mercoledì 25 aprile 2012

Hematuria Mikroskopike

“Mikroskopike” do te thote qe eshte sasi aq e vogel sa mund te shihet vetem me mikroskop. “Hematuria” do te thote gjak ne urine.
Nese keni hematuria mikroskopike, do te thote se keni rruaza te kuqe ne urine, por nuk mund te shihni gjak kur urinoni.


Cilet jane shkaqet e hematurias?
Me poshte jane disa nga shkaqet kryesore te gjakut ne urine:
- Infeksione te rrugeve urinare
- Enjtje e sistemit filtrues te veshkave
- Gure ne fshikez ose ne veshke
- Disa semundje te natyres familjare, si semundja cistike e veshkes
- Disa ilaçe
- Semundje te gjakut, si drepanocitoza
- Nje tumor ne rruget urinare (qe mund te jete ose te mos jete kancer)
- Ushtrime fizike te teperta (kur eshte e kesaj natyre, zakonisht mbaron brenda 24 oresh)

Si do te kontrolloje mjeku juaj per hematurian mikroskopike?
Doktori juaj do tu kerkoje te sillni nje sasi urine. Ai/ajo do te kryeje analiza me urinen tuaj per rruaza te kuqe te gjakut. Doktori juaj do te kontrolloje edhe gjera te tjera qe mund te tregojne nese ka ndonje anomali te tjera. Per shembull, rruazat e bardha ne urine, zakonisht do te thone infeksion. Nese keni gjak ne urine, doktori juaj do tu beje pyetje per te gjetur arsyen pse ka ndodhur.

Nese shkaku nuk eshte i qarte, mund te jene te nevojshme analiza te tjera. Ju mund te kryeni nje analize me ultratinguj ose nje test te quajtur pielograme intravenoze (dicka e ngjashme me rrezet X). Mjete te veçanta mund te jene te nevojshme per te pare ne brendesi te fshikezes. Keto analiza zakonisht kryhen nga nje urolog (mjeku i specializuar ne problemet e aparatit urogjenital)

Si mblidhet sasia e urines?
Nje infermier/e do tu jape nje cope antiseptike (eng. antiseptic wipe) per tu pastruar dhe nje mbledhese urine sterile. Shkruaj emrin mbi te nese infermieri/ja nuk i/e ka bere me pare. Ne banjo, lani duart me sapun dhe me uje te vaket me pare.

Per Grate: Perdorni copen antiseptike per te pastruar pjesen e jashtme te vagines duke u pastruar nga para pas 3 here perpara se te urinoni ne mbledhese. Paloseni copen çdo here qe e perdorni, ne menyre qe te pastroheni çdo here me pjesen e paster.
Per Meshkujt: Perdorni copen antiseptike per te pastruar koken e penisit. Nese nuk jeni bere synet, terhiqni pas pjesen e lekures qe mbulon koken e penisit, perpara se te perdorni copen. Kalojeni copen mbi koken e penisit perpara se te urinoni ne mbledhesen e urines.
- Filloni te urinoni ne banjo. Rreth gjysmes se urinimit, filloni te mblidhni urinen ne mbledhese (domethene pjesen fillestare te urines nuk duhet ta mblidhni).
- Lani duart me sapun dhe me uje te vaket.
- Jepni urinen e mbledhur infermierit/es. Dikush do te shohe urinen tuaj ne mikroskop per te pare nese ka gjak ne te.

Cfare do te beje doktorri juaj nese keni hematuria mikroskopike?
Nese zbulohet shkaku i gjakut ne urinen tuaj, atehere doktori me shume mundesi do te jape nje trajtim. Pas trajtimit, doktori do te kontrolloje serish urinen per te pare nese gjaku eshte larguar. Nese nuk zbulohet shkaku, doktori juaj mund te beje analiza te tjera ose tu dergoje tek urolog.
Mos harroni qe eshte gjithmone e rendesishme te zbulohet shkaku i gjakut ne urine.

Burimi i Informacionit : Am Fam Physician; 2005: Jan 1 ; 71(1): 135-36