lunedì 24 ottobre 2011

Qelizat Staminale : Nje Molekule ARN Vendos Fatin e Tyre

Nder 100 molekulat e analizuara,  rezultuan qe rreth 90 lincARN marrin pjese ne mekanizmat qe kane te bejne me zhvillimin embrional.

Fati i qelizave staminale rregullohet nga nje grup i madh molekulash ARN qe deri tani nuk i dihej funksioni: eshte ky rezultati i nje studimi te kryer ne Broad Institute te MIT dhe Harvard University qe mbajne emrin e nje artikulli ne revisten Nature. 
 
Qeliza Staminale Embrionale

Studjuesit e Broad kane zbuluar para disa vitesh qe ne qelizat e njerezve, ashtu si edhe ne ato te minjve, jane te pranishme me mijera lloje te ndryshme molekulash ARN jo te zakonshme te perkufizuara si ARN jo kodifikuese (eng. large intervening non-coding RNA, ose lincRNA) por deri me sot funksioni i tyre ishte i panjohur.

Duke studjuar me teper se 100 lincARN ne qelizat staminale embrionale, kerkuesit kane gjetur qe keto molekula lejojne rregullimin e zhvillimit me ane te nderveprimit me proteina themelore per shprehjen gjenike dhe hipotizojne qe ato kryejne nje rol te tille ne pjesen me te madhe te qelizave.

"Po zhvillohej nje debat i ndezur mbi funksionin e sakte te lincARN", shpjegon Eric Lander, drejtor i Broad Institute dhe autor i studimit. "Tani eshte e qarte qe ato kane nje rol themelor ne rregullimin e mekanizmave te zhvillimit ontogjenetik me ane te vendosshmerise se fatit te qelizave staminale. Eshte nje rezultat i jashtzakonshem, sepse deri tani ishte dogma rreth faktit qe ishin proteina specifike qe kontrollonin vete keto mekanizma".

Qelizat staminale embrionale mund te ndjekin njeren prej dy rrugeve kryesore: mund te diferencohen drejt nje linje qelizash specifike te specializuara, si per shembull qelizat e kuqe te gjakut ose neuronet, ose te ngelin ne gjendjen e pluripotences, duke u ndare pa humbur aftesine per tu diferencuar.

Duke heshtur nje per nje me shume se 100 molekula te ndryshme lincARN, kerkuesit kane gjetur rreth 90 te tilla qe marrin pjese ne ndonjerin prej niveleve te procesit te bllokimit te gjeneve te rendesishem per disa tipe qelizash, ndersa te tjere kane efektin e nxjerrjes se qelizave staminale nga gjendja e pluripotences.

"LincARN duket se kane nje ril te rendesishem organizimi, duke sherbyer si bazament per mbledhjen e disa lloj proteinave ne njesi funksionale", perfundon John Rinn, profesor ne Harvard University dhe koautor i artikullit.

Le Scienze Online 29 Gusht 2011

Artikulli per te cilin behet fjale:
Chromatin signature reveals over a thousand highly conserved large non-coding RNAs in mammals. Nature 458, 223-227 [Link] (Artikulli i plote mund te kerkoje regjistrim ose te jete me pagese)