domenica 4 marzo 2012

Trupi


Kaluam ne nje salle te madhe qe kishte drita te forta ne zonen qendrore. U afruam tek pacienti qe ishte ne shtratin e vetem qe ishte ne ate dhome. Me qelloi te qendroja te koka. Ai nuk fliste por vetem degjonte. Nje heshtje qe te sillte trishtim. Fytyra e tij fliste me shume se fjalet qe mund te thonte. Nje fytyre e mbushur me rrudha... 

Nderkohe qe profesori filloi te shpjegonte, e kisha fiksuar ate fytyre dhe nuk po ia hiqja syte kur papritur degjova nje ze te zbehte dhe te ulet:
"He djale, shoh qe me paske ardhur per vizite sot. Dale te te shoh njehere!!! Qeke çun i ri fare! Me duket se nuk te kane rene dhembet e qumeshtit akoma."
Mu duk sikur ju shtuan rrudha te tjera ne fytyre...
"Me behet qejfi qe paskeni ardhur se kohet e fundit sme kane ardhur shume persona. Se di pse!!! Ndoshta infermjerja nuk i ka lejuar. E besoj! Kush do te donte te shihte ne nje person ne gjendjen time...te fus friken apo jo!!!"

Kishte te drejte. Ishte hera e pare qe shihja nje person ne ate gjendje!!!
"Se ç'ndiej edhe pak ftohet kohet e fundit megjithse me kane mbuluar!!! Ndoshta infermjerja do te kete lene hapur dritaren. I kam thene 100 here qe nuk e duroj dot ftohtin dhe ajo prap se prape ma le dritaren hapur!!!"
Ngrita syte nga dritarja qe ishte e mbyllur...

"Aaaa qenke edhe me shoket e tu. Shifi pak! Te cuditshem apo jo? Asnje nuk e mendon se para tyre kane nje njeri qe po u meson dicka. Jeni te rinj dhe akoma nuk jeni ne gjendje te kuptoni po ska gje se çdo gje do mesohet me kohen. Te te them nje gje? Mendoja qe gjithmone per cdo semundje kishte sherim po koha vete me tregoi se nuk eshte e vertete kjo gje. Ose te them me mire qe vjen nje moment qe refuzon te marresh ilacin dhe deshiron qe semundja te te marre me vete. Jo per gje po gjith ato vuajtje durohen deri ne nje fare pike por edhe durimi i njeriut e ka nje limit apo jo? Sikur ta dije çdo te thote pleqeri do kerkoje te vdisje para se te vinte. Eshte nje moshe ku kupton qe bota nuk ka me kohe per ty dhe se ka ardhur dita qe te kalosh menjane. Nuk te mbetet tjeter vetem te ulesh dhe te shohesh se si gjerat ecin pa ty. Kjo bote ka ecur keshtu dhe do eci keshtu. Mendon se do kujtohet kush per ty e per mua pas nje fare kohe ? Do jemi thjesht te kujtuar ne ndonje pervjetor vdekjeje. Edhe atje do na kujtojne gjate asaj drekes tipike qe shtrojne ne kujtim tonin. Ndoshta do ngrejne edhe dolli ne perkujtim tonin...pffffff…sa gje e peshtire."

Dukej sikur po shfrynte vuajtjet e viteve te kaluara...

"Ai aty eshte profesori juaj? Njeri i zoti duket!!! Ca me rrudha ne fytyre, domethene... jo sa une po prap paska. E di djale ? Rrudhat formohen nga vuajtjet dhe ne kete bote nuk jane se mungojne. Pas te mbeten vetem kujtimet dhe fillon e ha veten me to. Kam menduar shpesh se çmund te me hyjne ne pune keto kujtime: gezimet harrohen, hidherimet te lene shenja dhe nuk do ti kujtosh me...ne fund? Asgje. Kupton qe ke kaluar 70 vjet duke u çuar ne mengjes dhe shtrire ne darke!!! Per vete i kam hedhur ne qoshin me te larget te mendjes time dhe kane zene tym...nuk me duhen.
Gjith ai mundim per te jetuar kete jete dhe shih si perfundon...ne nje shtrat nga ku nuk ke me fuqi te çohesh, i varur nga mjeket!!! Meqe ra fjala, ca na duhen mjeket? A thua te kete nje profesion me pa kuptim se sa mjeksia ? A na sherojne dot nga vdekja? Jo! Pyes veten per çfare na duheni. Jeni te afte te zhdukni nje elefant ne mes te cirkut. Dini vetem te mbushni njerezit me genjeshtra, i ushqeni me iluzione...Njerez qe dorezohen plotesisht per te jetuar dhe nje dite tjeter...çfare deshire pa kuptim...e per cfare te jetosh me teper? Kerkojme ato dite kur kemi humbur shume te tjera pa i dhene rendesine e duhur ne te shkuaren. Eh çfare paskemi qene. Jashtezakonisht te forte megjithse ka gjera qe na perkulin..."

Nuk dija si te ndalja ate vale mendimesh...
"Te te them dhe nje gje djale dhe kete ta kesh prej meje: njerezve mos u beso shume! Do te shofesh nga çdo lloj tipi nga personi me i keq e deri tek ai qe te do perjete. Keta te fundit jane shume te rralle. Eshte si me kerku gjilperen klasike ne kashte. Po i gjete mbaji fort dhe mos e le te te iki. Mund te te kerkoje edhe sakrifica kjo gje por ia vlen nese kjo gje te kembehet. Eshte ndjenje e ralle...si ta them une ty...nuk kam fjale te ta pershkruaj. Gjithsesi do vije momenti qe do te perballesh me kete ndjenje dhe do mbetesh edhe ti pa fjale. Ne te njejten kohe do te hasesh me shume deluzione,do te zhgenjesh persona dhe do te zhgenjehesh nga persona.

Kurre mos jep dhe mos kerko borxh djale. Borxhi te ndan nga familja, nga shoket, nga personat qe do. Ate qe deri sot e ke mik neser te behet armik, kurse armiku po armik te mbetet. Eshte me te vertete tragjike por ne fund si do qe te jete mbetemi vetem. Te gjithe ikin kur ua ke nevojen...dhe ne fund te gjithe vdesim...qe me shume duket si vetvrasje. E kam pase ditur qe do mbetesha vetem ne fund dhe siç e sheh gjithcka qe fitova ka qene thjesht vite neper te cilet genjeja veten. Kurre nuk kam dashur te bej keq por prape te detyrojne dhe ne fund e ndien veten ne faj megjithse nuk ka qene faji yt!!!"

“…siç e shihni personi ne fjale ka pasur melçine e zmadhuar dhe keto zonat qe shihni ketu jane steatonekroze…me shume probabilitet e shkatuar nga marrja e nja sasie te madhe alkoli…Alkolizmi kronik ne pergjithsi perfundon ne çirroze dhe çirroza me kalimin e kohes mund te kthehet ne kancer…”

"Cfare po thote profesori yt? Alkoli? Ah, po, miku imi i fundit qe kam pasur. Me ka ndihmuar ne situatat me te veshtira qe kam kaluar kohet e fundit. Ke parasysh? Kur personi qe do me shume vdes dhe femijet e tu te kthejne shpinen. Nuk njoh person tjeter qe mund te me ngushelloje per ato momente. Te gjithe mu larguan, sikur nuk i kisha njohur kurre. Ti me kupton apo jo? Eh djale sa bote e keqe paska qene kjo. Secili tregon nje pjese te historise dhe i le vendin tjetrit. Nejse jane gjera qe ndodhin. 

U lodha duke folur. Me duhet te qetesohem pak nese nuk e ke problem. Fundja fundit e meritoj apo jo! Faleminderit djale. Dhe hajde te me vizitosh ndonje here tjeter. Me duket se donin te me trasferonin...ne nje vend tjeter...se si ja thane emrin se e harrova...a kjo mendje e shkrete qe eshte bosh. Dhe mos harro: Nje dite do ta tregosh ti nje pjese te historise. Une thjesht te dhashe nje mesim qe eshte per tu pare nese do te te vleje apo jo. I shtrire ketu ne vendin tim thjesht do te plotesosh nje hallke te zinxhirit. Do te te flisja per shume gjera te tjera por besoj se do te ti tregojne edhe te tjere si puna e ime, do takosh shume, kete ta siguroj. Ke perpara nje profesion qe do te te tregoje shume rreth vuajtjeve te njeriut...

Nese nuk e ke problem kur te dalesh fiki pak dritat se kam pak probleme me shikimin. Kohet e fundit me pelqen me shume ti mbaj mbyllur… fundja nuk eshte qe me duhen shume…kur te dalesh fik dritat te lutem…"

-Kur te dalesh fiki dritat...
-Si? Ah, po po profesor.
Duke dale kthej koken edhe nje here pas...

"…Me behet qejfi se kohet e fundit sme kane ardhur shume persona…"… “Se c'ndiej edhe pak ftohet kohet e fundit megjithse me kane mbuluar…”… “…mendoja qe gjithmone per çdo semundje kishte sherim po koha vete me tregoi se nuk eshte e vertete kjo gje…”…“…siç e shihni personi ne fjale ka pasur melcine e zmadhuar dhe keto zonat qe shihni ketu jane steatonekroze…”… “…Dhe hajde te me vizitosh ndonje here tjeter. Me duket se donin te me trasferonin...ne nje vend tjeter...se si ja thane emrin se e harrova...”… “…Nje dite do ta tregosh ti nje pjese te historise...une thjesht te dhashe nje mesim...i shtrire ketu ne vendin tim...thjesht do te plotesosh nje hallke te zinxhirit...do te te flisja per shume gjera te tjera por besoj se do te ti tregojne edhe te tjere si puna e ime,do takosh shume,kete ta siguroj...”… “Kohet e fundit me pelqen me shume ti mbaj mbyllur… fundja nuk eshte qe me duhen shume…”

Fika driten dhe ne dhomen e autopsise ra erresira. Ne mes te saj dallohej forma e nje trupi qe nuk kishte folur...por heshtja e tij kishte thene mjaft...nje trup i heshtur...e per dy ore te tera kisha heshtur bashke me te!

Mbylla deren dhe dola jashte ku me prisnin shoket e klases, te gezuar sepse kishte mbaruar ora e praktikes e anatomise patologjike...