domenica 18 marzo 2012

Enoxaheparina me Mire se Heparina e Pathyer gjate Nderhyrjeve Koronare Perkutane



Te dhenat nga kjo meta-analize mund te bejne te nevojshme nje ndryshim te udhezuesve te tanishem.

Jane kryer shume krahasime ndermjet enoksaheparines dhe heparines te pathyer (eng. unfractionated heparin, UFH) gjate nderhyrjeve koronare perkutane (eng. percutaneous coronary intervention, PCI). Gjithsesi, asnje nuk ka pasur nje fuqi te tille per te vene re ndryshime te mundshme per sa i perket vdekshmerise dhe sigurise. Si pasoje, pjesa me e madhe e udhezuesve vazhdojne ti japin nje rekomandim te klases I per PCI, megjithse ka te dhena te limituara (niveli C) per sa i perket efikasitetit te saj ne kete situate.

Tani, kerkuesit kane mbledhur te dhenat nga 23 studime qe krahasojne enoksaheparinen me UFH gjate PCI. Nga 30.966 pacientet e perfshire, 10.243 (33.1%) kryen PCI primare per infarkt miokardi me mbinivelim te segmentit ST, 8750 (28.2%) kryen PCI dytesore pas fibrinolizes, dhe 11.973 (38.7%) kryen PCI te programuar per sindrome koronare akute pa mbinivelim segmenti ST ose per angine te stabilizuar.

Rreth 14.000 paciente moren enoksaheparine, dhe rreth 17.000 moren UFH. Enoksaheparina ishte e shoqeruar me nje ulje domethenese te vdekjeve, te komplikancave te MI si dhe te gjakderdhjeve te medha. Ulja e vdekjeve dhe gjakderdhjeve te medha ishin me te larta tek pacientet qe kryen PCI primare.

KOMENTE (nga Beat J. Meyer MD): Keto rezultate sugjerojne nje siguri dhe nje efikasitet me te te larte te Enoksaheparines krahasuar me heparinen e pathyer. Megjithese asnje trial klinik nuk ka treguar nje ulje domethenese te vdekshmerise me enoksaheparinen, sasia dhe vazhdimesia e dobise ne kete meta-analize te gjere dhe çmimi i ulet i enoksaheparines jane arsye te forta per te rekomanduar enoksaheparinen ne krahasim me UFH gjate nderhyrjeve koronare perkutane. Komitetet e protokolleve udhezuese duhet te marrin parasysh kete gjetje per te ndryshime kur te pergatisin udhezimet e ardhshme.

Publikuar ne Journal Watch Cardiology Mars 2012

Artikujt e Cituar:

Silvain J et al. Efficacy and safety of enoxaparin versus unfractionated heparin during percutaneous coronary intervention: Systematic review and meta-analysis. BMJ 2012 Feb 3; 344:e553

James S. Enoxaparin for anticoagulation in patients undergoing percutaneous coronary intervention: An effective and safe alternative to unfractionated heparin. BMJ 2012 Feb 3; 344:e712.