sabato 28 gennaio 2012

90 Vitet e Insulines

Kishin me pak se 11 vjeç, ne 1919, kur filluan te vuanin nga ajo semundje "e çuditshme", diagnoza e se ciles, atehere, ishte e barabarte me nje denim me vdekje brenda pak javesh: diabeti. Por per Leonardin dhe Elizabeten, shkenca kishte ruajtur nje "surprize" ne gjendje te ndryshonte kete fat qe dukej i pashmangshem. Ishte zbulimi i insulines se injektueshme, ne 1921, dhe keto dy femije ishin te paret, ne 1922, qe moren kete trajtim qe pas tyre do te shpetonte miliona jete njerezish ne gjithe boten. 

C. H. Best dhe F. G. Banting rreth vitit 1924
(Imazhi nga Universiteti i Torontos. [Licenca Public Domain] me ane te Wikipedias)


Insulina eshte nje hormon qe prodhohet nga pankreasi, funksioni themelor i te cilit eshte ai i rregullimit te nivelit te glukozes ne gjak. Nese sasia ose funksioni i saj ne organizem peson anomali, ose nese hormoni mungon plotesisht, pasoja eshte diabeti, nje semundje kronike e karakterizuar nga nivele te larta te glukozes ne gjak (hiperglicemia). Nje semundje e pakurueshme deri ne vitin 1921, kur dy mjeke kanadeze, Fredrick Banting dhe Charles Best, arriten per here te pare te izolonin dhe te prodhonin insulinen duke e nxjerre nga pankreasi i derrave dhe kafsheve te tjera.

Me 11 janar 1922, insulina u perdor per here te pare per te kuruar diabetin e nje qenie njerezore. Pacienti i pare ishte pikerisht Leonard Thomson, dhe pak muaj me vone, ne gusht, edhe Elizabeta filloi trajtimin. Te dy mbijetuan per vite me rradhe fale kures per te cilen ne 1923 Banting fitoi çmimin Nobel per Mjekesine. Studimet vazhduan derisa u arrit prodhimi i insulines sintetike. Sot, 90 vjet nga trajtimi i pare i njeriut me insuline, jane bere hapa te medha ne kuren e asaj qe mund te perkufizohet si "ish semundje e pasherueshme".

Diabeti gjithsesi, si pasoje edhe i nje perkeqesimi te stilit te jeteses, vazhdon te rritet ne menyre te frikshme. Ekspertet thone qe ne 2011 ishin 366 milion te semure ne bote, por, sipas parashikimeve, do te arrije shifrat 552 milione ne 2030. Flasim keshtu per nje "epidemi globale" qe po intereson gjithmone e me teper vendet e Azise dhe Afrikes dhe qe paraqet nje problem te rende per sa i perket anes ekonomike: ne harkun 10 vjeçar, sistemet shendetsore kombetare nuk do te jene ne gjendje te "perballojne" kostot e "emergjences se diabetit".

Edhe numri i vdekjeve mbetet i larte, rreth 3 milion ne vit, sepse, pamvaresisht kurave me te mira qe jane aktualisht, kane nje ndikim te madh obeziteti (gjithmone e me i perhapur ne bote) dhe komplikancat kardiovaskulare. Sot, kudo, sfida kunder diabetit qendron ne parandalimin e tij, duke filluar me stilet e duhura te te ushqyerit dhe ulja e obezitetit, faktor shume i lidhur me diabetin.

Gjithsesi, zbulimi i terapise se insulines ka shenuar nje hap themelor ne luften kunder kesaj semundjeje, duke i hapur rrugen mundesive te reja terapeutike, qe nga qelizat staminale, trapiantet e qelizave pankreatike deri tek vaksinat, qe mund te çojne ne te ardhmen ne nje kure perfundimtare.

ANSA
(7 janar 2012)



"E Qeshura eshte Ilaçi me i Mire. Perveç Nese Je me Diabet. Ne ate Rast Insulina Ka me Teper Perparesi"
(Jasper Carrott)