sabato 12 novembre 2011

Biri Im


Nese nje dite me sheh te plakur: nese behem pis kur jam duke ngrene dhe nuk arrij te vishem...ki durim, kujto kohen qe kam kaluar per te te mesuar.

Nese kur flas me ty te perseris te njejtat gjera...mos me nderpre...me degjo, kur ishte i vogel te tregoja te njejten histori per te te vene ne gjume. Kur nuk dua te lahem mos me shaj dhe mos me bej te ndihem i turperuar...kujto kur duhet te te ndiqja sepse shpikje lloj lloj arsyesh per te mos u lare.

Kur sheh injorancen time per teknologjite e reja, me jep kohen e duhur dhe mos me shiko me ate te qeshur ironike...kam pasur gjithe durimin per te te mesuar abetaren; kur ne nje moment nuk arrij dot te kujtoj ose e humb fillin e diskutimit...me jep kohen e duhur te kujtoj dhe nese nuk ja arrij mos u nervozo...gjeja me e rendesishme nuk eshte ajo qe them por nevoja qe kam te jem me ty dhe te me degjosh.

Kur kembet e mija te lodhura nuk me lejojne te mbaj hapin tend mos me trajto si peshe, hajde drejt meje me duart e tua te forta ashtu sic kam bere une me ty kur hidhje hapat e para. Kur te them qe do doja te isha i vdekur...mos u nevrikos, nje dite do e kuptosh se pse e them kete gje.

Mundohu te kuptosh qe ne moshen time nuk jetohet, mbijetohet. Nje dite do te zbulosh qe pamvaresisht gabimeve te mia kam dashur gjithmone me te miren per ty dhe jam munduar te te shtroj rrugen.

Me jep nje pjese te kohes tende, me jep nje pjese te durimit tend, me nje jep nje shpatull ku te mbeshtes koken ne te njejten menyre sic kam bere une me ty. Me ndihmo te eci, me ndihmo te mbaroj ditet e mia me dashur dhe durim dhe ne kembim do te te jap nje buzeqeshje dhe dashuri te madhe qe kam pasur gjithmone per ty.Te dua biri im.

Pershtatur nga nje pjese ne italisht shkruajtur nga "Pika Kujtimesh"!