ilaçet jane reaksionet fototoksike dhe fotoalergjike. Ne nje reaksion fotoalergjik me pak te zakonshem, struktura e destabilizuar e ilaçit formon nje perberje qe quhet hapten qe fillon nje reaksion imun te lokalizuar. Qelizat e bardha te gjakut (linfocitet dhe eozinofilet) perhapen ne lekure dhe leshojne mediatore imun qe shkaktojne nje humbje perberjesh nga venat lokale, eriteme dhe edeme. Ne disa raste te dokumentuara tregohet qe edhe zonat jo te ekspozuara mund te ndikohen. Reaksionet fotoalergjike jane zakonisht me te vona dhe fillojne rreth 24 ore nga marrja e ilaçit si nje reaksion siperfaqesor i ngjashem me nje dermatit. Keto reaksione mund te ndodhin edhe pas nje doze te vetme.

Reaksionet fototoksike, gjithsesi, manifestohen si nje reaksion i rende djeges qe mund te ndodhe brenda pak oresh nga marrja e ilaçit. Zakonisht kerkojne nje doze me te larte ilaçi se sa reaksionet fotoalergjike. Ne keto raste, destabilizimi i struktures se ilaçit shkakton nje mbledhje te radikaleve te lira dhe nje dem qelizor te lokalizuar. Ky efekt eshte me i gjere se sa reaksioni fotoalergjik siperfaqesor dhe çon ne nje demtim qelizor ne shume nivele te dermes dhe epidermes. Njerezit ankohen per nje ndjesi te nxehte ne zonen e ndikuar dhe shpresh dallohet eritema. Ne disa rate, kjo simptome kalon ne formim vesikash dhe renie lekure. Me perdorimin e gjate te ilaçit, disa njerez pesojne trashje te lekures dhe nxirje ose humbje te pigmentit ne ate zone.

Trajtimi i reaksioneve fotoalergjike dhe fototoksike duhet te perfshije ndalimin e ilaçit dhe shmangien e ekspozimit te drejteperdrejte ndaj rrezeve te diellit duke veshur rroba dhe mbrojtje ndaj UV-A/UV-B per te pakten 2 jave. Mbrojtes fizik si ato qe permbajne zink ose  oksid titani preferohen sepse mbrojtesit kimik mund te perkeqesojne reaksionin. Rroba te lagura dhe te ftohta mund te ndihmojne ne permiresimin e irritimit te lekures. Antihistaminet orale si difenidramina ose kortikosteroidet topike si hidrokortizoni mund te japin lehtesim te simptomave. Ne raste ekstreme, kerkohet terapia me kortikosteroide si prednizoni ne rruge orale.

Nje mesim i rendesishem eshte qe çdo pacient duhet te pyese mjekun e tij kur marrin pershkrimin e nje ilaçi te ri. Nje perseritje e informacioneve te shkruara nga ana e farmacistit ose operatoreve te tjere sanitare eshte i rendesishem. Nese keni pyetje te metejshme, duhet te pyesni farmacistin tuaj ose mjekun.


Scientific American 2001