domenica 25 dicembre 2011

Gjenetika, 60 Vjet me Pare Qelizat e Pavdekshme

Themelore per kerkimet, por familja nga ku u moren eshte e varfer edhe sot.
Keto qeliza HeLa jane ngjyrosur me materiale te ndryshme qe vene ne dukje pjeset e ndryshme te seciles qelize. ADN-ja berthamore eshte e verdhe, fijet e aktines jane blu e hapur dhe mitokondrite, gjeneratore te energjise, jane roze (Imazhi: © Omar Quintero)


Emri Henrietta Lacks eshte pak i njohur. Megjithse kjo grua qe ka jetuar ne Virginia dhe ka vdekur 60 vjet me pare ne moshen 31 vjeçare, ka bere te mundur mni 60.000 publikime shkencore, 5 çmime Nobel dhe akoma sot merr pjese ne shume kerkime, sidomos mbi kancerin. Ato qe e bejne te pavdekshme Henrietten jane qelizat e kancerit qe i solli vdekjen, te parat qe u bene te mundura te rriteshin dhe te riprodhoheshin ne laborator, "bijat" e te cilave perdoren akoma edhe sot. Historia e qelizave HeLa fillon ne prill te vitit 1951 ne Baltimora, ne Spitalin John Hopkins, qe ka ne kure Henrietta Lacks, grua me ngjyre, pasardhese sklleverish te liruar, ne laboratoret e te cilit prodhoheshin serite e para te qelizave "te pavdekshme" qe do te shiteshin ne gjithe boten.



Fale aftesive te tyra per tu infektuar nga viruse, keto qeliza do te ndihmonin te zhvillohej vaksina ndaj poliomelitit ne 1952, dhe jane baze per studimet qe kane çuan ne zbulimin e klonimit, gjenomikes dhe shume fushave te tjera te mjekesise, perfshire studimet mbi AIDS dhe Papilomaviruset. Henrietta dhe familja e saj, perveçse nuk paten mundesine te shihnin rezultatet e jashtezakonshme te qelizave te saj, nuk munden te fitonin aspak nga pasuria qe u mblodh nga shitja e tyre: qelizat ne fakt u moren pa lejen e pacientes, dhe nuk u perfshi asnje nga pasardhesit, situate e shpjeguar nga Deborah, vajza me e vogel, te mbledhura nga gazetarja Rebecca Skloot ne librin "Jeta e pavdekshme e Henrietta Lacks" qe tregon historine e qelizave : "Nese qelizat e nenes tone kane bere te gjitha keto per mjekesine, si eshte e mundur qe familja e saj nuk eshte ne gjendje nga ana ekonomike te vizitohet nga nje mjek?"

Sot e njejta gazetare ka themeluar Fondacionin Henrietta Lacks per te demshperblyer familjaret dhe te gjitha viktimat qe kane marre pjese ne eksperimente mjekesore pa dijeni, dhe fale librit figura e Henrietta-s po merr famen qe kane edhe qelizat e saj: "Keto qeliza jane themelore jo vetem per shkencen, por edhe sepse kane nisur debatin mbi konsensin e informuar - thote Paolo Vezzoni i Institutit te teknologjive te avancuara mjekesore te Cnr - une i kam perdorur ne te shkuaren e edhe pse tani ka shume seri qelizore te ndryshme dhe me specifike, mund te thuhet qe qelizat HeLa u kane hapur rrugen te gjitha te tjerave"

ANSA 20 Nentor 2011