sabato 3 dicembre 2011

Hipertrofia Beninje e Prostates - Klinika dhe Diagnostikimi

Ky term perdoret shpesh ne libra por eshte nje term jo i sakte per faktin se nuk eshte qe kemi nje hipertrofi (dmth rritje ne dimensione) te qelizave por nje hiperplazi (rritje ne numer). Pra ne rastin e hipertrofise beninje te prostates kemi te bejme me nje proces adenomatoz (kancerogjen). 

Zona qe peson kete proces eshte zona qendrore e prostates dhe kjo e dallon nga karcinomat e prostates qe zhvillohen kryesisht ne periferi te prostates. Si shkak eshte marre ne konsiderate nje çrregullim hormonal dhe me shume mendohet te vije si pasoje e rritjes se perqendrimit te estrogjeneve si dhe ndjeshmeria e qelizave kundrejt hormoneve mashkullore. Keto çojne ne nje çrregullim te ndarjes se qelizave dhe vdekjes se tyre duke anuar nga ana e nje shtimi te ndarjeve. Eshte per tu theksuar edhe fakti qe koha kur shfaqet kjo semundje eshte pas moshes 50 vjeç dhe duke u rritur mosha rritet edhe perqindja e atyre qe interesohen nga hipertrofia e prostates. Pas moshes 80 vjeç, mbi 90% e meshkujve e kane si semundje.


Kjo hiperplazi çon ne nje rritje te prostates dhe efektet e kesaj do te ndihen mbi uretren, fshikzen e urines e me larte. Uretra do te ngushtohet pak e nga pak dhe keshtu sasija e urines qe do kaloje do jete me e vogel dhe do kete nje renie te hedhjes se urines. Eshte ky shkaku qe nje nder shenjat kryesore qe thone pacientet kur paraqiten tek mjeku eshte "urina kur del nuk ka me presion". Dikujt mund ti duket qesharake kjo fjali por eshte saktesisht ajo qe pacienti perjeton e treguar me fjale te thjeshta. Kjo çon ne nje shtim te sasise se urines se fshikez qe keshtu mbetet aty. Ne fillim ai ngushtim i uretres kapercehet duke u shtuar tkurrja e muskulit te detruzorit te fshikzes. Muskuli i detruzorit eshte muskuli kryesor qe ben te mundur nje tkurrje te fshikezes. Gjithsesi, arrin nje moment qe ngushtimi shtohet deri ne ate pike sa qe tkurrja e detruzorit nuk arrin me te munde presionin qe formohet dhe kalohet ne nje insuficience te detruzorit. Ne kete pike kemi nje staze te urines ne fshikez. Duke qene se nuk arrihet te hiqet e gjitha urina nga fshikeza, do kete stimuj te vazhdueshem urinar qe do ta çojne personin here pas here ne banjo dhe keto shtohen sidomos gjate nates. Nje nder shenjat qe do te permende pacienti ose qe duhet te pyesni per te kuptuar nese ka apo jo probleme me prostaten eshte pikerisht numri i hereve qe ai çohet per te urinuar naten. 

Nderkohe qe veshkat formojne ne menyre te vazhdueshme urine, ajo do te mblidhet ne fshikez. Dalja e urines do te hase me nje rezistence e cila do te ndihet ne fshikez dhe ne uretere dhe me kalimin e kohes edhe tek veshkat. Duke u rrit sasija e urines qe peson staze, pak nga pak do filloje qe te mbushe edhe ureteret qe vijne nga veshkat te cilet do te zgjerohen. Po ashtu do vije nje pike qe do mbushe edhe veshken vete dhe do jape ate qe quhet hidronefroze (mbushje e veshkes me uje...ne kete rast,urine). Hidronefroza nuk eshte i vetmi rrezik ne distance kohe e hipertrofise se prostates. Nje mundesi tjeter eshte formimi i gureve ne fshikez si pasoje e stazes se urines. Gjithashtu, staza urinare ne fshikez eshte nje terren i pershtatshem per infeksione dhe keto paraqesin nje nder problemet me te medha qe hasen ne hipertrofine e prostates. Ne te njejten kohe, hidronefroza paraqet nje shkak per infeksione ne rruget e larta urinare.

Per te permbledhur edhe nje here shenjat ne faza:

- Faze fillestare eshte fillimi i veshtiresise se urinimit (ulja e presionit te urines) dhe personi fillon te shkoje shpesh ne banjo  per  shkak se nuk arrin te zbraze plotesisht fshikezen e urines dhe si pasoje ka stimuj te vazhdueshem. Keto shtohen sidomos gjate nates kur personi mund te zgjohet te pakten 2-3 here per te urinuar.Urinimi i shpeshte por sasi te vogla merr emertimin polakiuria ndersa urinimi i shpeshte naten merr emertimin nikturia.
- Faza e dyte perfshin theksimin e polakiuries sepse rritet sasija e urines qe mbetet ne fshikez. Per kete arsye, personi sapo te mbaroje urinimin, kerkon serish te urinoje sepse ndien stimuj. 

- Faza e  trete dhe perfundimtare eshte ai kur ureteret jane bllokuar pothuajse plotesisht  nga rritja e prostates dhe keshtu kemi mbetje te urines qe do çoje ne rritje te dimensioneve te fshikezes qe arrin deri ne piken qe te dallohet ne pjesen e poshtme te barkut [1]

Pacienti, qe ne pergjithesi eshte nje person mbi 50 vjetet paraqitet dhe ankohet se "kur urinon nuk ka me presion urina" , se ka filluar te shkoje me shpesh ne banjo dhe sapo mbaron ndien nevojen te urinoje perseri. Po ashtu thote se naten mund te çohet te pakten 2 here per te urinuar...

Analizat qe behen per te konfirmuar nje dyshim per nje semundje te prostates fillojne nga ato me pak te dhimbshme (me pak invazive) duke u spostuar me pas drejt atyre me invazive ne menyre qe ti shkaktohet sa me pak dhimbje pacientit!

Ekzaminimi i pare qe i behet nje pacienti kur vjen ne ambulator dhe tregon elemente qe te bejne te dyshojme per nje hipertrofi te prostates, eshte ai i eksplorimit rektal , kjo si pasoje e pozicionit anatomik te prostates ne lidhje me zonen perfundimtare te zorres se trashe. Distanca qe i ndan eshte shume e vogel dhe kjo ben qe te kete nje ndjeshmeri te mire te siperfaqes se prostates si dhe dimensioneve te saj! Kjo mund te tregoje pak a shume dimensionet e prostates si dhe te heqe mundesine e ndonje noduli ne siperfaqen e jashtme te prostates, gje qe mund te drejtoje edhe ne nje mundesi te nje karcinome te prostates. Natyrisht qe vetem eksplorimi rektal nuk mjafton per te qene i sigurte plotesisht per nje hipertrofi ose karcinome te prostates. Eksplorimi rektal eshte ai fillestari qe kryhet.

Perveç eksplorimit rektal kryhet edhe matja e PSA (eng. prostate specific antigen). PSA eshte nje proteine qe prodhohet nga qelizat e prostates dhe shtohet ne lengun seminal ku mban lengun ne nje gjendje "te shkrire". Ne rastin e nje karcinome vlerat e saj ne gjak do te jene mjaft te larta. PSA mund te perdoret si marker tumoral per monitorim.


Ne pergjithsi PSA matet heren e pare dhe sipas rasteve dhe vlerave qe paraqet vendoset nese pacienti duhet te ndiqet ne kohe apo jo. Gjithsesi, nese mjeku sheh qe dimensionet e prostates jane rritur mund te kerkoje kryerjen e nje biopsie qe ne kete rast mund ta konfirmoje me se miri nese kemi te bejme me nje hipertrofi beninje apo nje karcinome te prostates. Biopsi kryhen ne te dy lobet e prostates ne menyre qe te jete sa me e sakte dhe per te qene i sigurte qe jane marre qeliza pak a shume nga e gjithe prostata. Nese kemi nje hipertrofi, atehere presim qe qelizat te kene pak a shume ngjashmeri me njera tjetren kudo qe te jene marre neper prostate. Pikat nga ku behen biopsia shenohen edhe ne letren e analizave dhe shiritat e indit ndahen ne 2 proveza te ndryshme, njera me shiritat e marre nga lobi i majte dhe tjetra per ato te marre nga lobi i djathte. 


Biopsia shoqerohet me humbjen e nje sasi te vogel gjaku nga zona ku merret indi dhe pacienti nuk duhet te shqetesohet nese ne jashtqitjet qe mund te kete ne te njejten dite ose diten tjeter sheh pak gjak. Kjo gje konsiderohet ne pergjithsi normale pas nje testi te tille dhe ndalon vetvetiu.Gjithashtu duhet te permendet edhe qe nese biopsia nuk behet ne menyre transrektale (nga ku futet ago dhe me ane te gishtit qe e shoqeron agon mund te identifikosh zonen nga ku merr material) mund te kryhet edhe ne menyre te orientuar nga ekografia ku ago futet nga zona mbi pelvin dhe nga jasht shoqerohet ne çdo moment nga ekografia. Zgjedhja e metodes se kryerjes se biopsise, me shume varet nga deshira e mjekut sepse ka nga ata qe e kryejne direkt ne ambulator kete biopsi dhe ka nga ata qe i dergojne pacientet ne laboratore ku mund ta kryejne operatore te tjere. Natyrisht deshira e pacientit merret gjithmone parasysh, pasi qe i shpjegohet mire analiza qe do te kryhet dhe cilat jane opsionet.


Ne biopsi mund ta verehet arkitektura e indit te marre si dhe mund te verehet, me ane te testeve te ndryshme, grada e diferencimit qelizor. Pra ne kete menyre kryhet nje "grading" i tumorit. Kujtojme qe per tumoret beninj, thjesht konfirmimi qe nuk kemi elemente malinjiteti por kemi nje hipertrofi beninje eshte i mjaftueshem si pergjigje dhe grading nuk merr nje rendesi te vecante. Ndryshe do te ishte nese kemi te bejme me elemente malinj sepse kjo analize na drejton per analizat e tjera qe do te vijojne si per shembull tomografia e kompjuterizuar ose rezonanca magnetike qe perveç se do analizonin kapsulen qe rrethon strukturen origjinale kancerogjene, do kerkonin edhe metastaza te mundshme. Ne kete menyre kryhet "staging" te kancerit.

[1] Piat. Argumente te Kirurgjise , fq 536