sabato 12 novembre 2011

Insulina


HYRJE
 Insulina prodhohet nga qeliza speciale ne pankreas, nje organ i gjere qe ndodhet pas stomakut. Insulina ndihmon trupin te perdore ose te depozitoje glukozen (sheqerin) qe prodhohet gjate tretjes se ushqimit. Insulina leshohet ne gjak ne çdo vakt ushqimi dhe i lejon trupit te perdore glukozen si energji per funksionet ditore qe kane nevoje per kete energji si levizja dhe frymemarrja. Insulina gjithashtu ben te mundur qe trupi te depozitoje glukozen e tepert si dhjam.
Vendosur nga Takometer ne English Wikipedia (Trasferuar nga en.wikipedia tek Commons.) [CC BY 2.5 ], me ane te Wikimedia Commons






DIABETI
Nese nuk ka mjaftueshem insuline ose trupi nuk arrin te perdore insulinen e prodhuar, individet zhvillojne nje gjendje klinike te njohur si diabet. Nivelet e glukozes ne gjak behen shume te larta. Nese trupi nuk eshte i afte te perdore glukozen, ai fillon te shkaterroje dhjamrat per energji. Kjo prodhon mjaft mbetje qe quhen ketone. Nivelet e larta te ketoneve shkaktojne nje gjendje te rrezikshme te quajtur ketoacidoze qe ka nevoje per nje trajtim te menjehershem mjekesor. Nga ana tjeter, teper insuline mund te shkaktoje hipoglicemi (nivele te ulta ne gjak). Ka dy lloje diabetesh kryesore. Ne diabetin e tipit 1, pankreasi nuk prodhon insuline ne menyre te mjaftueshme. Njerezit me diabet te tipit 2 kane ate qe quhet rezistence ndaj insulines dhe me shume mundesi nuk mund te prodhojne insuline mjaftueshem per nevojat e tyre. Ato mund te fillojne trajtimin duke humbur peshe me diete ose me ushtrime ose duke marre ilaçe, ose mund te kene nevoje te menjehershme per insuline.


PERDORIMI I INSULINES
Insulina duhet te perfundoje ne gjak dhe zakonisht jepet me injeksione. Doktorret ose infermieret u mesojne pacienteve se si duhet te kryejne injeksionet e insulines. Shume individe me diabet injektojne insulinen nen lekuren e belit; te tjere preferojne krahun ose kofshen. Disa paciente me diabet te tipit 1 perdorin "pompat" e insulines qe japin insuline me ane te nje tubi te vogel qe eshte i vendosur nen lekure. 

Individet me diabet qe kane nevoje per insuline, duhet ta marrin ate çdo dite. Ata kane nevoje per insuline gjate gjithe kohes per te levizur glukozen nga gjaku ne muskuj ku perdoret dhe ata kane nevoje per insuline te mjaftueshme per te thithur glukozen nga ushqimi. Doza e insulines per ushqimet varet kryesisht nga sasia e karbohidrateve te konsumuar. Nivelet e glukozes ne gjak, duhet te maten gjate dites duke marre nje pike gjak (duke perdorur ago posaçerisht per keto matje) dhe duke e vendosur ate ne nje aparature qe mat nivelin e glukozes ne gjak.

Ka disa lloje insulinash qe ndryshojne ne baze te kohes qe i duhet insulines per te filluar funksionin pasi injektohet, kur po punon ne maksimum dhe sa zgjat efekti. Disa individe me diabet perdorin lloje te ndryshme insulinash ne doza dhe kombinime te ndryshme sipas kohes dhe vakteve te ushqimit. Doktori juaj mund tu ndihmoje per te zgjedhur insulinen qe i pershtatet me teper nevojave tuaja dhe oraret.

Shkrim i pershtatur nga JAMA 2003; 289 (17) : 2314

[Informacionet e paraqitura ne keto shkrime jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi insulinen ]