lunedì 26 marzo 2012

Dhimbjet e Aparatit Urogjenital tek Meshkujt e Rinj


10-30% e meshkujve aktive te moshes nga 20-55 vjeç, vuajne nga dhimbje urogjenitale, te mesit, çrregullime seksuale ose çrregullime te urinimit. 

domenica 18 marzo 2012

Enoxaheparina me Mire se Heparina e Pathyer gjate Nderhyrjeve Koronare Perkutane



Te dhenat nga kjo meta-analize mund te bejne te nevojshme nje ndryshim te udhezuesve te tanishem.

Jane kryer shume krahasime ndermjet enoksaheparines dhe heparines te pathyer (eng. unfractionated heparin, UFH) gjate nderhyrjeve koronare perkutane (eng. percutaneous coronary intervention, PCI). Gjithsesi, asnje nuk ka pasur nje fuqi te tille per te vene re ndryshime te mundshme per sa i perket vdekshmerise dhe sigurise. Si pasoje, pjesa me e madhe e udhezuesve vazhdojne ti japin nje rekomandim te klases I per PCI, megjithse ka te dhena te limituara (niveli C) per sa i perket efikasitetit te saj ne kete situate.

sabato 10 marzo 2012

Hipertensioni ne Shtatzani


Cilat jane rreziqet e hipertensionit kronik ne shtatzani?
Grate me hipertension kronik kane nje mundesi me te madhe per te zhvilluar preeklampsi (17% deri ne 25% krahasuar me 3% deri ne 5% te popullsise se pergjithshme) si dhe nje thyerje (eng. abruption) te placentes, zvogelim te rritjes se fetusit, lindje para kohe dhe lindje çezare. Preeklampsia eshte shkaku kryesor i lindjeve parakohe dhe i lindjeve çezare ne kete popullate.

domenica 4 marzo 2012

Trupi


Kaluam ne nje salle te madhe qe kishte drita te forta ne zonen qendrore. U afruam tek pacienti qe ishte ne shtratin e vetem qe ishte ne ate dhome. Me qelloi te qendroja te koka. Ai nuk fliste por vetem degjonte. Nje heshtje qe te sillte trishtim. Fytyra e tij fliste me shume se fjalet qe mund te thonte. Nje fytyre e mbushur me rrudha... 

Nderkohe qe profesori filloi te shpjegonte, e kisha fiksuar ate fytyre dhe nuk po ia hiqja syte kur papritur degjova nje ze te zbehte dhe te ulet:
"He djale, shoh qe me paske ardhur per vizite sot. Dale te te shoh njehere!!! Qeke çun i ri fare! Me duket se nuk te kane rene dhembet e qumeshtit akoma."
Mu duk sikur ju shtuan rrudha te tjera ne fytyre...
"Me behet qejfi qe paskeni ardhur se kohet e fundit sme kane ardhur shume persona. Se di pse!!! Ndoshta infermjerja nuk i ka lejuar. E besoj! Kush do te donte te shihte ne nje person ne gjendjen time...te fus friken apo jo!!!"