sabato 12 novembre 2011

I Lidhur pas nje Kordoni


Pas 6 javesh embrioni eshte i mbeshtjelle nga lengu amniotik qe e mbron. Eshte i lidhur me placenten me ane te kordonit umbelikal: nga ketu merr ushqimet dhe oksigjenin qe i duhet per zhvillimin e tij dhe eleminon dioksidin e karbonit dhe mbetjet e metabolizmit.

Placenta ben te mundur kalimin e molekulave te vogla por nuk lejon te kalojne ato me te medha si qelizat e gjakut, duke krijuar nje mbrojtje themelore. Nese per shembull femija ka nje grup gjaku te ndryshem nga nena, mund te shkaktonte nje pergjigje imunitare per te larguar "trupin e huaj".Ne kete faze embrioni eshte nga 13 deri ne 22 milimetra gjatesi. Gishtat e kembeve dhe duarve fillojne te marrin forme dhe te ndahen.