sabato 3 dicembre 2011

Roli i Rezonances Magnetike Kardiake ne Hipertensionin Polmonar

Pacientet me hipertension polmonar (HP) vdesin nga insuficienca kardiake e djathte. Kateterizmi perdoret per diagnozen e anes se djathte te zemres, por imazheria per follow-up eshte me mire per sa i perket anatomise se ventrikulit te djathte (VD), funksionit dhe demtimit, dhe se si keto ndryshojne me trajtimin.


Elektrokardiografia ashtu si edhe radiografia e toraksit perdoren per te zbuluar nje HP por kane nje ndjeshmeri (eng. sensibility) relativisht te dobet. Shumica e pacienteve i nenshtrohen ekokardiografise qe gjendet gjithandej, e cila jep informacione rreth gjetjes dhe shkakut te HP. Gjithsesi, nevojiten metoda imazherie te tjera per te zbuluar etiologjine. Ne veçanti, rezonanca magnetike kardiake (RMK), e cila mund te vleresoje pergjigjen e VD dhe ndryshimit te terapise, paraqitet si me premtuesja per matjen e parametrave ne menyre jo invazive ne pacientet qe dyshohen per HP.

RMK mund te mase ndryshimet ne masen e VD, volumin, funksionon dhe lidhjen ndermjet funksionit te VD dhe markatoreve te tjere, demtimin e VD dhe nderveprimin me ventrikulin e majte (VM). Keto matje jane te nevojshme per analizimin e anomalive qe perfshijne nje zgjerim dhe hipertrofi te VD dhe levizjet anormale te septit interventrikular ne drejtim te VM. Matja e volumeve te VD eshte e rendesishme per te analizuar volumin e njehershem (eng. right ventricular stroke volume) dhe perqindjen e hedhjes (eng. ejection fraction) ne individet gjate pushimit ose ne sforcim e siper.

Eshte interesante fakti qe stroke volumi (volumi i njehershem) i VD nuk rritet me kryerjen e ushtrimeve ne pacientet qe kane HP idiopatike ndersa tek individet e shendetshem ai rritet.

RMK mund te permiresoje prognozen e HP. Stroke volume te uleta, mase me e madhe e VD , volume diastolike me te larta ne VD dhe volume diastolike me te uleta ne VM ne kushte bazale jane parashikues te nje vdekshmerie me te larte [1].

Tani per tani RMK mbetet nje analize e kushtueshme per perdorim te perditshem klinik dhe nuk eshte shume e perhapur. Do te ishte e nevojshme nje menyre alternative joinvazive per te identifikuar disfunksionin diastolik te VD ne HP. Matja e NT-proBNP (N-terminal pro-B-type natriuretic peptide) ploteson kete kerkese dhe eshte nje biomarkator i perhapur qe ka lidhje me funksionin e VD ne HP [2].

Edhe pse RMK mat rritjet e mases dhe volumit te VD, renien e funksionit te VD dhe demtimin e VD ne septum, a mund te mase permiresimet ne trajtimin e HP?
Studimi Euro MR mati parametra RM ne kushtet bazale (t0), 4 (t4) dhe 12 (t12) muaj  pas trajtimit. Te dhenat e plota tregojne qe trajtimi rriste fraksionin e hedhjes se VD dhe permiresonte mbushjen e VM ne t4. Permiresimet viheshin re per stroke volumin e VD, indeksin kardiak dhe volumin diastolik te VM ne t4 por qe vazhdonte edhe ne t12.

Praktikisht, ka nevoje per nje matje joinvazive te funksionit te anes se djathte te zemres, si per prognozen ashtu edhe per vleresimin e pacienteve HP te trajtuar. Nderkohe, RM paraqitet si imazheria me e mire per analizen e ketyre parametrave.

Shkrim nga Andrew Peacock, Njesia Vaskolare Polmonare Skoceze , Glasgow, Mbreteria e Bashkuar

Bibliografia
1] van Wolferer SA, Marcus JT , Boonstra A, et al. Prognostic value of right ventricular mass, volume and function in idiopathic pulmonary arterial hypertension. Eur Heart J 2007 ; 28: 1250-7
2] Blyth Kg , Groenning BA , Mark PB, et al. NT-proBNP can be used to detect right ventricular systolic dysfunction in pulmonary hypertension. Eur Respir J 2007; 29: 737-44