mercoledì 29 febbraio 2012

Katarakta

Si pjese e aparatit te shikimit, secili sy permban nje lente (kristali i syrit). Kjo lente eshte e paster, ne forme disku dhe ndodhet pas bebes se syrit dhe irisit. Lentet fokusojne rrezet e drites drejt retines, pjese ne fund te syrit qe dergon sinjalet vizive ne tru. Kur lentet mjegullohen, shikimi mjegullohet. Mjegullimi i lenteve merr emrin katarakte.

Syri - Pamje Anesore (Copyright i Imazhit: C.Lynm)


Kataraktat zhvillohen kryesisht tek individet e moshuar. Si pjese normale e procesit te mplaksjes, lentet mjegullohen ne menyre te pershkallezuar. Nje ekzaminim i thjeshte nga ana e nje oftalmologu (mjek i syve) mund te zbuloje katarakten.

SHENJAT DHE SIMPTOMAT E KATARAKTES
- Shikim i mjegulluar ose i erret
- Probleme me shikimin naten
- Nevoja per me teper drite per te lexuar
- Ndjeshmeria ndaj ndriçimit
- Shikimi i kurorave te drites (eng. halo) perreth objekteve
- Ndryshimi i shpejte i syzeve

FAKTORET E RREZIKUT PER KATARAKTEN
- Mosha
- Duhani
- Diabeti
- Ekspozimi ndaj drites se diellit
- Perdorimi i alkolit
- Demtime te meparshme te syrit
- Lindje e hershme
- Terapia me kortikosteroide

KIRURGJIA E KATARAKTES
Kataraktat duhet te hiqen kur ato nderhyjne me shikimin per aktivitetet e perditshme. Kirurgjia e kataraktes eshte e perhapur. Ka disa lloje nderhyrjesh kirurgjikale per katarakten, por te gjitha heqin lentet e mjegulluara. Ndonjehere perdoren pika anestetikesh lokale per te anestetizuar syrin gjate operimit. Per disa individe, jane te nevojshme injeksione per te hequr dhimbjen dhe per te mos levizur gjate nderhyrjes. Gjate nderhyrjes mund te jepen ilaçe qetesues, por ato nuk jane gjithmone te nevojshme. Per shume paciente, lentet e mjegulluara zevendesohen me nje lente artificiale te paster brenda syrit. Paciente te tjere mund te kene nevoje per lente kontakti ose syze te veçanta pas operimit. Oftalmologu juaj do te pershkruaje tekniken e perdorur per rastin tuaj. Pas operimit, rekuperimi eshte i thjeshte, por do tu kerkohet te ndiqni disa udhezime, si per shembull te mos ngrini sende te renda ose te mos perkuleni perpara. Flisni me oftalmologun tuaj rreth rreziqeve dhe dobive te kirurgjise se kataraktes. Kataraktat nuk japin dhimbje. Nuk shkaktojne kruarje, skuqje ose sekrecione nga syri.

[Informacionet e paraqitura ne keto shkrime jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi katarakten]

Burimi i Informacionit : JAMA 2003; 290: 286