lunedì 26 marzo 2012

Dhimbjet e Aparatit Urogjenital tek Meshkujt e Rinj


10-30% e meshkujve aktive te moshes nga 20-55 vjeç, vuajne nga dhimbje urogjenitale, te mesit, çrregullime seksuale ose çrregullime te urinimit. 


DHIMBJA E MESIT
Kjo lloj dhimbje perfshin dhimbjet e fundit te barkut, pjeses se pasme, ato ne rreze te kofshave ose ne brendesi te zorres se trashe. Mund te paraqitet ditet ose naten, ne qendrimin ulur ose ne kembe dhe dhimbja mund te ndikohet nga koha. Gjithashtu perfshihen edhe dhimbjet e vazhdueshme te mesit (lumbago), te pashpjegueshme nga radiografite. Paraqiten me veshtiresi per te qendruar ulur ne karrike per nje kohe te gjate.

DHIMBJA NE APARATIN UROGJENITAL
Perfshin dhimbjen ose mpirjen e organeve gjenitale dhe zonave perreth tyre, testikujve, zorres se trashe (dhe dhimbja ndihet si pjese e aparatit urinar), e aparatit gjenital mashkullor (si pasoje e nje eriteme te lekures ose djegie e zones) si dhe bezdisja ne kanalin e urines. Kjo shoqerohet vazhdimisht me ndjesine qe mbathjet i kane shume te ngushta dhe kjo gje behet mjaft e bezdisshme. Shpeshhere keto simptoma lehtesohen ose acarohen pas ejakulimit.

PROBLEME URINIMI
- Urinimi i shpeshte.
- Urinimi naten (nikturia) (qe zgjohen naten per te urinuar, qofte edhe 1 here)
- Urinim me djegie (dizuria) ose veshtiresi  ose urgjence te papermbajteshme per te urinuar ose ndjesia qe fshikeza urinare nuk zbrazet plotesisht dhe kane serish stimulin per te urinuar dhe si pasoje duhet te shkojne serish ne banjo.
- Renie te presionit te urines. Si pasoje per te kompensuar kete gjendje pacientet tentojne te sforcojne muskulaturen e barkut per te shtuar presionin.

Keto simptoma, te vetme ose te kombinuara, nenkuptojne probleme, irritime te vezikes urinare, kanalit te urines ose te prostates (prostatit kronik) dhe qeseve te spermes, muskujve dhe nervave te dyshemese se legenit (dhimbje pelvike). Kur keto simptoma behen kronike (kur perseriten ta pakten 1 here dhe per nje periudhe mbi 3 muaj)  behen te veshtira per tu mjekuar.

PROBLEME ME EJAKULIMIN
- Renie e presionit te spermes, veshtiresi, dhimbje ne derdhjen e spermes, nje ndryshim i ngjyres se spermes (psh nje ngjyre e verdhe ose e kuqe e saj)  e shoqeruar me ulje te rendimentit te pjellshmerise (fertilitetit).
- Renie e deshires seksuale, ose renie e forces se ereksionit, orgazme e shpejte. Mungesa e kenaqesise ne momentin e ejakulacionit dhe orgazmes. Ketu duhet te perjashtohen elementet psikologjike ne menyre qe te mbeten vete mundesite e problemeve organike qe kane te bejne me ejakulimin.

TERAPIA
Mjekimet e ketyre semundjeve konsiston ne zbulimin e shkakut te dhimbjes dhe problemit. Per sa i perket mundesive farmakologjike mund te ndihmojne perdorimi i antibiotikeve, qetesuesve kunder dhimbjeve (antiinflamatore), medikamente kunder spazmave, etj. Keto mund te jepen per periudha te zgjatura qe mund te arrijne edhe 3-6 muaj. Ne shume raste (rreth 40-50%), pacientet nuk lehtesohen plotesisht nga simptomat, ose kane nje lehtesim te perkohshem gjate periudhes qe marrin medikamentet. Ne dhenien e ketyre terapive duhet te kihen parasysh alergjite e pacienteve, semundjet e tjera qe jane thene gjate mbledhjes se te dhenave te tij (psh ulçera ose nje insuficience renale ne historine e kaluar te pacientit na tregon qe duhet te tregojne kujdes ne zgjedhjen e ilaçeve antiinflamatore sepse mund te perkeqesojme nje problem te meparshem), si dhe nderveprimet me ilaçet e tjera qe ai po merr.Sa me e vjeter  te jete mosha e pacientit dhe semundja e tij , aq me i veshtire eshte mjekimi dhe rezultatet perfundimtare jane me te dobeta.

GJERA QE DUHEN PASUR PARASYSH
Nje pike tjeter mjaft e rendesishme eshte aspekti psiqik i ketyre meshkujve. Keto çrregullime behen mjaft te bezdisshme dhe mund te çojne deri ne depresion. Nje pjese mjaft te rendesishme luajme problemet e ejakulimit dhe dhimbjet kronike.

Shpesh here , analizat e urines, urokulturat, ekzaminimet ekografike, ato tomografike jane normale dhe perbejne nje disorientim mjaft te theksuar per mjekun dhe pacientin. Keta paciente paraqiten ne shume klinika per shqetesimet qe kane dhe mund te mos arrijne te kene nje rezultat te kenaqshem, i shoqeruar kjo me nje harxhim domethenes financiar, gje qe shton edhe me teper ne anen e tyre psikologjike.

Ne keto kushte, ka rendesi themelore diagnostimi sa me i shpejte i ketyre semundjeve dhe pergatitja psikologjike e pacientit mbi faktin qe kjo semundje kerkon mjekim te gjate por se ne te gjitha rastet sherohet ose permiresohet ndjeshem, aq sa te mos jete me problem per cilesine e jetes.

Siç u tha me siper, mjekimet me te perdorshme jane antibiotiket, spazmolitiket, qetesuesit e dhimbjeve por po aq te efektshme, ne disa raste qe jane rezistente, eshte edhe perdorimi i fizioterapise. Kjo konsiston ne teknika masazhesh ose trajtimin me procedura te nxehta te perqendruara ne prostate, me nivele  sherimi nga 70% deri ne 100%, sidomos ne moshat e reja. Gjithashtu vendosja e drejteperdrejte e koktejleve me antibiotike dhe medikamente te tjera ne organin e semure ose nepermjet zorres se trashe me ane te supostave, jep rezultate me te larta sherimi, ne krahasim me metodat e tjera.

Dr. Alqi Gjikondi
Nefrolog
agjikondi@yahoo.com

"A nuk eshte trupi i njeriut nje mrekulli"
(Shane Flynn)