Nobeli per Mjekesine ose Fiziologjine per vitin 2011 i
shkoi Bruce A. Beutler, Jules A. Hoffman dhe Ralph M. Steinman.
Cmimi Nobel per mjekesine ose fiziologjine per vitin
2011 ju dha Bruce A. Beutler dhe Jules A. Hoffman per zbulimet e tyre
rreth mekanizmave te aktivizimit te imunitetit te lindur dhe Ralph M.
Steinman per zbulimin e qelizave dendritike dhe rolin e tyre ne
imunitetin e fituar.
Pak ore pas njoftimit, Komiteti i dhenies se çmimeve
leshoi kete komunikate: "Me trishtim te madh dhe ngushellime qe Asamblea
e Karolinska Institutet ka marre njoftimin qe profesor Ralph Steinman,
nje nga tre çmimet Nobel per Fiziologjise ose Mjekesine per kete vit, ka
nderruar jete me date 30 shtator. Lajmi u komunikua nga presidenti i
Rockefeller University, ku punonte profesor Steinman, ne oren 14.30 te
dites se hene 3 tetor 2011, pas vendimit dhe dhenies se çmimit Nobel per
Fiziologjine ose Mjekesine per kete vit. Ngushellimet tona bashkohen me
ato te familjes dhe kolegeve te Ralph Steinman".
Ky lajm i papritur solli nje problem: sipas letres se
rregullave te fondacionit Nobel, çmimi nuk mund ti jepet nje personi qe
ka vdekur, perveçse nese vdekja e personit qe i eshte dhene nuk ndodh
ndermjet dates se njoftimit dhe dhenies se çmimit (10 tetori).
Duke u mbledhur per te analizuar kete gje, Komiteti ka
ridhene çmimin serish Steinman me motivimin e meposhtem "Interpretimi i
qellimit te kesaj rregulle çon ne konkluzionin qe Ralph Steinman-it do
ti jepet Cmimi Nobel 2011 per Fiziologjine dhe Mjekesine. Qellimi i
kesaj rregulle eshte ajo qe te behet e qarte qe Cmimi Nobel nuk mund te
jepet ne menyre te lire pas vdekjes. Gjithsesi, vendimi per te dhene
Cmimin Nobel Ralph Steinman-it eshte bere me mirekuptim, duke menduar qe
fituesi i çmimit Nobel ishte gjalle...Fondacioni Nobel mendon qe ajo qe
ndodhi te nenkuptohet nga statuti si ai i nje personi qe ishte cilesuar
si çmim Nobel dhe qe ka vdekur para Ceremonise se çmimit. Vendimi i
marre nga Asamblea Nobel e Karolinska Institutet qendron i pandryshuar".
Zbulimet
Sistemi yne imunitar eshte i formuar nga dy linja
mbrojtjeje.
Linja e pare e mbrotjes eshte imuniteti i
lindur, ne gjendje te shkaterroje mikroorganizmat duke nisur
nje inflamacion qe çon ne bllokimin e sulmit. Nese mikroorganizmat
kalojne kete linje mbrotjeje, nderhyn imuniteti i pershtatjes
(ita. immunità adattiva) me ane te qelizave T dhe B, qe
prodhojne antitrupa dhe qelizat vrasese qe shkaterrojne mikroorganizmat
dhe qelizat e infektuara.
Nje here qe patogjeni shkaterrohet plotesisht, sistemi
imunitar i pershtatjes mban nje memorie imunologjike, qe lejon nje
reaksion mbrojtjeje me te shpejte dhe te fuqishme nese ndodh serish nje
infeksion nga i njejti mikroogranizem. Jules Hoffman beri zbulimin e
tij ne 1996, duke studjuar mekanizmat e mbrojtjes tek miza e frutave,
duke i studjuar edhe ne disa miza mutante, dhe sidomos me mutacionet
Toll, qe merrnin pjese, ashtu siç kishte treguar Christiane
Nusslein-Volhard (çmimi Nobel 1995), ne zhvillimin embrional. Duke
infektuar mizat me bakterie dhe kerpudha (ita. funghi, eng.
fungi) , Hoffman zbuloi qe mutantet e gjenit Toll
vdisnin sepse nuk arrinin te zhvillonin nje mbrojtje imunitare te duhur.
Bruce Beutler po kerkonte nje receptor ne gjendje te
lidhte lipopolisakaridin (LPS), nje produkt bakterial
qe mund te shkaktonte shok septik, nje gjendje e
rrezikshme per jeten qe shkakton nje mbistimulim te sistemit imunitar,
kur zbuloi ne 1998, qe minjte rezistente ndaj LPS mbartnin nje mutacion
ne nje gjen te ngjashem me gjenin Toll tek miza e frutave. Receptori i
ketij gjeni te ngjashem me gjenin Toll (eng. Toll-like
receptor, TLE) ishte receptori per LPS. Kur LPS lidhej me te,
aktivizoheshin sinjale qe nisnin nje pergjigje inflamatore dhe ne rastin
e perqendrimeve te medha te LPS, shok septik. Keto rezultate kane
treguar qe gjitaret dhe mizat e frutave perdorin molekula te ngjashme
per aktivizmin e imunitetit te lindur.
Ralph Steinman zbuloi ne 1973 nje qelize te re, qelizen
dendritike. Hipotizoi qe mund te merrte pjese ne mekanizmat
imunitare dhe studjoi menyren se si keto qeliza arrinin te aktivizonin
qelizat T, nje lloj qelize qe ka nje rol themelor ne imunitetin e
pershtatjes dhe ne zhvillimin e memorjes imunologjike. Keto rezultate
fillimisht kishin hasur skepticizem, por studimet e metejshme te
Steinman treguan qe qelizat dendritike kane aftesine te aktivizojne
qelizat T.
Le Scienze Online 3 Tetor 2011