sabato 19 novembre 2011

A eshte Infeksioni nga Burkholderia Cepacia nje Kunderindikacion per Trapiantin Polmonar?

Ekspertet pyesin nese te semuret me fibroze cistike me infeksione respiratore nga Burkholderia cepacia complex (BCC) mund te kene avantazhe te sigurta nga nje trapiant i mushkerive ose nese rreziqet per infeksione te mundshme infektive post-trapianti qe kane lidhje me kete bakter jane te tille qe te mos e keshillojne kete alternative. Te dhenat mund te merren duke krahasuar ecurine post-trapianti te te trapiantuarve me Burkholderia krahasuar me te trapiantuarit pa kete mikroorganizem.

Krahasimi duhet te kryhet me metologjite shkencore te duhura dhe duhet tu behen te njohura komunitetit shkencor me nje publikim qe te kaloje ne nje revizion te mire. Dhe per te arritur nje konkluzion me baza te forta eshte e nevojshme krahasimi i rezultateve te marra nga studime te ndryshme te publikuara.

Eshte kjo ajo qe ka bere grupi i nje qendre trapiantesh te famshme franceze [1]. Ka kerkuar te gjitha publikimet ne dhjete vitet e fundit mbi trapiantin polmonar ne pacientet FC me infeksion nga Burkholderia; kane gjetur 25 te tilla dhe nder to kane zgjedhur 5 me te mirat (per sasi pacientesh, saktesi te mbledhjeve te te dhenave dhe krahasimi). Nje studim i vemendshem i ketyre 5 publikimeve (qe mbajne eksperiencen e qendrave angleze, amerikane, kanadeze dhe franceze, me nje numer total te 230 te trapiantuarve FC me BCC dhe 727 te trapiantuar pa BCC, ka çuar kerkuesit ne konkluzionin qe efektet dobiprurese te trapiantit jane te ngjashem ne dy grupet e pacienteve; subjektet me infeksion nga Burkholderia cepacia complex nuk kane nje rrezik me te larte vdekshmerie ne periudhen prane trapiantit dhe, ne periudhe afatgjate, nje jetegjatesi te ngjashme me te trapiantuarit e tjere. 

Ben perjashtim nga ky konkluzion nje nengrup pacientesh (89) ne te cilet bakteri i izoluar eshte Burkholderia cenocepacia, nje nder speciet e bakterieve qe bejne pjese ne Burkholderia cepacia complex. Keta paciente kerkojne nje kujdes te veçante dhe mbikqyrje: dy studime sjellin ne fakt nje rrezik me rezultate jo te favorshme te trapiantit qe jane shume te larta per tu pranuar, nderkohe qe dy te tjera kane te dhena qe jane ne favor te trapiantit. Kjo sjell rekomandimin per te kryer ne kandidatet e trapiantit nje identifikim te sakte te te gjitha specieve te ndryshme te Burkholderia-s dhe ne veçanti te pranise se Burkholderia cenocepacia, per te mundur me inkuadruar sa me mire mundesine dhe rezultatet e mundshme te trapiantit.

[1] Olland A, Falcoz PE et all "Should cystic fibrosis patients infected with Burkholderia cepacia complex be listed for lung transplantation ?" Interactive Cardiovascular and Thoracic Surgery 2011 Sept 14 , PMID 21920934

Shkrimi i marre nga Faqja e Fondacionit Italian per Kerkimet mbi Fibrozen Cistike, 14 ottobre 2011.