domenica 4 dicembre 2011

Cistet Renale


Cfare funksioni kane veshkat?
Veshkat heqin mbetjet e ndryshme nga gjaku. Ato e bejne kete gje duke filtruar gjakun dhe duke formuar keshtu urinen. Mbetjet largohen me urinen.

Cfare jane cistet renale?
Ato jane qese te mbushura me leng qe rriten ne veshka. Jane si fllucka te vogla me uje. Cistet renale ne pergjithsi nuk jane çeshtje serioze. Ne fakt, mund te formohen ne veshka dhe personi te mos jete ne dijeni qe i ka. Deri ne 50% e personave te moshes mbi 50 vjeç kane ciste renale.


Si gjenden cistet renale?
Gati te gjitha cistet renale gjenden kur doktori juaj kryen nje ekografi te veshkave, nje tomografi te kompjuterizuar ose rezonance magnetike. Keto analiza shohin ne brendesi te trupit. Doktori juaj mund ti kerkoje keto analiza per çeshtje te tjera shendetsore. Cistet quhen "aksidentale" kur gjenden nderkohe qe mjeku po kerkon diçka tjeter.

Imazh Tomografie e nje Cisti Renal (shigjeta horizontale). Ne Shume Raste Pershkruhen si Gjetje Aksidentale.

Cfare do te beje doktori nese kam ciste renale?
Fillimisht, doktori juaj do tu pyese nese keni dhimbje ne ije, ne bel, temperature, urinim me te shpeshte se zakonisht, ose gjak ne urine. Nese keni ndonjeren prej ketyre problemeve, doktori juaj me shume mundesi do tu vizitoje dhe do te kerkoje analiza laboratorike.

Nese nuk keni asnje prej ketyre problemeve dhe cistet renale jane te vogla, me shume mundesi nuk do te keni nevoje per trajtime. Doktori juaj mund te kerkoje te kontrolloje serish cistet  me nje tomografi tjeter ne distance 6 ose 12 mujore per te pare nese cistet rriten.

Nese cistet renale jane te medha ose kane gureza, mund te jete e nevojshme nje tomografi ose rezonance here pas here per te pare ndryshimet ne ciste.

A do kem nevoje per te hequr cistet renale?
Me shume mundesi jo. Pjesa me e madhe e cisteve nuk kane nevoje te hiqen. Doktori juaj do tu dergoje tek nje urolog nese cisti zmadhohet dhe fillon te jape probleme.

AAFP 2005  ; 71(1) : 130.

[Informacionet e paraqitura ne keto shkrime jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi cistet renale]