sabato 31 dicembre 2011

Nje Rreze Drite ne Erresire


I lidhur pas kordonit umbelikal, fetusi rritet (6 cm gjatesi, 20 gram, ndermjet javes se dymbedhjete dhe pesembedhjete) dhe fillon te levize krahet dhe kembet ne placente e cila eshte zhvilluar plotesisht. Syte jane formuar, qepallat jane te mbyllura.

giovedì 29 dicembre 2011

Displazia ne Kolitin Ulçerativ


Pjesa e majte e zorres se trashe (eng. left colon) eshte zona me rrezik me te madh displazie ne Kolitin Ulcerativ.
Gjetjet mbeshtesin rekomandimet e tanishme per te perqendruar biopsite ne kete zone. 

domenica 25 dicembre 2011

Gjenetika, 60 Vjet me Pare Qelizat e Pavdekshme

Themelore per kerkimet, por familja nga ku u moren eshte e varfer edhe sot.
Keto qeliza HeLa jane ngjyrosur me materiale te ndryshme qe vene ne dukje pjeset e ndryshme te seciles qelize. ADN-ja berthamore eshte e verdhe, fijet e aktines jane blu e hapur dhe mitokondrite, gjeneratore te energjise, jane roze (Imazhi: © Omar Quintero)

mercoledì 21 dicembre 2011

280

280 gram eshte pesha mesatare e zemres. Kjo peshe ndryshon nga 240 deri ne 280 gram tek femrat dhe nga 280 deri ne 320 gram tek meshkujt.

sabato 17 dicembre 2011

Burkholderia Cepacia : Klasifikimi dhe Roli ne Trapiantin e Mushkerive


Sa lloje Burkholderia cepacia ekzistojne, cilat jane dhe cilat jane diferencat ndermjet tyre. Pse disa lloje cepacia jane me problematike per trapiantet e organeve krahasuar me bakterie te tjera.

Burkholderia cepacia, qe me pare konsiderohej si nje specie e vetme bakteriale, ne te vertete perfshin nje grup bakteriesh Gram negative, te ngjashme ndermjet tyre ne nivelin fenotipik (domethene ne menyren se si paraqiten) dhe te lidhura njera me tjetren ngushte nga pikpamja filogjenetike (dmth historia evolutive e species), me nje ngjashmeri te larte ne sekuencat e tyre te ADN dhe ARN. Ne 1997, keto bakterie jane grupuar ne te ashtequajturen "Burkholderia cepacia complex" (BCC) (Vandamme et al. 1997).

domenica 11 dicembre 2011

Tomografia e Kompjuterizuar per Apandesitin Akut

Tomografia e kompjuterizuar me multidetektore (eng. Multidetector computed tomography, MDCT) eshte shume e sakte per rastet ku dyshohet per apandesit akut

giovedì 8 dicembre 2011

Amiodaroni - Farmakokinetika dhe Efektet Elektrofiziologjike

Amiodaroni (Kordaroni) eshte nje agjent antiaritmik kompleks me shume efekte elektrofiziologjike, farmakokinetike te pazakonte dhe shume efekte anesore dhe nderveprime me ilaçet e tjere qe mund te jene te demshme.

martedì 6 dicembre 2011

Cfare Nenkuptohet me Gjene Homozigote?

Secili prej nesh trashegon 50% te materialit gjenetik nga babai dhe 50% nga nena. Secili nga ne, nese ka nje femije, i trasmeton 50% te materialit te vet gjenetik.

domenica 4 dicembre 2011

Cistet Renale


Cfare funksioni kane veshkat?
Veshkat heqin mbetjet e ndryshme nga gjaku. Ato e bejne kete gje duke filtruar gjakun dhe duke formuar keshtu urinen. Mbetjet largohen me urinen.

Cfare jane cistet renale?
Ato jane qese te mbushura me leng qe rriten ne veshka. Jane si fllucka te vogla me uje. Cistet renale ne pergjithsi nuk jane çeshtje serioze. Ne fakt, mund te formohen ne veshka dhe personi te mos jete ne dijeni qe i ka. Deri ne 50% e personave te moshes mbi 50 vjeç kane ciste renale.

Nje Gram Jete

Ne javen e tete te shtatzanise zhvillohet trupi dhe gjymtyret: edhe syte dallohen mire. Ne kete date behet edhe ndarja ndermjet fazes embrionale dhe asaj fetale. Fetusi ne kete pike eshte ne gjendje te reagoje ndaj stimujve rreth gojes duke tkurrur muskujt e qafes dhe duke levizur koken. Kjo do te thote qe muskujt kane fibra nervoze: sistemi nervor ka filluar te funksionoje.

sabato 3 dicembre 2011

Roli i Rezonances Magnetike Kardiake ne Hipertensionin Polmonar

Pacientet me hipertension polmonar (HP) vdesin nga insuficienca kardiake e djathte. Kateterizmi perdoret per diagnozen e anes se djathte te zemres, por imazheria per follow-up eshte me mire per sa i perket anatomise se ventrikulit te djathte (VD), funksionit dhe demtimit, dhe se si keto ndryshojne me trajtimin.

Hipertrofia Beninje e Prostates - Klinika dhe Diagnostikimi

Ky term perdoret shpesh ne libra por eshte nje term jo i sakte per faktin se nuk eshte qe kemi nje hipertrofi (dmth rritje ne dimensione) te qelizave por nje hiperplazi (rritje ne numer). Pra ne rastin e hipertrofise beninje te prostates kemi te bejme me nje proces adenomatoz (kancerogjen). 

Cmimi Nobel 2011 per Mjekesine

Nobeli per Mjekesine ose Fiziologjine per vitin 2011 i shkoi Bruce A. Beutler, Jules A. Hoffman dhe Ralph M. Steinman.