domenica 11 dicembre 2011

Tomografia e Kompjuterizuar per Apandesitin Akut

Tomografia e kompjuterizuar me multidetektore (eng. Multidetector computed tomography, MDCT) eshte shume e sakte per rastet ku dyshohet per apandesit akut


Perdorimi i tomografise se kompjuterizuar per diagnostikimin e rasteve ku dyshohet per apandesit akut eshte rritur nga rreth 20% ne vitin 2000 ne >90% ne 2006. Gjithsesi, pak kerkues kane analizuar aftesite diagnostikuese te MDCT per kete situate. Per te vleresuar aftesite diagnostikuese, kerkuesit zgjodhen mbi 2800 te rritur nga nje institucion i vetem akademik ne Wiskonsin qe ju nenshtruan MDCT (nga viti 2000 deri ne 2009) per vleresimin e rasteve ku dyshohej per apandesit akut. Patologjia kirurgjikale dhe gjetjet intraoperatore u perdoren per te vendosur nese pacientet kishin apandesit akut; pacientet u ndoqen per te pakten 12 muaj per te vezhguar pranine e apandesitit akut ne ata qe nuk ju nenshtruan nderhyrjes. 

Prania e plote (eng. overall prevalence) per apandesitin akut ishte 23%. MDCT ishte pozitive ne 708 paciente dhe negative ne 2163 paciente. Ne 10 paciente rezultatet e tomografise ishin fallco-negative; ne 43 paciente, gjetjet e tomografise ishin fallco-pozitive. Ndjeshmeria (eng. sensitivity) e MDCT per apandesitin akut ishte 98.5%, specificiteti ishte 98%, dhe vlerat parashikuese negative dhe pozitive ishin 99.5% dhe 93.9%.

Komente (nga Jamaluddin Moloo, MD, MPH) : Ne kete studim te kryer ne nje qender te vetme, MDCT ishte shume e sakte per diagnozen e apandesitit akut. Protokollet e kesaj qendre perfshinin nje MDCT te abdomenit dhe pelvisit pas dhenies se materialit te kontrastit ne rruge orale dhe intravenoze.

Publikuar ne Journal Watch General Medicine , Qershor 2011

Artikulli i Cituar:
Pickhardt PJ et al. Diagnostic performance of multidetector computed tomography for suspected acute appendicitis. Ann Intern Med 2011 Jun 21; 154:789

Artikulli i Plote (Mund te jete i nevojshem regjistrimi)
Abstrakt ne Pubmed (Falas)