martedì 8 novembre 2011

Defiçiti i Vitamines D

Manifestimet klinike te defiçitit se vitamines D
Defiçiti i vitamines D, ne miter ose gjate femijerise, mund te shkaktoje vonesa ne rritje dhe deformime te skeletit dhe mund te rrise rrezikun per fraktura te legenit me vone gjate jetes. Defiçiti i vitamines D tek te rriturit mund te filloje ose te perkeqesoje osteopenine dhe osteoporozen, te shkaktoje osteomalaçi dhe dobesi muskulare dhe te rrise rrezikun per fraktura. Sasi te duhura te vitamines D luajne nje rol ne uljen e rrezikut te shume semundjeve kronike perfshire ketu kancere, semundje autoimune dhe semundje infektive (perfshire tuberkulozin) dhe semundje kardiovaskulare.  

Edhe pse nuk ka nje konsensus mbi vlerat ideale te 25-hidroksivitamines D te matur ne gjak, defiçiti i vitamines D perkufizohet nga shumica e eksperteve si nje nivel i 25-hidroksivitamines D me i ulet se 20 nanogram per mililiter (50 nanomol per liter). Rekomandimet nga Instituti i Mjekesise per sasine e duhur ditore te vitamines D jane per 200 IU (eng. international unit , njesi nderkombetare) per femijet dhe te rriturit deri ne 50 vjeç , 400 IU per te rriturit nga 51-70 vjeç dhe 600 UI per te rriturit mbi 71 vjeç. Gjithsesi, shumica e eksperteve jane te mendimit se pa nje ekspozim te duhur ndaj rrezeve te diellit , femijet dhe te rriturit kerkojne sasi me te medha , rreth 800 deri ne 1000 UI ne dite.

Cilet jane shkaqet e deficitit te vitamines D?
Shkaqet e deficitit te vitamines D perfshijne nje sintetizim te ulet ne lekure (qe varet nga mbrojteset  ndaj diellit (eng. sunscreen) , nje pigmentim i rritur i lekures, stina dhe pozicioni i vendit ku ndodheni), thithje e keqe (semundje gastrointestinale si semundja e Krohn, çeliakia dhe nderhyrje kirurgjikale by-passi ne sistemin gastrointestinal), kortikosteroidet (rritje e katabolizmit) , gjidhenia , insuficienca hepatike, sindroma nefrotike dhe insuficienca renale kronike. Shkaqe te tjera te deficitit te vitamines D perfshijne probleme te trasheguara (pseudodeficite te vitamines D), hiperparatiroidizmi primar dhe semundje granulomatoze.


Per me gjere mbi tematiken ju keshillojme:

Holick M.F ,M.D. Vitamin D Deficiency. N Engl J Med 2007; 357:266-281 (Konsultimi i plote i artikullit mund te kerkoje regjistrim ose mund te jete e nevojshme blerja e tij)