domenica 26 febbraio 2012

Klasifikimi i Ilaçeve Antimikrobike

Ne baze te struktures kimike dhe mekanizmit  te veprimit, ilaçet antimikrobike klasifikohen si meposhte:

1. Ilaçet qe bllokojne sintetizimin e mureve bakteriale, siç jane beta laktamet (penicilinat, cefalosporinat dhe karbapenemet) dhe disa perberje te ndryshme si cikloserina, vankomicina dhe bacitracina.

2. Ilaçet qe veprojne direkt mbi membranen qelizore te mikroorganizmave duke rritur pershkueshmerine dhe duke shkaktuar dalje te perberjeve intraqelizore. Kjo klase perfshin polimiksinat , ilaçet antifungine polienike (si nistatina dhe amfotericina B) qe lidhen me sterolet e membranes, dhe lipopeptidin daptomicin (Carpenter & Chambers 2004).

3. Ilaçet qe ndryshojne funksionin e nenpjeseve ribozomiale 30S dhe 50S, duke bllokuar keshtu sintetizimin e proteinave dhe qe jane kryesisht bakteriostatike (kloramfenikoli, tetraciklinat, eritromicina, klindamicina, streptogramina dhe linezolidi).

4. Ilaçet qe lidhin nenpjesen 30S dhe bllokojne sintetizimin e proteinave dhe qe jane zakonisht baktericide (si aminoglikosidet).

5. Ilaçet qe ndikojne ne metabolizmin e acideve berthamore te bakterit, si rifamicinat (si psh rifampicina dhe rifabutina) qe bllokojne ARN polimerazin, dhe kinolonet qe bllokojne topoizomerazet.

6. Antimetabolitet, si trimetoprim dhe sulfamidet, qe bllokojne enzima themelore per metabolizmin e acidit folik.

Nderkohe tek antiviralet ka shume klasa ku mund te permenden:
1. Analoget (qe paraqesin ngjashmeri) e acideve berthamore, si aciklovir dhe ganciklovir qe bllokojne ne menyre te perzgjedhur ADN polimerazin viral, dhe zidovudina ose lamivudina qe bllokojne transkriptazin invers tek virusi HIV.

2. Bllokuesit jo nukleosid te transkriptazit invers te virusit HIV, si nevirapina ose efavirenzi.

3. Bllokuesit e enzimave te tjera themelore virale, siç jane bllokuesit e proteazit te virusit HIV ose te neuraminidazit tek virusi i gripit.

4. Bllokuesit e shkrirjes virale si enfuvirtide.

Klasa te tjera ilaçesh mund te shtohen ne te ardhmen nderkohe qe kryhen perpjekje per te kuptuar mekanizmat e veprimit. Aktualisht , mekanizmi i veprimit i disa ilaçeve antimikrobike nuk duhet akoma.

Burimi i Informacionit
Bazat Farmakologjike te Terapise. Goodman & Gilman Edicioni 11. fq. 1096

"Gjeja me e rendesishme eshte te dish si me i marre gjerat me qetesi"
(Michael Faraday)