venerdì 25 novembre 2011

Trombocitopenia e Shkaktuar nga Barnat

Normalisht, nje pacient me trombocitopeni te shkaktuar nga barnat do te kete marre barin shkaktar per rreth 1 jave ose ne menyre te nderprere per nje periudhe me te gjate perpara se te shfaqen hemorragjia me petekie dhe ekimoza qe jane shenja te trombocitopenise. Simptomat sistemike si marrje mendsh, temperature, nauzea dhe vjellje paraprijne simptomave te gjakderdhjes. Pacientet  e prekur rende kane gjakderdhje nga hundet, mishi i dhembeve dhe nga rruget gastrointestinale dhe urinare. Ne keto raste, numri i trombociteve eshte me pak se 20.000 per milimeter kub.

Kriteret per Diagnoze
Kriteret per diagnozen e nje trombocitopenie te shkaktuar nga barnat perfshijne faktin qe terapia me barin e dyshuar te kete filluar perpara trombocitopenie dhe se sherimi ka qene i plote dhe i qendrueshem pasi qe bari eshte ndalur. Per te bere kete diagnoze, eshte e nevojshme qe bari i dyshuar te jete i vetmi bar i perdorur perpara fillimi te trombocitopenise dhe se barnat e tjera qe u vazhduan ose u shtuan pas ndalimit te barit te dyshuar nuk ndikuan ne ecurine e numrit te trombociteve.


Cilet antibiotike njihen te shkaktojne nje trombocitopeni nga barnat?
Antibiotiket si linezolidi, rifampicina, sulfonamidet (trimetoprim - sulfametoksazoli) dhe vankomicina jane barna qe shpesh jane shkaktare te trombocitopenise se shkaktuar nga barnat.

NEJM Gusht 2007