sabato 17 dicembre 2011

Burkholderia Cepacia : Klasifikimi dhe Roli ne Trapiantin e Mushkerive


Sa lloje Burkholderia cepacia ekzistojne, cilat jane dhe cilat jane diferencat ndermjet tyre. Pse disa lloje cepacia jane me problematike per trapiantet e organeve krahasuar me bakterie te tjera.

Burkholderia cepacia, qe me pare konsiderohej si nje specie e vetme bakteriale, ne te vertete perfshin nje grup bakteriesh Gram negative, te ngjashme ndermjet tyre ne nivelin fenotipik (domethene ne menyren se si paraqiten) dhe te lidhura njera me tjetren ngushte nga pikpamja filogjenetike (dmth historia evolutive e species), me nje ngjashmeri te larte ne sekuencat e tyre te ADN dhe ARN. Ne 1997, keto bakterie jane grupuar ne te ashtequajturen "Burkholderia cepacia complex" (BCC) (Vandamme et al. 1997). BCC tani pershin 17 specie bakteriale: Burkholderia cepacia, Burkholderia multivorans, Burkholderia cenocepacia, Burkholderia stabilis, Burkholderia vietnamiensis, Burkholderia dolosa, Burkholderia ambifaria, Burkholderia anthina, Burkholderia pyrrocinia, Burkholderia ubonensis, Burkholderia latens, Burkholderia diffusa, Burkholderia arboris, Burkholderia seminalis, Burkholderia metallica, Burkholderia lata dhe  Burkholderia contaminans (Vanlaere et al. 2008 e 2009). Bakteriet qe i perkasin BCC jane gjetur ne vende te ndryshme ekologjike si toka, ujrat e lumenjve, rrenjet e disa lloj bimeve. Ne individet imunodeficiente shkaktojne infeksione te renda. Pamvaresisht se te gjitha speciet e BCC jane gjetur ne te dy keto ambiente, natyrale dhe klinike, speciet qe jane me shume te pranishme ne ambientin natyral  jane B. cepacia, B. ambifaria, B. pyrrocinia, B. cenocepacia, B. vietnamiensis, ndersa speciet me teper te perhapura ne ambientin klinik jane  B. cenocepacia dhe B. multivorans. Keto dy te fundit i perkasin edhe llojeve bakteriale me virulence te veçante dhe jane te trasmetueshme. Ne SHBA keto dy specie jane izoluar ne 70% te pacienteve te kolonizuar nga BCC, ndersa ne Kanada dhe Europe perqindja eshte edhe me e larte. Ne 5% te pacienteve te kolonizuar nga BCC eshte e pranishme B. vietnamiensis ndersa ne 3% B. dolosa dhe B. cepacia.

Pjesa me e madhe e epidemive te pershkruara deri tani jane shkaktuar nga B. cenocepacia, B. multivorans dhe B. dolosa. Edhe pse koncepti i patogjenicitetit duhet te mbahet i ndare nga ai i trasmetimit, speciet B. multivorans dhe sidomos B. cenocepacia, paraqesin nje ecuri klinike me te rende.

Renia e funksionit polmonar (FEV1), morbiditeti dhe vdekshmeria jane me te larta ne pacientet e kolonizuar nga keto dy specie krahasuar me individet e infektuar nga specie te tjera te BCC. Gjithsesi, gjetja e species se BCC nuk eshte e mjaftueshme per te parashikuar ecurine klinike te secilit individ; ne fakt, pacientet e kolonizuar nga bakterie te te njejtes specie ose te te njejtit lloj (ita. ceppo) mund te kene nje ecuri klinike shume te ndryshme. Gjithashtu, disa karakteristika te mbartesit, me saktesisht faktore te sistemit imunitar, mund te kushtezojne pergjigjen ndaj infeksionit.

BCC ka nje impakt te veçante ne suksesin e trapianteve polmonare ne pacientet me fibroze cistike (FC). Jemi ne dijeni qe te trapiantuarit jo te kolonizuar nga B. cenocepacia kane nje perqindje mbijetese ne kohe te gjate post-trapianti rreth 86%, ndersa te trapiantuarit te kolonizuar nga B. cenocepacia kane nje perqindje mbijetese ne kohe te gjate me pak se 50%. Edhe pse tendenca e pjeses me te madhe te komunitetit mjekesor nderkombetar eshte ajo e moskandidimit te pacienteve te kolonizuar nga B. cenocepacia ne listat e trapiantit, debati eshte akoma i hapur dhe disa qendra kane zhvilluar protokolle studimi te kontrolluara, ne te cilat pacientet me B. cenocepacia jane perfshire ne listat e trapiantit. Eksperienca e Qendres se Trapianteve Polmonare ne Polikliniken "Umberto I", Universiteti Sapienza , Rome , ka treguar qe, ne 83 trapiante polmonare te kryera ne paciente FC , ne te cilet 7 ishin te kolonizuar nga B. cenocepacia, vetem 14% e pacienteve vdiq si pasoje e drejteperdrejte e infeksionit nga B. cenocepacia. Nje grup kerkimi ne Universitetin e Michigan ka vezhguar nje rritje domethenese te vdekshmerise post-trapianti ne kandidatet per trapiant te kolonizuar nga lloje te B. cenocepacia jo epidemike (Murray et al. 2008); por eshte gjithashtu e vertete e kunderta, mjafton te mendohet kloni epidemik ET12 (nje lloj i veçante i te njejtes specie), qe i perket species B. cenocepacia, qe ka shkaktuar nje vdekshmeri te larte si ne pacientet qe i nenshtroheshin trapiantit ashtu edhe ne ato qe nuk i nenshtroheshin (De Soyza et al. 2001 , Jones et al. 2004).

Duhet te konsiderojme qe ne brendesi te species B. cenocepacia ka 4 nengrupe te ndryshme te emertuar IIIA, IIIB, IIIC, IIID (Vandamme e coll. 2003) qe kane treguar diferenca ne graden e virulences se tyre (Manno et al. 2004; Pirone, Bragonzi et al. 2008). Prandaj, ajo qe duhet te kihet parasysh eshte jo aq perkatesia e llojit bakterial ne specien B. cenocepacia ose nese eshte lloj epidemik, se sa fuqia e tij e virulences. Akoma sot faktoret e virulences dhe patogjenicitetit te B. cenocepacia-s nuk jane te njohura plotesisht. Ekzistojne disa markatore te ndryshem patogjeniciteti qe jane shpesh te lidhura me llojet epidemike, megjithse nuk eshte treguar akoma roli i tyre efektiv ne patogjeneze (Loutet e Valvano, 2010). Virulenca e nje lloji bakterial eshte shpeshhere e veshtire per tu perkufizuar ne mungese te nje modeli infeksioni tek njerezit, ose te determinanteve te virulences te perkufizuara me mire, por perdorimi i modeleve te minjve ose te larves Galleria mellonella, krimbit nematod Caenorhabditis elegans, bimes mjekesore Medicago sativa, peshkut Danio rerio dhe insektit Drosophila melanogaster mund te japin nje ndihme.

Ne baze te atyre qe thame me siper, mbi problemin e trapiantit, nje zgjedhje e kujdesshme e atyre qe do marrin organin, nje identifikim i sakte dhe tipizim i bakterieve, ashtu si edhe te grades se tyre potenciale te virulences, nje terapia bakteriale e kujdesshme dhe e drejteperdrejte menjehere pas trapianti, nje ndjekje e kujdesshme ne follow-up, jane te gjithe faktore qe mund te ofrojne rezultate optimale edhe ne kete kategori me rrezik te veçante te pacienteve me fibroze cistike.

Doktorresha Annamaria Bevivino (ENEA C. R. Casaccia - Roma)

Bibliografia

- De Soyza, A., A. McDowell, L. Archer, J. H. Dark, S. J. Elborn, E. Mahenthiralingam, K. Gould, P. A. Corris (2001) Burkholderia cepacia complex genomovars and pulmonary transplantation outcomes in patients with cystic fibrosis. The Lancet 358 :1780-1781.

- Loutet, S. A., and M. A. Valvano (2010) A Decade of Burkholderia cenocepacia virulence determinant research. Infect. Immun. 78: 4088 - 4100.

- Jones, A. M, M. E. Dodd, J. R. Govan, V. Barcus, C. J. Doherty, J. Morris, A. K. Webb (2004) Burkholderia cenocepacia and Burkholderia multivorans: influence on survival in cystic fibrosis. Thorax 59:948-951.

- Manno, G., C. Dalmastri, S. Tabacchioni, P. Vandamme, R. Lorini, L. Minicucci, L. Romano, A. Giannatasio, L. Chiarini, A. Bevivino (2004) Epidemiology and clinical course of Burkholderia cepacia complex infections, particularly those caused by different Burkholderia cenocepacia strains, among patients attending an Italian Cystic Fibrosis Center. Journal of Clinical Microbiology 42 (4): 1491-1497.

- Murray, S., J. Charbeneau, B. C. Marshall, and J. J. LiPuma (2008) Impact of Burkholderia Infection on Lung Transplantation in Cystic Fibrosis Am. J. Respir. Crit. Care Med. 178: 363-371.

- Pirone, L., A. Bragonzi, A. Farcomeni, M. Paroni, C. Auriche, M. Conese, L. Chiarini, C. Dalmastri, A. Bevivino, and A. Ascenzioni (2008) Burkholderia cenocepacia strains isolated from cystic fibrosis patients are apparently more invasive and more virulent than rhizosphere strains. Environmental Microbiology 10: 2773-2784.

- Vandamme, P., B. Holmes, M. Vancanneyt, T. Coenye, B. Hoste, R. Coopman, H. Revets, S. Lauwers, M. Gillis, K. Kersters, and J. R. Govan. 1997. Occurrence of multiple genomovars of Burkholderia cepacia in cystic fibrosis patients and proposal of Burkholderia multivorans sp. nov. Int. J. Syst. Bacteriol. 47:1188-1200.

- Vandamme, P., B. Holmes, T. Coenye, J. Goris, E. Mahenthiralingam, J. J. LiPuma, and J. R. Govan. 2003. Burkholderia cenocepacia sp. nov.-a new twist to an old story. Res. Microbiol. 154:91-96.

- Vanlaere, E., J. J. Lipuma, A. Baldwin, D. Henry, E. De Brandt, E. Mahenthiralingam, D. Speert, C. Dowson, and P. Vandamme. 2008. Burkholderia latens sp. nov., Burkholderia diffusa sp. nov., Burkholderia arboris sp. nov., Burkholderia seminalis sp. nov. and Burkholderia metallica sp. nov., novel species within the Burkholderia cepacia complex. Int. J. Syst. Evol. Microbiol. 58:1580-1590.

- Vanlaere, E., A. Baldwin, D. Gevers, D. A. Henry, J. J. Lipuma, E. Mahenthiralingam, D. Speert, C. Dowson, and P. Vandamme. 2009. Taxon K, a complex within the Burkholderia cepacia complex comprises at least two novel species: Burkholderia contaminans sp. nov. and Burkholderia lata sp. nov. Int. J. Syst. Evol. Microbiol. 59:102-111.

Shkrim i pershtatur ne shqip nga faqja italiane e Fondacionit te Fibrozes Cistike.