Amitriptilina, duloksetina dhe
pregabalin ulnin dhimbjen ne menyre te ngjashme.
Mjekesia Eshte Profesioni i Vetem qe Punon ne Menyre te Pandalur per te Shkaterruar Qellimin e Ekzistences se Vet! (James Bryce)
sabato 22 dicembre 2012
venerdì 14 dicembre 2012
Cili Lloj Diabeti Prek nje Person me Fibroze Cistike?
Per
tu pergjigjur kesaj pyetjeje duhet te kuptohet fillimisht se cili lloj diabeti
eshte i pranishem ne familje: Diabeti i tipit 1 mund te shfaqet tek femijet ose
me sakte ne cilendo moshe te re, dhe vjen si pasoje e nje nderveprimi te nje
baze gjenetike (nje karakteristike te veçante gjenetike) me nje ose me shume
faktoreve ambientale (qe nuk njihen akoma por hipotizohen faktore virale,
stresi, trauma). Predispozimi gjenetik nuk eshte i mjaftueshem qe diabeti te
shfaqet. Eshte e nevojshme nje shkak qe e fillon, i cila vjen nga ambienti.
mercoledì 5 dicembre 2012
Mbi Emrat e Semundjeve : Frymemarrja e Cheyne Stokes
Eshte
nje frymemarrje anormale, e lidhur me nje ulje te stimulimit nga qendrat e
frymemarrjes; karakterizohet nga periudha te rregullta apneje (qe zgjasin rreth
5-20 sekonda) te cilat nderpriten nga periudha frymemarrjeje, qe karakterizohen
fillimisht nga frymemarrje te shpejta te cilat ngadalesohen serish per tu
shnderruar ne periudha apnesh.
![]() |
Frymemarrja Cheyne - Stokes (Imazhi: Internet Archive Book Images/Wikimedia Commons/No restrictions) |
Nga vjen emri i kesaj
shenje patologjike?
Mbi Emrat e Semundjeve : Frymemarrja e Cheyne Stokes
Eshte
nje frymemarrje anormale, e lidhur me nje ulje te stimulimit nga qendrat e
frymemarrjes; karakterizohet nga periudha te rregullta apneje (qe zgjasin rreth
5-20 sekonda) te cilat nderpriten nga periudha frymemarrjeje, qe karakterizohen
fillimisht nga frymemarrje te shpejta te cilat ngadalesohen serish per tu
shnderruar ne periudha apnesh.
Nga vjen emri i kesaj
shenje patologjike?
lunedì 19 novembre 2012
Kanceri i Mushkerive
Nga te gjithe
kanceret, ai i mushkerive eshte pergjegjes per pjesen me te madhe te vdekjeve
tek meshkujt dhe femrat. Mendohet se
duhani eshte pergjegjes per 8/10 e rasteve me kancer te mushkerive. Duhanprija
rrit rrezikun per te zhvilluar kancer te mushkerive sepse tymi i duhanit
permban kancerogjene (substanca qe mund te shkaktojne kancer). Edhe ekspozimi i
nje personi qe nuk pi duhan por qendron ne ambient ku pihet duhani (i
ashtequajturi duhanpires pasiv) rrit rrezikun per te zhvilluar kancer te mushkerive.
Aktualisht, ndalimi i duhanit eshte e vetmja menyre e provuar qe ul rrezikun
per te zhvilluar kancer te mushkerive.
mercoledì 14 novembre 2012
Ana e Erret e Gjenomes
Rezultatet e para te projektit ENCODE kane treguar
aktivitet intensiv ne pjesen jo kodifikuese te gjenomes njerezore, te
ashtequajtur “ADN hedhurine”, duke treguar qe ajo mban miliona çelesa per
aktivizimin dhe heshtjen e gjeneve, te organizuara ne rrjeta heriarkike te
nderlikuara. Perveç faktit qe shtojn dijet tona per shprehjen gjenike,
rezultatet e ENCODE jane themelore per interpretimin me me shume saktesi te
rezultateve te studimeve te tjera qe analizojne lidhjen ndermjet gjeneve dhe
semundjeve.
domenica 21 ottobre 2012
Simptomat e Refluksit Gastroezofagal (RGE)
Pacientet
qe kane RGE mund te kene simptoma si ndjesi djegie, kthim materiali gastrik,
disfagji dhe dhimbje te toraksit. Simptoma me pak te zakonta jane odinofagjia (dhimbje
gjate gelltitjes), nauzea, rritje e peshtymes si pasoje e refluksit
gastroezofagal, dhimbje ne zonen subksifoide. Simptomat ektraezofagale mund te
perfshijne kolle kronike, laringjit, azem dhe prishje te enamelit te dhembeve.
lunedì 8 ottobre 2012
Miopatia e Shkaktuar nga Statinat
Ne
raste te rralla, statinat mund te shkaktojne dhimbje muskulore ose dobesi te
shoqeruar me nivele te larta kreatin kinaze (per shembull miopati) dhe,
ndonjehere, kjo mund te çoje ne shkaterrim te muskulit dhe leshim te
mioglobines (per shembull, rabdomioliza), e cila rrit rrezikun per insuficience
renale dhe vdekje.
venerdì 21 settembre 2012
Gjinekomastia
Procesi fiziopatologjik i gjinekomastise ka te
beje me nje dizekuiliber ndermjet veprimeve te estrogjenit te lire dhe
androgjenit te lire mbi indin e gjoksit.
giovedì 6 settembre 2012
Hekuri dhe Anemia - Pjesa 1
Trupi ka nevoje per hekur
sepse ai luan nje rol te rendesishem ne metabolizmin e energjise dhe ne
prodhimin e qelizave te kuqe te gjakut (eritropoieza). Hekuri eshte nje metal
qe merr pjese ne proceset redoks – per shembull reduktim nga nje substance organike
ose rioksidim nga oksigjeni. Ai lidhet i
vetem me oksigjenin ose si pjese e nje kompleksi. Hekuri trasportohet ne gjak
nga proteina transferrine dhe ruhet ne trup si proteinat ferritina dhe
hemosiderina. Format e rendesishme te hekurit funksional jane hemoglobina,
mioglobina, citokromet, proteinat hekur-squfur, enzimat me hekur dhe
laktoferrina.
lunedì 3 settembre 2012
Faktoret e Rrezikut per Semundjet Kardiake
Semundjet kardiake jane shkaktare te shume vdekjeve qe
ndodhin çdo vit. Eshte e rendesishme te kuptohet se çfare i ben keto semundje
kaq te zakonshme dhe se si mund te ulen mundesite per te pasur nje semundje kardiake.
Semundjet kardiake mund te jene te heshtur (pa simptoma) ne disa individe. Ata
mund te mos e dine qe kane semundjet deri ne momentin qe pesojne nje atak
kardiak (i njohur gjithashtu si infarkt i miokardit).
venerdì 31 agosto 2012
Nje Pune si Cdo Pune Tjeter , Nje Jete si Cdo Jete Tjeter - Pjesa 3
8 Maj 1961
“Nuk i lejova vetes te mendoja
per gje tjeter perveç punes qe kisha ne duar. Ishte e nevojshme te ndihesha i
forte dhe te shtrengoja dhembet. Ne momentin qe do humbja ndjenjat, i kisha
dhene Sasha Artemev-it nje shiringe dhe i kisha treguar se si te kryente
injeksionin. Zgjodha nje pozicion gjysem te shtrire. I tregova Zinovy
Teplinsky-t se si te mbante pasqyren. Te shkretet asistente te mi! Ne fund u
hodha nje sy: ata po qendronin aty me kemishat e tyre te bardha, me te bardhe
se kemishat e tyre. Edhe une isha i trembur. Por, kur mora shiringen me
novokaine dhe kreva injeksionin, dhe pastaj fillova te operoja, nga ai moment
me pas nuk vura re asgje tjeter.
martedì 24 luglio 2012
Hipertensioni ne Pacientet me Apne Obstruktive te Gjumit
Trajtimi me CPAP (eng. Continuous Positive Airway Pressure) uli rrezikun ne pacientet e prekur rende.
sabato 21 luglio 2012
Toksoplazmoza dhe Sistemi Nervor Qendror
Cili eshte prezantimi tipik i nje infeksioni nga toksoplazmoza ne sistemin nervor qendror?
Toksoplazma eshte nje protozo qe rralle here shkakton semundje serioze ne individet normale. Ne pacientet me infeksion nga HIV ne faze te avancuar, eshte shkaku me i zakonshem i masave fokale te trurit.
mercoledì 18 luglio 2012
Gjendja Konfuzionale ne nje Pacient me Semundje Kronike te Melçise
Cilat jane diagnozat diferenciale te nje gjendje subakute konfuzionale ne nje pacient me semundje te melçise?
venerdì 29 giugno 2012
Semundja e Veshkes Policistike
Cfare bejne veshkat?
Veshkat largojne mbeturinat nga gjaku. Kete funksion e kryejne duke filtruar gjakun dhe duke formuar urinen. Urina largon mbetjet nga trupi jone.
Cfare eshte semundja e veshkes policistike?
Semundja e veshkes policistike (eng. Polycystic Kidney Disease, PKD) ndodh ne familje. Qese me leng (te quajtura ciste) formohen ne veshka. Nese formohen shume ciste dhe rriten ne dimensione, veshkat mund te demtohen. Cistet mund te japin dhimbje ose mund te infektohen. Femijet e personave me kete semundje kane 50% mundesi te trashegojne semundjen.
sabato 16 giugno 2012
Nje Pune si Cdo Pune Tjeter , Nje Jete si Cdo Jete Tjeter - Pjesa 2
Pergatitja per operacionin
Pjesetaret e grupit ndoqen keshillat e Rogorov dhe pergatiten nje hapesire per te kryer operimin. Nxorren çdo gje jasht nga dhoma e Rogorov duke lene vetem shtratin, dy tavolina dhe nje llampe tavoline. Aerologjistet Fedor Kabot dhe Robert Pyzhov e mbushen dhomen me drite ultraviolet dhe sterilizuan shtratin dhe rrobat.
sabato 9 giugno 2012
Biomarkatoret Tumorale
Substanca te dozueshme ne
lengjet biologjike qe paraqesin nje sinjal te pranise ose zhvillimit te nje
neoplazie.
giovedì 7 giugno 2012
Si dhe Sa Duhet te Trajtohet Pseudomonas Aeruginosa per te Parandaluar Kronicizimin?
![]() |
Pseudomonas Aeruginosa |
Fjale Kyçe:
Antibiotike,
Ciprofloksacina,
Dossier Fibroza Cistike,
Fibroza Cistike,
Kolistatina,
Pediatria,
Pneumologjia,
Pseudomonas Aeruginosa,
Semundje Infektive,
Tobramicina
lunedì 4 giugno 2012
Aneurizma e Aortes Ashendente
Paciente femer, 92 vjeçe, shtrohet ne repartin e semundjeve
te mushkerive si pasoje e perkeqesimit te dispnese shoqeruar me perkeqesim te gjendjes
se pergjithshme shendetsore.
mercoledì 30 maggio 2012
Berlipril 20
1. EMERTIMI I BARIT
Berlipril®
20
2. PERBERJA CILESORE DHE SASIJORE
1 tablete permban 20 mg
enalapril maleat.
3. FORMA FARMACEUTIKE
Tableta
giovedì 17 maggio 2012
Hepatiti C
Virusi i hepatitit C
(HCV) eshte nje virus qe mund te demtoje melçine. Hepatiti C, semundje e
melçise e shkaktuar nga HCV, eshte nje problem boteror dhe çon ne rreth
12.000 vdekje ne vit ne Shtetet e Bashkuara. Rreth 2% e amerikaneve
jane te infektuar nga HCV. Mund te jesh i infektuar nga virusi dhe te
mos e dish.
Virusi i hepatitit C
shperndahet nga kontakti me gjakun e nje individi te infektuar. Nje
analize e thjeshte gjaku mund te tregoje nese jeni te infektuar nga
hepatiti C. Rreth 3/4 e personave te infektuar nga HCV zhvillojne nje
hepatit kronik. Fatmiresisht, vetem rreth 1/4 e tyre zhvillojne nje
demtim te melçise perparues dhe te pakthyeshem.
![]() |
Cirroza |
Fjale Kyçe:
Faqja e Pacientit,
Gastroenterologjia,
HCV,
Hepatiti A,
Hepatiti B,
Hepatiti C,
Hepatologjia,
Interferoni,
Melçia,
Ribavirina,
Trapianti i Melçise,
Virologjia,
Virus
martedì 15 maggio 2012
Nje Pune si Cdo Pune Tjeter , Nje Jete si Cdo Jete Tjeter - Pjesa 1
Anija
Ob , me ne bord ekspediten e gjashte te Antarktikut Sovietik, u nis nga
Leningradi me 5 nentor 1960. Pas 36 ditesh ne det, ajo leshoi pjese te
ekspedites ne akujt e Brigjeve te Princeshes Astrid. Puna e tyre ishte
te ndertonin nje baze polare ne Antarktike ne Oazin e Schirmacher dhe te
kalonin dimrin atje. Pas 9 javesh, me 18 shkurt 1961, u hap nje baze e
re, e quajtur Novolazarevskaya.
lunedì 14 maggio 2012
Identifikohet nje Marker i Ri per Karcinomat e Mushkerise
Nje seri te dhenat shkencore sugjeronin qe gjeni cbx7 ishte nje onkosopresor, mungesa ose mutacioni i se cilit kishte lidhje me shume raste tumoresh malinje. Prova perfundimtare erdhi nga grupi i kerkimit i drejtuar nga Alfredo Fusco, drejtor i Institutit te Endokrinologjise dhe Onkologjise Eksperimentale ne Keshillin Kombetar te Kerkimeve (ita. Istituto di endocrinologia ed oncologia sperimentale del Consiglio nazionale delle ricerche, Ieos-Cnr) te Napolit: puna e tyre u publikua ne revisten Journal of Clinical Investigation.
![]() |
Qeliza Kancerogjene ne Ndarje |
lunedì 30 aprile 2012
Kanceret e Mushkerive me EGFR Mutante ose Pozitive per ALK
Cilat
jane karakteristikat e pacienteve me kancer te mushkerive me EGFR (eng.
Epidermal Growth Factor Receptor) mutant?
Pjesa me
e madhe e pacienteve me kancer te mushkerive me EGFR mutant nuk kane pire kurre
duhan ose jane duhanpires “te lehte” (te perkufizuar si duhanpires te 10 ose me
pak paketave ne vit); pjesa me e madhe e tyre jane femra dhe me origjine
aziatike.
giovedì 26 aprile 2012
Semundja e Kockave nga Terapia me Glukokortikoide
Ne cilen doze te glukokortikoideve keshillohet nderhyrja
farmakologjike per te parandaluar humbjen e materialit kockor?
Kolegji Amerikan i Reumatologjise sugjeron qe terapia
farmakologjike te merret parasysh kur nje pacient pritet te trajtohet me te
pakten 7.5 mg ne dite prednizon (ose ekuivalente) per te pakten 3 muaj.
Pacientet me rrezik te larte kerkojne trajtim per cilendo doze ose gjatesi te
terapise.
mercoledì 25 aprile 2012
Hematuria Mikroskopike
“Mikroskopike” do te thote qe
eshte sasi aq e vogel sa mund te shihet vetem me mikroskop. “Hematuria”
do te thote gjak ne urine.
Nese keni hematuria
mikroskopike, do te thote se keni rruaza te kuqe ne urine, por nuk mund te
shihni gjak kur urinoni.
sabato 14 aprile 2012
Hipotiroidizmi
Gjendrra
e tiroides eshte nje strukture ne forme fluture qe ndodhet ne pjesen e perparme
te qafes. Hipotiroidizmi (funksionim i ulet i tiroides) ndodh kur gjendrra e
tiroides nuk prodhon mjaftueshem nje substance te quajtur hormoni i tiroides,
qe ndihmon per te rregulluar metabolizmin e trupit. Hipotiroidizmi ndodh ne
rreth 5% te popullates amerikane dhe eshte me i perhapur ne grate te moshes me
te madhe se 60 vjeç.
![]() |
Gjendrra e Tiroides (Copyright i Imazhit C.Lynm) |
lunedì 26 marzo 2012
Dhimbjet e Aparatit Urogjenital tek Meshkujt e Rinj
10-30% e meshkujve aktive te
moshes nga 20-55 vjeç, vuajne nga dhimbje urogjenitale, te mesit, çrregullime
seksuale ose çrregullime te urinimit.
domenica 18 marzo 2012
Enoxaheparina me Mire se Heparina e Pathyer gjate Nderhyrjeve Koronare Perkutane
Te dhenat nga kjo meta-analize mund te bejne te
nevojshme nje ndryshim te udhezuesve te tanishem.
Jane
kryer shume krahasime ndermjet enoksaheparines dhe heparines te pathyer (eng. unfractionated
heparin, UFH) gjate nderhyrjeve koronare perkutane (eng. percutaneous coronary
intervention, PCI). Gjithsesi, asnje nuk ka pasur nje fuqi te tille per te vene re ndryshime
te mundshme per sa i perket vdekshmerise dhe sigurise. Si pasoje, pjesa me e
madhe e udhezuesve vazhdojne ti japin nje rekomandim te klases I per PCI,
megjithse ka te dhena te limituara (niveli C) per sa i perket efikasitetit te
saj ne kete situate.
sabato 10 marzo 2012
Hipertensioni ne Shtatzani
Cilat jane rreziqet e hipertensionit kronik ne shtatzani?
Grate me hipertension kronik kane nje mundesi me te madhe per te zhvilluar preeklampsi (17%
deri ne 25% krahasuar me 3% deri ne 5% te popullsise se pergjithshme)
si dhe nje thyerje (eng. abruption) te placentes, zvogelim te rritjes se
fetusit, lindje para kohe dhe lindje çezare. Preeklampsia eshte shkaku
kryesor i lindjeve parakohe dhe i lindjeve çezare ne kete popullate.
domenica 4 marzo 2012
Trupi
Kaluam ne nje salle te madhe qe kishte drita te forta ne
zonen qendrore. U afruam tek pacienti qe ishte ne shtratin e vetem qe ishte ne
ate dhome. Me qelloi te qendroja te koka. Ai nuk fliste por vetem degjonte. Nje
heshtje qe te sillte trishtim. Fytyra e tij fliste me shume se fjalet qe mund
te thonte. Nje fytyre e mbushur me rrudha...
Nderkohe qe profesori filloi te shpjegonte, e kisha fiksuar ate fytyre dhe nuk
po ia hiqja syte kur papritur degjova nje ze te zbehte dhe te ulet:
"He djale, shoh qe me paske ardhur per vizite sot. Dale te te shoh
njehere!!! Qeke çun i ri fare! Me duket se nuk te kane rene dhembet e qumeshtit
akoma."
Mu duk sikur ju shtuan rrudha te tjera ne fytyre...
"Me behet qejfi qe paskeni ardhur se kohet e fundit sme kane ardhur shume
persona. Se di pse!!! Ndoshta infermjerja nuk i ka lejuar. E besoj! Kush do te
donte te shihte ne nje person ne gjendjen time...te fus friken apo jo!!!"
mercoledì 29 febbraio 2012
Katarakta
Si pjese e aparatit te shikimit, secili sy permban nje lente (kristali
i syrit). Kjo lente eshte e paster, ne forme disku dhe ndodhet pas
bebes se syrit dhe irisit. Lentet fokusojne rrezet e drites drejt retines,
pjese ne fund te syrit qe dergon sinjalet vizive ne tru. Kur lentet
mjegullohen, shikimi mjegullohet. Mjegullimi i lenteve merr emrin katarakte.
![]() |
Syri - Pamje Anesore (Copyright i Imazhit: C.Lynm) |
domenica 26 febbraio 2012
Klasifikimi i Ilaçeve Antimikrobike
Ne baze te struktures kimike
dhe mekanizmit te veprimit, ilaçet
antimikrobike klasifikohen si meposhte:
Fjale Kyçe:
Acidi Folik,
Aciklovir,
Aminoglikosidet,
Antibiotike,
Bacitracina,
Beta Laktamet,
Daptomicina,
Farmakologjia,
Fluorokinolone,
Ganciklovir,
Linezolidi,
Rifamicinat,
Transkriptazi Invers,
Vankomicina,
Zidovudina
venerdì 17 febbraio 2012
Keqperthithja dhe Hipokaliemia
Cilat jane te dhenat klinike qe sugjerojne qe mund te kemi te bejme me nje keqperthithje (malabsorbim) kronike?
sabato 4 febbraio 2012
Çeliakia
Çeliakia eshte
nje çrregullim gjenetik (i trashegueshem) i tretjes ne zorren e holle
qe shfaqet me probleme ne thithjen e perberjeve ushqimore. Individet qe
kane çeliakine nuk tolerojne nje proteine te quajtur gluten, qe ndodhet tek gruri (eng. wheat) , thekri (eng. rye) dhe elbi (eng.
barley).
lunedì 30 gennaio 2012
Ilaçe ne Faze Eksperimentimi per Fibrozen Cistike
Fale
rritjes se njohurive mbi menyren se si funksionon gjeni dhe proteina
CFTR, po rriten mundesite e zhvillimit te ilaçeve qe mundohen te
korregjojne gabimin. Disa prej tyre jane aktualisht ne faze
eksperimentimi me rezultate premtuese. Shkurtimisht po permendim disa
prej tyre ne kete shkrim.
sabato 28 gennaio 2012
90 Vitet e Insulines
Kishin me pak se 11 vjeç, ne
1919, kur filluan te vuanin nga ajo semundje "e çuditshme", diagnoza e
se ciles, atehere, ishte e barabarte me nje denim me vdekje brenda pak
javesh: diabeti. Por per Leonardin dhe Elizabeten,
shkenca kishte ruajtur nje "surprize" ne gjendje te ndryshonte kete fat
qe dukej i pashmangshem. Ishte zbulimi i insulines se
injektueshme, ne 1921, dhe keto dy femije ishin te paret, ne 1922, qe
moren kete trajtim qe pas tyre do te shpetonte miliona jete njerezish ne
gjithe boten.
venerdì 13 gennaio 2012
Struktura e ADN-s : Helika
Pasi
qe folem per konceptin e acideve berthamore, strukturen e nukleotideve,
lidhjet ndermjet tyre dhe zinxhiret, tani perqendrohemi tek nje nivel
me tej: Helika e acideve berthamore!
Do te perqendrohemi kryesisht tek ADN-ja e cila formon nje helike mjaft interesante dhe nga shpjegimi i kesaj helike do te nenkuptojme edhe disa gjera te tjera qe do te jene te nevojshme per shkrimet e mevonshme te gjenetikes.
mercoledì 11 gennaio 2012
Duhanpirja dhe Zemra
Pjesa me e madhe e njerezve e dine qe pirja e duhanit eshte e keqe per mushkerite dhe mund te shkaktoje kancer.
Gjithsesi, pak i dine efektet e pirjes se duhanit mbi zemren dhe
sistemin qarkullues - arteriet dhe venat qe levizin gjakun neper trup.
![]() |
Efektet e Pirjes se Duhanit ne Trup (Copyright i Imazhit: C.Lynm) |
lunedì 2 gennaio 2012
Shenime Klinike mbi Arteritin Temporal
Cili eshte prezantimi tipik i arteritit temporal?
Arteriti temporal
godet kryesisht paciente me te vjeter se 50 vjeç dhe karakterizohet nga
elemente sistemike jospecifike perfshire anoreksine, humbje peshe,
keputje dhe temperature. Dhimbja e kohes eshte simptoma kryesore dhe e
pranishmja.
Iscriviti a:
Post (Atom)