venerdì 21 ottobre 2011

Varikoceli


Eshte nje zgjerim i eneve te gjakut (me specifike e venave) qe furnizojne testikujt (ita. plesso pampiniforme) . Mosha me e goditur eshte ajo nga 15- 25 vjeçet (megjithse mund te goditen edhe moshat me te medha) dhe ne pjesen me te madhe te rasteve ndodh ne anen e majte.

Ka raste qe mund te jete pasoje e probleme te lindura,sic mund te jene ato te faqeve te venave qe mund te pesojne shume shpejt zgjerim ose ose te jete nje pasoje e masave te ndryshme (kancere etj) qe mund te shtypin mbi keto vena.


Godet me teper anen e majte, kjo per arsye kryesisht anatomike. Vena spermatike e djathte perfundon ne vena kaven inferiore dhe me nje kend qe eshte i ngushte dhe ne drejtim te rrjedhes se gjakut kurse ajo e majte perfundon ne venen renale dhe me nje kend 90 grade gje qe ben te hase probleme ne shkarkimin e saj ne kete vene. Kjo gje çon ne nje rritje te presionit mbrapa duke çuar ne zgjerimin e venave te gjakut.

Varikoceli eshte nje situate qe jep disa lloj simptomash qe vijne si pasoje e qendrimit te gjakut dhe moszevendesimit te tij. Qelizat e zones qe ushqehen nga ato ene te gjakut pesojne dem si pasoje e mungeses se oksigjenit. Nje pjese e individeve te prekur gjithsesi mund te mos paraqese simptoma. Ne rastet kur paraqiten simptoma, pacienti mund te ndjeje peshe tek testikujt dhe kjo mund te shoqerohet edhe me dhimbje. Enet e gjakut jane te dukshme sepse jane siperfaqesore dhe kane formen e krimbave me zigzage te shumta dhe nje zgjerim te tepert te tyre. Shume meshkuj e verejne kete gje ne menyre te rastesishme (si per shembull gjate kohes qe bejne dush).

Pasojat me te medha qe mund te ndodhin eshte steriliteti. Enet e gjakut te zgjeruara çojne ne nje rritje te temperatures prej disa gradesh  tek teskujt dhe nese kjo temperature qendron keshtu atehere mund te shkaktoje infertilitet. Prodhimi i spermatozoideve eshte mjaft i ndjeshem ndaj temperatures edhe kur ndryshimet jane te vogla. Ne kete menyre ndikohet si cilesia e spermes ashtu edhe sasia e saj. Ne disa raste mund te arrihet deri ne atrofi te testikujve. Pas nderhyrjes, ka nje permiresim te funksionit dhe numrit te spermatozoideve dhe nje kthim te fertilitetit.

Simptomat qe çojne individet tek mjeku jane ato me siper qe permenda  dhe ne menyre me specifike ajo e ndjerjes se peshes ose dhimbja. Mjeku eshte ne gjendje te beje diagnoze duke bere nje manover qe quhet manovra e Valsaves qe konsiston ne zbrazjen e pleksit pampiniform dhe thjesht me nje sforcim venat do te mbushen prape dhe jane te dallueshme ne prekje. Kjo mund te tregoje edhe nje problem ne valvulat e venave qe mund te jene jashte perdorimi ne kete rast.

Analizat qe kerkohen ne pergjithsi jane nje eko dopler qe eshte ne gjendje te tregoje enet e gjakut te asaj zone si dhe te tregoje problemin e venave, dhe spermiograma per te pare deri ne cilen pike ka mberritur demi i testikujve. Kjo e fundit mund te tregoje nje ulje ne numer (oligospermi) deri ne zhdukjen totale te spermatociteve (azoospermi). Zakonisht nese varikoceli nuk ka shume kohe qe eshte formuar , nderhyrja kirurgjikale eshte ne gjendje te ktheje normalitetin e sasise dhe cilesine e  spermes.

Terapia mund te jete radiologjike me embolizim te eneve te gjakut te interesuara ose kirurgjikale me lidhjen e eneve te gjakut te interesuara.