giovedì 29 dicembre 2011

Displazia ne Kolitin Ulçerativ


Pjesa e majte e zorres se trashe (eng. left colon) eshte zona me rrezik me te madh displazie ne Kolitin Ulcerativ.
Gjetjet mbeshtesin rekomandimet e tanishme per te perqendruar biopsite ne kete zone. 

Pacientet me kolit ulcerativ kronik (KUK) kane nje rrezik te larte per kancer kolorektal dhe displazi, te dyja qe ndodhin me shpesh ne pjesen e majte te zorres se trashe. Si pasoje, ekspertet u sugjerojne endoskopisteve te kryejne biopsi te gjera ne kete zone gjate kolonoskopive vezhguese (eng. surveillance colonoscopy) . Tani, kerkuesit kane studjuar ne menyre retrospektive perparimin e displazise se grades se ulet (DGU) drejt neoplazise se avancuar, ne baze te lokalizimit ne zorren e trashe tek 121 paciente me KUK.

DGU ishte distale nga kthesa splenike ne 68 paciente dhe proksimale ne 53. Tete paciente perparuan drejt nje displazie me grade te larte dhe 7 drejt kancerit kolorektal gjate periudhes se follow-up qe ishte 37.5 muaj. Ne 14 nga keto 15 paciente, demtimet me teper te avancuara  u gjeten ne te njejten ane te zorres se trashe ku ishte KUK. 13 paciente kishin DGU distale dhe 2 proksimale (p=0.019). Ishin me te pakte pacientet me DGU distale qe nuk perparonin gjate periudhes 5 vjeçare krahasuar me ata me displazi proksimale (75% vs 95%). Ne baze te morfologjise se demtimit, DGU ishte i ngritur ne 89 paciente dhe i rrafshet ne 29 paciente. DGU e rrafshet, distale, kishte 4 here me teper mundesi per te perparuar drejt nje displazie me grade te larte ose kancer, krahasuar me te gjitha format e tjera (raporti i rrezikut, 4.1)

Komente (nga Douglas K. Rex. MD) : Edhe pse ky studim kishte disa difekte ne ndertim, rezultatet tregojne qe DGU e rrafshet distale eshte nje parashikues i perparimit drejt neoplazise me te avancuar. Arsyet nuk jane te qarta por mund te tregojne qe difektet jane me te medha ne zorren e trashe distale ose qe inflamacioni ne anen e majte mund te jene me i rende dhe me kohezgjatje me te larte. Kjo gjetje gjithashtu tregon pjeserisht faktin qe pjesa me e madhe e displazive te ngritura jane adenoma sporadike dhe jo demtime ose masa te lidhura me nje displazi te vertete. Edhe pse keto te dhena forcojne rekomandimet per te perqendruar me teper biopsite ne anen e majte te zorres gjate kolonoskopive vezhguese, ato jane teper te hershme per te shkaktuar ndryshime ne rekomandimet per intervalet e vezhgimeve per DGU distale krahasuar me ate proksimale.


Publikuar ne Journal Watch Gastroenterology,  22 Dhjetor 2011

Citime:
Goldstone R et al. Progression of low-grade dysplasia in ulcerative colitis: Effect of colonic location. Gastrointest Endosc 2011 Nov; 74:1087.