giovedì 8 dicembre 2011

Amiodaroni - Farmakokinetika dhe Efektet Elektrofiziologjike

Amiodaroni (Kordaroni) eshte nje agjent antiaritmik kompleks me shume efekte elektrofiziologjike, farmakokinetike te pazakonte dhe shume efekte anesore dhe nderveprime me ilaçet e tjere qe mund te jene te demshme.

FARMAKOKINETIKA
Amiodaroni eshte nje perberje qe permban jod dhe paraqet ngjashmeri strukturale me tiroksinen. Perberja e larte e jodit ne kete ilaç eshte shkak per efektet e tij ne gjendrren e tiroides. Biodisponibiliteti (eng. bioavailability) i amiodaronit eshte i ndryshem por ne pergjithsi eshte i dobet, duke shkuar nga 22 deri ne 95% [1]. Thithja shtohet kur ilaçi merret me ushqimin [2]. Amiodaroni eshte shume i tretshem ne dhjamra dhe depozitohet ne sasi te larta ne dhjam dhe muskuj, ashtu si edhe ne melçi, mushkeri dhe lekure. Amiodaroni kalon placenten dhe arrin nivele te matshme ne qumeshtin e gjoksit.

Metaboliti kryesor i amiodaronit eshte disetilamiodaroni (eng. desethylamiodarone, DEA), qe njihet per aftesite antiaritmike qe ka. Lengu i rrushit mund te bllokoje metabolizmin e amiodaronit dhe te çoje ne nivele te larta te ilaçit [3] por pasojat e ketij nderveprimi ne efikasitetin afatgjate dhe toksicitetin e amiodaronit nuk dihen.

T1/2 (koha per te pergjysmuar dozen, eng. Half-life) e eleminimit te amiodaronit eshte shume dinamik dhe i gjate, me nje mesatare rreth 58 dite. Kjo kohe e gjate mendohet te jete pasoje e leshimit te ngadalte te ilaçit nga indet e pasura me dhjamra [2].

EFEKTET ELEKTROFIZIOLOGJIKE
Amiodaroni konsiderohet si nje ilaç i klases III (klasifikimi Vaughan Williams), qe do te te thote qe zgjat intervalin QT. Gjithsesi, ilaçi ka edhe shume efekte te tjera: mund te ngadalsoje frekuencen kardiake dhe trasmetimin nodal atrioventrikular (duke bllokuar kanalet e kalciumit dhe beta receptoret) te zgjase periudhen refraktare (duke bllokuar kanalet e kaliumit dhe natriumit) dhe te ngadalsoje perçimin intrakardiak (duke bllokuar kanalet e natriumit).

Lidhja ndermjet perqendrimit plazmatik te amiodaronit dhe efekteve te tij, ashtu si edhe kontributi i metabolitit DEA, nuk dihet me saktesi [2]. Nuk rekomandohet monitorimi routine i niveleve plazmatike te amiodaronit [4] [Niveli C i te dhenave, konsens/udhezues ekspertesh].


Bibliografia
1] Pourbaix S, Berger Y, Desager JP, Pacco M, Har-vengt C. Absolute bioavailability of amiodarone in normal subjects. Clin Pharmacol Ther 1985;37: 118-23
2] Physicians’ desk reference. 56th ed. Montvale, N.J.: Medical Economics, 2002.
3] Libersa CC, Brique SA, Motte KB, Caron JF, Gue-don-Moreau LM, Humbert L, et al. Dramatic inhibition of amiodarone metabolism induced by grape-fruit juice. Br J Clin Pharmacol 2000;49:373-8
4] Goldschlager N, Epstein AE, Naccarelli G, Olshan-sky B, Singh B. Practical guidelines for clinicians who treat patients with amiodarone. Practice Guidelines Subcommittee, North American Society of Pacing and Electrophysiology. Arch Intern Med 2000;160:1741-8

Shkeputur nga artikulli:
Lyle A. Siddoway. Amiodarone: Guidelines for Use and Monitoring. AFP 2003; 68: 2189-96