mercoledì 31 agosto 2011

Migrena dhe Terapia me Triptane

Migrena eshte me e zakonshme dhe me e rende tek femrat se sa tek  meshkujt. Simptomat zakonisht fillojne ne moshe te re. Semundja mberrin maksimumin e aktivitetit te vet rreth moshes se mesme. Edhe pse migrena nuk vendos jeten ne rrezik, ajo rrit rrezikun per nderlikime te tjera vaskulare siç jane iktusi iskemik dhe pre-eklampsia.

Migrena

Shega - Dobite tek Pacientet ne Dialize

Lengu i ketij fruti ben te mundur uljen e rrezikut kardiovaskular, ne saje te uljes se vlerave te presionit arterioz dhe nje permiresimi te profilit lipidik (dhjamrave ne gjak). 
 
Shega - Nje Frut Shume Dobi
 

Terminologji qe Mund te Ngaterrohet

Ne kete shkrim, do doja te shpjegoja disa terma qe mund te ngaterrohen. Jane terma qe perdoren shpesh neper shkrimet mjekesore dhe jo rralle ngjallin keqkuptime per personave qe i lexojne. Te perpiqemi te vendosim pak rregull ne kete gje!

4.7

4.7 litra eshte afersisht sasia e gjakut qe ndodhet ne trupin e njeriut. Kjo sasi perben afersisht 7% te peshes se trupit te njeriut.

Hemorroidet

Hemorroidet jane nje semundje qe kane te bejne me enet e gjakut ne zonen anale. Vijne si pasoje e zmadhimit te venave dhe me pas brenda tyre mund te mpikset gjakut.

giovedì 25 agosto 2011

Kolecistiti Akut

Kolecistiti eshte nje inflamacion i temthit, nje organ i vogel ne forme dardhe qe ndodhet ne pjesen e siperme te djathte te barkut. Temthi mban materialin biliar qe prodhohet nga melçia. 
Elemente te Aparatit Tretes

Azma Bronkiale - Shkaktaret e Saj

Kushtet atmosferike te diteve te dimrit ndihmojne ne zhvillimin e azmes bronkiale (rrugeve te frymemarrjes). Nderkohe, nga te dhenat rezulton, se shumices se pacienteve shkaqet kryesore te saj iu percaktohen nga provat e alergjise. Prof. Dok. Luljeta Kote shefe e Sherbimit te Alergo-Pneumologjise ne Pediatrine e QSUT-se shpjegon disa nga shkaqet e kesaj semundje.

Embrioni pas 6 Javesh

Embrioni pas 6 Javesh


U bene 6 jave qe nga fekondimi dhe embrioni tani qendron i rrethuar nga lengu amniotik qe e mbron. Eshte i lidhur me placenten me ane te nje kordoni qe merr emrin kordoni umbelikal  dhe me ane te tij merr oksigjenin dhe te gjithe ushqimet qe i nevojiten per te zhvilluar, si dhe largon anhidritin e karbonit dhe mbetjet e metabolizmit te vet.

Si Ruhet Materiali Gjenetik ne Qelizat Staminale

Kerkuesit e institutit Pasteur ne Paris, kane gjetur nje mekanizem se si qelizat staminale te rritura arrijne te mbrojne ADN-n e tyre nga mutacionet. Keto  rezultate jane publikuar ne revisten Nature Cell Biology te muajit qershor 2006,dhe ka rendesi per rritjen e qelizave staminale ne laborator dhe ne kerkimet mbi kanceret.

Qeliza Staminale

martedì 23 agosto 2011

Zbulohet nje Mekanizem Kyç ne Hedhjen e Trapianteve te Organeve

Rezultatet e studimit mund te hapin rruge me strategji me efikase per te garantuar funksionimin e plote te organeve te trapiantuar. 
 
Hedhja Qelizore ne Trapiante
 

Nje strategji e re terapeutike mund te shmange hedhjen e trapianteve te organeve; mund te jete ky rezultati perfundimtar i nje studimi te ri te publikuar ne revisten Science Signaling qe ka gjetur nje nga mekanizmat biokimike qe jane ne baze te ketij fenomeni. Grupi ka perqendruar interesin e tyre ne tkurrjen e eneve aferente tek organi i trapiantuar qe ndalon nje ushqim te duhur me gjak dhe mund te çoje pacientin ne listat e pritjes per nje trapiant tjeter.

Prostata - Problemi i te Moshuarve

Vendosja ne kohe e diagnozes se prostates eshte shume e rendesishme. Prof dok. Alketa Koroshi shpjegon menyren se si vendoset diagnoza e prostates, si behet mjekimi dhe se ku konsiston nderhyrja kirurgjikale. 

Guret ne Veshka nga Hiperkalciuria

Guret ne veshka jane nje problem qe prek nje pjese te mire te popullsise. Te dhenat mbi popullaten amerikane tregojne nje rritje te rasteve ne 30 vitet e fundit. Deri ne moshen 70 vjeçare, 11% e meshkujve dhe 5.6% e femrave do te kene gure ne veshka qe do japin simptoma. Rreth 80% e gureve jane te perbere nga oksalati i kalciumit me sasi te ndryshme te fosfatit te kalciumit.

Te Papriturat e Dites

Te merresh me femije ka bukurine e vet dhe ne te njejten kohe veshtiresine e vet. Kjo, sepse, per ta edhe vizita eshte pjese e lojes se tyre te perditshme dhe nuk duan tia dine se çfare po ndodh rreth e qark.  Nuk duan tia dine se per cilen arsye jane paraqitur ne ate vizite! E vetmja gje qe i sjell pak shqetesim kur futen ne ate ambulator eshte prezenca e infermierit me kemishen jeshile qe perkthyer ne gjuhen e tyre do te thote "nje qenie me age ne dore,gati per ti marre gjakun per analiza". Nese shohin kemishen e bardhe pastaj, ballafaqimi i pare eshte nje e qare e gjate derisa te lodhet. 

Struktura e ADN-s : Lidhjet

Ne shkrimin e pare mbi strukturen e ADN-s u perqendruam tek perkufizimi i acideve berthamore dhe perberesve te tyre baze qe jane nukleotidet [1]. Folem per strukturen e nukleotideve duke i shperbere ne pjese me te detajuara te tyre dhe duke folur per rendesine qe ka secila pjese. Ne kete shkrim te dyte do perqendrohemi tek menyra se si lidhen nukleotidet njeri me tjetrin ne te njejtin zinxhir dhe ndermjet zinxhireve.
 
Riboza dhe Deoksiriboza

domenica 21 agosto 2011

Mononukleoza Infektive

Shenjat kryesore te mononukleozes infektive jane faringiti (zakonisht fillim subakut) , temperatura dhe linfoadenopatia. Keto tre shenja jane kryesoret tek kjo semundje. Simptomat me te zakonshme jane dhimbja e fytit, gjendje te semure dhe keputje. Petekie te pjeses se siperme te gojes, edema periorbitale dhe nje rash kutan jane me pak te zakonshme.

Cfare jane Telomeret?

Telomeret jane disa pjese te vogla ADN-je qe ndodhen ne fundet e çdo kromozomi. Pjesa fundore e ADN-s eshte mjaft e paqendrueshme: shkaterrohet kimikisht dhe mund te pesoje rikombinime me shpesh se pjesa tjeter e molekules. Funksioni i telomereve eshte qe te ndale heliken qe te mos shperbehet. Praktikisht veprojne si mbrojteset plastike qe gjenden ne fund te lidheseve te kepuceve.

Skleroza Multiple - Nje Problem jo Vetem Imunologjik

Efekti kryesor pozitiv i nje ilaçi te aprovuar kohet e fundit nga FDA , fingolimod,  nuk vjen si pasoje e aftesive te tij te imunorregullimit, por i nje veprimi te drejteperdrejte mbi sistemin nervor qendror.

Nje Trajtim i Ri per Fibrozen Cistike

Nje trajtim i ri ka si shenjester proteinen me difekt te fibrozes cistike. 

Trajtimet aktuale per fibrozen cistike (FC) (mukovishidoza) perqendrohen ne uljen e simptomave. Tani studjuesit po kerkojne te trajtojne shkakun e vertete te FC , difektin e gjenit qe kodifikon per proteinen CFTR (eng. Cystic Fibrosis Transmembrane Conductance Regulator). Ne nje trial klinike qorr te dyfishte, te randomizuar te sponsorizuar nga industrite farmaceutike (eng. industry-supported, double-blind, randomized clinical trial), 39 te rritur me FC moren ne rruge orale VX-770 (perforcues CFTR qe rrit aktivitetin e proteines CFTR) ose placebo çdo 12 ore per 28 dite. Te gjithe pacientet kishin mutacionin G551D.

giovedì 18 agosto 2011

Perikarditi Akut

Elektrokardiograma e nje pacienti me perikardit akut paraqet ngritje te perhapur te segmentit ST (eng. widespread ST-segment elevations) ne derivacionet prekordiale, si dhe nje segment ST me forme konkave drejtuar siper (eng. upward concave ST segment) dhe ulje te segmentit PR (eng. PR-segment depression). Ngritja e segmentit ST (ne milimetra) dhe lartesia e vales T (ne milimetra) mund te jete me i larte se 0.24 ne derivacionin V6. Shenjat klinike dhe simptomat mund te perfshijne dhimbje te gjoksit (me e madhe ne pozicionin shtrire) dhe ferkim te perikardit.

Cfare Eshte Nevralgjia e Trigeminit?

Nervi trigeminal eshte nervi i peste dhe inervon zonen e fytyres.
Ndahet ne 3 degezime, nje degezim qe inervon muskujt e nofulles (kjo konsiderohet edhe pjesa motore e muskulit te trigjeminit), njeri qe inervon zonen maksilare (ku shperndahet ne zonen e faqes,faqeve te hundes,buza e siperme) dhe degezimi oftalmik i cili inervon zonen e syrit (zona ballore,lakrimale dhe e hundes).

Shikim i Mjegulluar

Pacient 76 vjeç paraqitet ne departamentin e emergjences per shikim te mjegulluar. Kjo simptome kishte filluar 24 ore me pare dhe ishte verejtur nderkohe qe ai po shihte televizion. Mengjesin me pare ishte zgjuar me dhimbje koke te perparme qe ishte akoma e pranishme. Nuk kishte rezistence te qafes, simptoma te tjera neurologjike ose humbje te vetedijes.

Diabeti - Shkaktaret dhe Pasojat

Doktor Isuf Kalo shpjegon se diabeti ze vendin e pare per verbimet, per azotemine, per abotimet (prerjet e kembeve), per infarkte miokardi.

Duke e cilesuar si nje semundje teper te rrezikshme edhe Drejtori i Qendres se Akreditimit te Sherbimeve Shendetesore, Isuf Kalo ka treguar pasojat e kesaj semundje. "Nje person me diabet, sipas mjekeve, rrezikon shume gjera, pasi kjo semundje ze vendin e pare per verbimet, per azotemine, per abotimet (prerjet e kembeve), per infarkte miokardi, per demtime ne tru, etj", shpjegon ai duke shtuar se diabeti godet kudo çdo organizem, çdo organ, çdo sistem dhe çon ne invalidizem, kjo do te thote qe njerezit edhe vdesin para kohe, por me shume invalidizohen. Sipas specialisteve, rrezikojne per diabet te gjithe personat qe paraqesin obezitet dhe mbipeshe, mungese te aktivitetit fizik, ushqyerje jo te shendetshme, trashegimi per diabet ne familje, sasi te larte kolesteroli ne gjak, moshe te madhe, grate me diabet gjate barres apo qe kane lindur femije me peshe te madhe.

domenica 14 agosto 2011

Endokarditi

Endokarditi eshte nje infeksion ose inflamacion (pergjigje ndaj nje demtimi te qelizave) i valvulave te zemres ose endokardit, shtreses se brendshme te dhomave te zemres. Endokarditi eshte nje gjendje klinike qe mund te çoje ne insuficience kardiake, stroke (demtim cerebral), insuficience renale dhe vdekje. Fatmiresisht, mund te trajtohet me sukses ne pjesen me te madhe te njerezve. 


Endokarditi i Valvules Aortike

Terapia kunder Tuberkulozit

Regjimi i preferuar terapeutik i momentit qe perdoret per tuberkolozin eshte ai i quajturi “regjimi i shkurter” dhe parashikon nje trajtim farmakologjik te gjatesise se 6 muajve te ndare ne 2 faza.

2

2 metra eshte gjatesia e ADN ne kromozomet e qelizes se njeriut.

Pneumonite e Marra ne Spital

Organizmat gram-negative mbizoterojne ne pneumonite e marra ne spital (eng. hospital-acquired pneumonias, HAP)  e nder to, me te rendesishmit jane Pseudomonas aeruginosa, Acinetobacter baumanni dhe Enterobakteriet. Nga viti 1963 deri ne 2003, specia e acinetobakterieve ka qene e vetmja specie gram-negativesh qe ka pesuar nje rritje te rendesishme si shkaktar pneumonish ne terapite intensive ne Amerike. Fatkeqesisht, rezistenca e ketyre organizmave ndaj antibiotikeve, sidomos karbapenemeve, po sjell probleme te rendesishme terapeutike.

Ndryshimet Fiziologjike qe Shkakton Shtatzania

Pasi qe kemi folur mbi shenjat dhe diagnostikimin e shtatzanise  [1], tani perqendrohemi tek ndryshimet fiziologjike qe sjell ne trup. Ne shkrimin e meposhtem do te merren ne analize ndryshimet ne organet kryesore.
Shtatzania shkakton nje seri ndryshimesh fiziologjike ne te gjithe organet dhe sistemet e nenes. Shumica e tyre zhduken pas lindjes.

sabato 13 agosto 2011

Semundja e Huntington

Semundja e Hantington-it (Huntington) eshte nje semundje neurodegjenerative e trashegueshme! Shkaktari kryesor eshte mutacioni i gjenit te huntingtines qe ndodhet ne kromozomin 4 (4p16.3). 

Truri

Enzimat

Enzimat  jane nje nga zbulimet  me te medha te biologjise ne fillimet e shekullit te kaluar. Enzimat  ne vetvete jane struktura biologjike qe kane funksion te pershpejtojne reaksione qe ne kushte normale do te ndodhnin me nje shpejtesi mjaft te ngadalte. Shpejtesia  e ketyre reaksioneve mund te pershpejtohet nga 100 here deri ne 1000000000000 here. Enzimat futen ne reaksione dhe dalin prej tyre pa u perdorur dhe per kete arsye, rendimenti i tyre i afrohet atij te nje motori ideal.

Shkaqet e Anemise pas Moshes 65 Vjeç

Rreth 10% e meshkujve dhe femrave ne moshen mbi 65 vjeç mund te jene anemike. Tre shkaqet kryesore jane mungesat e elementeve ushqimore (hekur, vitamine B12 dhe folati) , anemia nga inflamacioni kronik (ndryshe e njohur si anemi e semundjes kronike) dhe neoplazmat sic mund te jene sindromat mielodisplazike, mielomat dhe tumoret hematologjike dhe te indeve.

NEJM Dhjetor 2006

Rruga e mARN

Pasi formohet,  mARN-ja (eng. messenger RNA) kalon ne citoplazem dhe atje drejtohet ne zonat ku do te trasformohet ne proteina. Pyetja qe hidhet ketu eshte si eshte e mundur qe keto   mARN e gjejne rrugen e duhur dhe perfundojne ne zonat ku duhen? 

venerdì 12 agosto 2011

Video - Intubimi i nje Pacienti te Rritur


video

Video e paraqitur eshte nje nder videot me te mira per sa i perket shpjegimit se si kryhet nje intubim tek nje pacient i rritur. Kjo procedure paraqet nje pike kyçe ne trajtimin e nje pacienti ne urgjence dhe ne sigurimin e rrugeve te frymemarrjes ne momentin kur pacienti nuk eshte me i afte. Gjithashtu paraqet nje element themelor per trajtimin e nje pacienti ne menyre mekanike ose ne menyre kirurgjikale. Tek nje femije ka disa ndryshime te vogla ne menyren se si kryhet procedura por qe gjithsesi ruan pikat kryesore te procedures. Vini re me kujdes ato qe jane pikat kryesore te intubimit si dhe menyren se si verifikohet nese eshte kryer me sukses apo jo!

Animacioni : Foundationskills.net

mercoledì 10 agosto 2011

Nje Radiografi me Shume Elemente Patologjike

Pacient 71 vjeç , shtrohet per dispne dhe disfagji. Nje radiografi e toraksit tregon pranine e nje mase paratrakeale qe deformon trakene. Per kete arsye kryen nje tomografi te kompjuterizuar qe tregon pranine e nje mase ne zonen paratrakeale qe interesonte zonen perreth ne hipoteze te pare e natyres neoplastike. Bronkoskopia rezultoi negative per kerkimin e qelizave kancerogjene.
Radiografi Kontrolli pas Vendosjes se Drenazhit


Cfare funksioni ka Apendiksi?

Loren G. Martin, profesor i fiziologjise ne Universitetin Oklahoma State, pergjigjet:
" Per vite me rradhe, apendiksi (pjese shtojce e zorres se trashe) mendohej te kishte shume pak funksione fiziologjike. Tani dihet, gjithsesi, qe apendiksi sherben per nje rol te rendesishem tek fetusi dhe tek te rinjte. Qelizat fiziologjike shfaqen tek apendiksi i nje fetusi rreth javes se 11 te zhvillimit. Eshte gjetur qe keto qeliza endokrine te apendiksit te fetusit prodhojne disa amina biogjenike dhe hormone peptide, perberje qe marrin pjese ne mekanizma te ndryshme kontrolli biologjik (homeostatik). Me pare nuk kishte shume te dhena mbi kete funksion ne studimet e kryera tek kafshet sepse apendiksi nuk ekziston tek gjitaret shtepiake.

Apendiksi - Pjese Shtojce e Zorres se Trashe

Cmimi Nobel 2010 per Mjekesine

Nobeli per mjekesine ose fiziologjine per vitin 2010 ju dha Robert G. Edwards per zhvillimin e fekondimit in vitro.