martedì 18 ottobre 2011

Saktesia e Ekokardiografise me Dopler per Hipertensionin Polmonar

Ne disa raste kjo teknike mbivlereson ose nenvlereson ne  menyre rrenjesorepresionin sistolik te arteries polmonare .

Mjeket perdorin shpesh ekokardiografine me dopler (ED) per te diagnostikuar hipertensionin polmonar, edhe pse kerkimet kane treguar qe matjet ekokardiografike te presionit te arteries polmonare mund te mos jene te sakta. Tani, kerkuesit kane rianalizuar kete çeshtje ne nje studim qe perfshinte 160 paciente me hipertension polmonar te mundshem qe kryen ED dhe kateterizem kardiak te djathte (eng. right heart catheterization) [domethene matje te dhomave te djathta te zemres]  brenda 30 ditesh.

Matjet e ED te presionit sistolik te arteries polmonare ndryshonin nga matjet e kateterizmit me me shume se 10 mmHg ne gjysmen e rasteve. Nder to, ne 41% te rasteve ishin te mbivleresuara dhe ne 59% ishin te nenvleresuara. Ne disa paciente, ndryshimet ndermjet matjeve te ED dhe kateterizimit ishin me teper se 40 mmHg; disa ishin te mbivleresuara e disa te nenvleresuara. Ne nje tjeter grup cohort (qe jane te njejten moshe) prej 23 pacientesh qe ju nenshtruan ED gjate kateterizmit kardiak te djathte, rezultatet ishin te ngjashme me ato te grupit cohort sekuencial.

KOMENTE (Nga Allan S. Brett M.D) : Edhe kur dy metoda matjesh tregojne korrelim (nderlidhje) statistikore ne nje cohort te gjere, matjet prej ketyre metodave mund te tregojne mosperputhje kur behet fjale per paciente individuale. Ky dallim eshte i rendesishem per matjet e presionit te arteries polmonare me ED ne krahasim me kateterizmin e zemres se djathte. Autoret thone qe, edhe pse ekokardiografia sjelle te dhena te vlefshme, duke perfshire dimensionet ventrikolare dhe funksionin, ne pacientet me mundesi hipertensioni polmonar, mjeket nuk duhet te mbeshteten tek ED per diagnozat perfundimtare ose per vendimet kryesore te trajtimit.

Publikuar ne Journal Watch General Medicine 24 Maj 2011

Bibliografia:
Rich JD et al. Inaccuracy of Doppler echocardiographic estimates of pulmonary artery pressures in patients with pulmonary hypertension: Implications for clinical practice. Chest 2011 May; 139:988. (http://dx.doi.org/10.1378/chest.10-1269)

Artikulli i Plote (Mund te nevojitet regjistrimi)