mercoledì 11 gennaio 2012

Duhanpirja dhe Zemra

Pjesa me e madhe e njerezve e dine qe pirja e duhanit eshte e keqe per mushkerite dhe mund te shkaktoje kancer. Gjithsesi, pak i dine efektet e pirjes se duhanit mbi zemren dhe sistemin qarkullues - arteriet dhe venat qe levizin gjakun neper trup.

Efektet e Pirjes se Duhanit ne Trup (Copyright i Imazhit: C.Lynm)

DUHANPIRJA, ENET E GJAKUT DHE VDEKJA

Duhanpirja eshte shkaku kryesor i shmangshem per vdekje te hershme ne vendet e zhvilluara. Shkakton me teper se 440.000 vdekje ne vit ne Shtetet e Bashkuara. Kur pini duhan, kimikate toksike nga duhani kalojne ne qarkullim. Disa nga keto kimikate dergojne senjale zemres tuaj per te rrahur me fort dhe me shpejt. Duhani gjithashtu ben qe enet e gjakut te tkurren, duke bere qe gjaku te kaloje ne nje hapesire me te vogel. Te dy keto efekte shkaktojne nje rritje te presionit te gjakut te perkohshem. Ata qe pine duhan per kohe te gjate me shume mundesi zhvillojne presion te larte te gjakut gjate gjithe kohes qe pine duhan. Duhanpirja gjithashtu rrit kolesterolin "e keq" (LDL) dhe ul kolesterolin "e mire" (HDL), duke rritur mundesine e formimit te depozitave te kolesterolit ne enet e gjakut, nje situate kjo e quajtur ateroskleroze (forcim i arterieve). Duhanpirja gjithashtu rrit rrezikun per tromboze (mpiksja e gjakut bllokon nje ene gjaku). Me kalimin e kohes, keto efekte rrisin mundesine per te pasur nje infarkt miokardi

Duhanpirja gjithashtu mund te rrise rrezikun per nje stroke (bllokim i papritur i qarkullimit te gjakut ne tru). Nje stroke ndodh zakonisht si pasoje e nje mpiksje te gjakut qe bllokon enet e gjakut qe ushqejne trurin me gjak dhe oksigjen. Kur kjo ndodh, qelizat e trurit fillojne te vdesin. Kjo mund te shkaktoje nje demtim te perhershem te trurit ose vdekje. Tek duhanpiresit, duke qene se enet e gjakut jane me te ngushta, mpiksja e gjakut ka me shume mundesi te shkaktoje nje stroke ose infarkt te miokardit. Grate qe pine duhan dhe perdorin kontraceptive orale jane ne rrezik me te larte per te zhvilluar nje semundje te zemres ose per te pasur nje stroke sesa grate qe marrin kontraceptive orale por qe nuk jane duhanpirese.

DOBITE E LENIES SE DUHANIT

- Ulja e rrezikut per semundje te zemres gati 50% dhe ulja e mundesive per te pasir probleme qe kane te bejne me zemren nese keni pothuajse nje semundje kardiake.
- Ulja e rrezikut per te pasur nje mpiksje te gjakut
- Ulje e rrezikut per te zhvilluar disa lloje kanceresh te ndryshme
- Ulje e rrezikut per te zhvilluar enfizeme, nje semundje polmonare serioze qe veshtireson frymemarrjen
- Rritje e tolerances se ushtrimeve fizike dhe marrjes pjese ne aktivitete sportive
- Permiresimi i shijes dhe nuhatjes

Lenia e duhanit mund te jete nje proces i veshtire por qe ja vlen te kryhet. Nese jeni duhanpires, atehere flisni me mjekun tuaj rreth saj.

[Informacionet e paraqitura ne keto shkrime jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi efektet e duhanit mbi zemren]


JAMA 2003 ; 290 (1) : 146