sabato 4 febbraio 2012

Çeliakia

Çeliakia eshte nje çrregullim gjenetik (i trashegueshem) i tretjes ne zorren e holle qe shfaqet me probleme ne thithjen e perberjeve ushqimore. Individet qe kane çeliakine nuk tolerojne nje proteine te quajtur gluten, qe ndodhet tek gruri (eng. wheat) , thekri (eng. rye) dhe elbi (eng. barley).
Kur personat me çeliaki ushqehen me ushqime qe permbajne gluten, sistemi i tyre imunitar vepron, duke shkaktuar demtime te shtresen e brendshme te zorres se holle. Çeliakia mund te diagnostikohet me analizat e gjakut dhe duke analizuar nje pjesez te vogel te zorres qe merret me ane te biopsise. Nese nuk trajtohet, çeliakia mund te çoje ne demtim te zorres se holle dhe ne probleme te tjera te shendetit si nje rritje e rrezikut per kancer, osteoporoze, anemi, infertilitet dhe kriza epileptike.

SIMPTOMAT E ÇELIAKISE
Simptomat e çeliakise mund te fillojne qe ne moshe te vogel ose ne moshe te madhe, me nje fillim dhe grade qe ndikohet nga sasia e glutenit qe merret me dieten.
Simptomat perfshijne:
- Dhimbja te stomakut, gazra dhe fryrje
- Diarre kronike
- Humbje peshe
- Jashteqitje me ere te keqe (eng. Pale, foul-smelling bowel movements)
- Dhimbje te kockave, te nyjeve dhe krampe muskulare.
- Dermatit herpetiform
- Rritje e dobet (tek femijet) (eng. stunted growth)

TRAJTIMI
Nuk ka ilaçe ose nderhyrje kirurgjikale specifike per trajtimin e çeliakise. E vetmja kure eshte shmangia e plote e glutenit. Kryerja e nje diete pa gluten eshte nje nevoje per individet me çeliaki. Nje diete e tille ndalon simptomat dhe ben te mundur sherimin e demtimit te zorres. Aktualisht ka ushqime qe nuk permbajne gluten.

[Informacionet e paraqitura ne keto shkrime jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi çeliakine]

JAMA 2002;287(11):1484