martedì 8 novembre 2011

Fibroza Cistike - Mbartesi i Shendetshem, Klinika dhe Diagnoza e Semundjes - Pjesa 2

Cfare do te thote te jesh mbartes i shendetshem i fibrozes cistike?
Do te thote te kesh ne materialin e vete gjenetik pranine e nje gjeni CFTR mutant. Mutant do te thote ndryshe nga forma normale. Prania ne materialin gjenetik e nje gjeni te vetem CFTR mutant nuk sjell simptoma te semundjes. Prandaj kush ka nje gjen CFTR mutant perkufizohet si mbartes ose mbartes i shendetshem (te dy termat jane te barabarte).

Cfare ka si pasoje te jesh nje mbartes i shendetshem i fibrozes cistike?
Mbartesi i shendetshem i fibrozes cistike ka trasheguar gjenin mutant nga nje prej prinderve te tij. Mbartesi ka 50% mundesi te trasmetoje gjenin mutant femijeve te tij. Kur nje femije trashegon gjenin mutant, edhe ai eshte mbartes i shendetshem. Mbartesi (nese partneri nuk eshte mbartes) ka 50% mundesi qe te mos ja trasmetoje gjenin mutant femijeve te tij, qe ne kete rast nuk jane mbartes.

Ne rastet kur mbartesi/mbartesja takon nje partner/partnere mbartes/mbartese, atehere ka rrezik (qe eshte 25% per çdo shtatzani) per te pasur femije me semundjen e fibrozes cistike. Mendohet qe ka nje mbartes te shendetshem me gjenin e fibrozes cistike rreth çdo 25-30 individe. Kjo do te thote qe nje çift çdo 600 eshte nje cift qe ka dy mbartes. Ne çdo shtatzani ai çift ka 25% mundesi per te pasur nje femije qe ka fibrozen cistike. Kjo eshte arsyeja pse lind nje femije me fibrozen cistike çdo 2500-3000 femije qe lindin dhe pse fibroza cistike eshte semundja gjenetike e rende me frekuence me te cilen mund te linde nje femije. Kjo ndodh ne te gjitha popullatat me ngjyre te bardhe. Tek afrikanet ose aziatiket mbartesit e gjenit mutant jane me te rralle dhe prandaj semundja eshte me e rralle.

Ne pjesen me te madhe te rasteve kush eshte mbartes nuk e di qe eshte i tille, sepse nuk ka asnje shqetesim me shendetin dhe nuk ka familjare te njohur me kete semundje. Prandaj nuk mund ta dije se, nese takon nje mbartes tjeter, ka rrezik te kete nje femije te semure nga fibroza cistike.

Si njihet nje mbartes i shendetshem i fibrozes cistike?
Prinderit e nje personi me diagnoze te sigurte fibroze cistike jane mbartes te shendetshem "te domosdoshem" (= te sigurte). Mbartesi i shendetshem qe nuk ka femije te semure me fibrozen cistike mund te njihet vetem me ane te testeve gjenetike per fibrozen cistike. Ky test eshte zbuluar kohet e fundit. Ka te beje me nje marrje gjaku, nga qelizat e te cilit nxirret ADN-ja dhe mbi ADN-n kryhen kerkimet per mutacionet e gjenit CFTR.

Eshte nje test qe kryhet vetem ne laboratore te specializuar dhe te kualifikuar. Cmimi i tij mbulohet nga Sistemi Sanitar Kombetar ne Itali nese personi qe deshiron te kryeje testin ka nje familjar te prekur nga fibroza cistike, perndryshe paguhet nga personi qe e kerkon (me perjashtim te disa zonave dhe disa qendrave). Perpara se te kryhet testi eshte e domosdoshme nje takim konsulence gjenetike me nje gjenetist. Qendrat me te kualifikuara parashikojne ne te njejten vend dhe me nje takim te vetem konsulencen gjenetike dhe marrjen e gjakut per ekzekutimin e testit.

Cfare eshte konsulenca gjenetike dhe pse eshte themelore?
Konsulenca gjenetike eshte nje takim i çiftit me gjenetistin : eshte e nevojshme per te kuptuar se ekziston nga profili gjenetik problemi ose rreziku qe mund te reflektohen ne shendetin e nje femije. Momenti me i mire per nje takim te tille eshte periudha para nje shtatzanie, sepse keshtu gjenetisti, duke analizuar historine dhe ngjarjet ne familje (e rendesishme pjesemarrja e te dy partnereve), eshte ne gjendje te sugjeroje testet qe duhen kryer perpara se te niset shtatzania, duke evituar keshtu te kryhen analiza te tjera tek fetusi kur shtatzania te kete filluar.

Ne rastin specifik te fibrozes cistike, konsulenca gjenetike sherben per te informuar ciftet e popullates se pergjithshme mbi testin dhe pergjigjet e tij te mundshme. Duhet te kihet parasysh qe mund te jesh mbartes i gjenit mutant CFTR dhe te mos kesh asnje rast semundje ne familje, tek prinderit ose tek paraardhesit.

Testi per mbartesin keshillohet per te gjithe ata qe kane nje histori familjare ne familjen e vet per sa i perket fibrozes cistike, sepse kane me shume mundesi, krahasuar me personat e popullates se pergjithshme per te qene mbartes te gjenit CFTR. Ata kane mundesine nje rezultat te sigurte per testin, qe mund te dalloje me siguri "mbartesit" nga "jo mbartesit", duke qene se mund te beje nje krahasim me ADN e individit te semure.

Por testi mund te kryhet edhe nga ai qe nuk ka prinder te semure, qe do te thote çifte te popullates se pergjithshme, qe duan te kene femije dhe pyesin se cilat analiza jane te dobishme per te kryer perpara nisjes se nje shtatzanie per te ulur rrezikun per te pasur femije me semundje gjenetike.

Ne popullaten e pergjithshme, testi gjenetik per fibrozen cistike eshte ne gjendje te dalloje pjesen me te madhe te mbartesve te shendetshem, por jo te gjithe. Prandaj, nje numer modest individesh mund te kene nje test qe thote se "nuk jane mbartes" por ne te vertete jane (fallco negativ). Ky eshte nje nder arsyet pse testi nuk eshte vendosur si praktike e zakonshme ne Itali. Testet gjenetike aktuale ne Itali identifikojne mesatarisht rreth 80% te mutacioneve CFTR (me ndryshme sipas zonave). Prandaj, ne individet e popullates se pergjithshme:
- kur testi identifikon nje mutacion te gjenit CFTR, rezultati eshte i vertete dhe do te thote se ai person eshte mbartes i gjenit CFTR mutant.
- kur testi nuk identifikon asnje mutacion te gjenit CFTR, rezultati tregon nje ulje te mundesise se te qenurit mbartes, por nuk e perjashton ne menyre absolute.

Gjeni CFTR normal vepron nepermjet prodhimit te nje proteine CFTR normale, te lokalizuar ne membranen apikale te qelizave epiteliale qe veshin duktet dhe kavitetet e shume organeve te trupit tone, duke formuar nje lloj kanali qe favorizon kalimin e klorit (por edhe te elektroliteve te tjere) nga brenda jashte ketyre qelizave, dhe si pasoje difekt ne sekrecionin e ujit.

Gjeni CFTR difektoz prodhon nje proteine CFTR difektoze. Gjeni CFTR eshte difektoz kur sekuenca e ADN qe e perben ka nje mutacion. Njihen sot me teper se 1500 mutacione te gjenit CFTR. Mutacioni me i shpeshte ne te gjithe popullaten eshte deltaF508.

Ne baze te tipit te mutacionit, ka efekte te ndryshme mbi proteinen CFTR : disa mutacione bejne qe te mos prodhohet, disa te tjera lejojne nje prodhim ne sasi te vogla ose qe funksionon pak. Por nuk njihen te gjitha efektet e mutacioneve mbi proteinen CFTR dhe si pasoje efektet klinike.

Mutacionet qe njihen jane ndare ne klasa (nga I deri ne V) sipas efektit mbi proteinen CFTR. Mutacionet e klases se I, II dhe III ndryshojne me teper fatin e proteines, duke mos i lejuar prodhimin (klasa I) ose duke prodhuar nje proteine shume difektoze (klasa II dhe III). Ato te klases se IV lejojne sintetizimin e nje proteine difektoze por e afte te kryeje edhe pse ne sasi te pakte, funksionin e saj. Ato te klases se V lejojne prodhimin e nje sasije, edhe pse te vogel, te proteines normale.

Njihen efektet e mutacioneve mbi pankreasin: mutacionet e klases I,II dhe III shkaktojne insuficience pankreatike; ato te klases IV dhe V lejojne (me pak perjashtime) qe pankreasi te funksionoje.

Nuk njihen akoma ne menyre te mjaftueshme lidhja ndermjet mutacioneve dhe interesimi i organeve te tjera perveç pankreasit: mushkerite, melçia, zorret, aparati riprodhues. Ne veçanti, nuk njihen akoma mjaftueshme efektet e mutacioneve mbi mushkerite. Duke qene se mutacionet e klases I,II dhe III shkaktojne nje difekt te madh ne proteinen CFTR, mund te mendohet qe keto duhet te shkaktojne simptomat me te medha polmonare. Por eshte vene re se efektet gjenetike tek çdo i semure varen, perveç nderveprimit ne ciftin e mutacioneve CFTR qe formojne gjenotipin, ne rastet kur njeri mutacion eshte i nje klase dhe mutacioni tjeter i nje klase tjeter, edhe nga gjenet modifikues te mutacioneve te gjenit CFTR qe jane zbuluar kohet e fundit. Keto gjene mund te perkeqesojne ose te lehtesojne efektet e mutacioneve CFTR.

Mund te thuhet, ne baze te asaj qe dihet ne ditet tona, qe evolucioni i semundjes polmonare, dhe si pasoje, siç ndodh ne pjesen me te madhe te rasteve, te jetegjatesise se nje personi me FC , varet nga nje bashkesi faktoresh, qe jane pjeserisht gjenetike dhe pjeserisht te nje natyre tjeter : faktoret gjenetike jane mutacionet e gjenit CFTR dhe gjenet modifikues te mutacioneve CFTR. Faktoret jo gjenetike jane kurat qe kryhen dhe grada e ndjekjes se tyre, ambienti (familja, shkolla, lojrat, sporti, puna, ambienti social , klima) ku personi me fibroze cistike jeton, stilit te jetes qe i pershtatet.Duke qene se jane shume lloj kombinimesh te ketyre faktoreve, çdo i semure eshte ndryshe nga tjetri dhe nje parashikim individual i ecurise se semundjes nuk ka baza te mjaftueshme shkencore.