venerdì 25 novembre 2011

Perimenopauza - Fillimi i Menopauzes

Menopauza quhet periudha kur femrave u ndalojne mestruacionet dhe vezoret e tyre fillojne gradualisht te ndalojne se punuari. Koha qe çon ne menopauze quhet perimenopauze. Perimenopauza eshte nje periudhe tranzicioni ne jeten e femres dhe sinjalizon fillimin e humbjes se fertilitetit (aftesise per te mbetur shtatzene) sepse vazhdon mplakja naturale e trupit. Perimenopauza dhe menopauza nuk jane semundje. Ato jane pjese e jetes naturale e femres.

Ndonjehere menopauza nuk ndodh ne menyre naturale dhe eshte rezultat i trajtimeve mjekesore per probleme shendeti. Trajtimet e kancerit, duke perfshire kemioterapine, rrezatime te pelvisit dhe kirurgjia mund te shkaktojne menopauze te hershme. Heqja e te dyja vezoreve (ovoforektomi dyanesore) per ndonje arsye shkakton menopauze. Kryerja e nje histerektomie (heqja e mitres, por jo e vezoreve) nuk shkakton menopauze por ndalon ciklet mestruale te femres. Studimet mjekesore kane treguar qe kryerja e nje histerektomie mund te pershpejtoje fillimin e nje menopauze naturale me 1 deri ne 2 vjet.

Menopauza zakonisht ndodh ndermjet moshes 40 deri ne 55 vjeç. Menopauza naturale e hershme eshte me e zakonshme ne femrat qe jane duhanpirese, femrat qe kane pasur nje histerektomi pa heqje te vezoreve, dhe ne femrat nenat dhe motrat e te cilave kane pasur menopauze te hershme. Shumica e femrave kane nxehtesi (eng. hot flashes), qe zgjat per 1 deri ne 30 minuta por zakonisht zgjasin 2 deri ne 3 minuta. Disa femra mund te mos kene keto simptoma per shume vite ndersa disa femra i kane vetem per pak kohe.

SIMPTOMAT  E PERIMENOPAUZES
- Periudha te çrregullta menstruale
- Nxehtesi (eng. hot flashes)
- Djersitje naten
- Tharje te vagines
- Veshtiresi per te fjetur
- Ndryshime te humorit (eng. mood swings)

PROBLEME SHENDETI GJATE MENOPAUZES
- Gjakderdhje vaginale anormale - Konsultoni doktorin tuaj nese kjo gje ndodh sepse ka shkaqe te tjera perveç menopauzes
- Probleme kardiake - Kontrolloni presionin e larte te gjakut dhe diabetin, mbani nje peshe te shendetshme, kryeni ushtrime ne menyre te rregullt dhe ushqehuni me nje diete me pak dhjamra dhe te pasur me fruta dhe perime
- Osteoporoza - Merrni kalcium dhe kryeni ushtrime ne menyre te rregullt- Dhimbje gjate marredhenieve seksuale si pasoje e hollimit dhe tharjes se mureve te vagines
- Veshtiresi me gjumin

Terapia e zevendesimit me hormone (eng. Hormone replacement therapy, HRT) pershkruhet shpesh per te kontrolluar simptomat menopauzale si nxehtesia. Studime mjekesore te koheve te fundit kane treguar qe HRT nuk parandalon semundjet kardiake ne femrat ne postmenopauze dhe mund te rrise rrezikun per kancer te gjoksit. Duhet te diskutoni me doktorin tuaj dobite dhe rreziqet e HRT.

MENYRA PER TE LEHTESUAR SIMPTOMAT GJATE PERIMENOPAUZES
- Ushtrime te rregullta mund te ulin intensitetin e nxehtesise
- Ngrenia e ushqimeve me proteina te sojes (isoflavone); fasulet dhe bizelet mund te ndihmojne ne uljen e nxehtesise
- Lubrifikante vaginale lehtesojne tharjen dhe dhimbjen gjate marredhenieve seksuale
- Veshja e rrobave me shtresa dhe shmangia e shkaqeve qe fillojne nxehtesine (ekspozimi ndaj nje ambienti te nxehte, ushqimet e nxehta, ushqimi me spec djeges, alkoli dhe stresi)
- Trajtime alternative, si fitoestrogjenet (substanca me baza bimore), duhet te diskutohen me mjekun tuaj sepse mund te nderhyjne me disa ilaçe.

JAMA 2003; 289 (7): 940

[Informacionet e paraqitura ne keto shkrime jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi perimenopauzen]