sabato 14 aprile 2012

Hipotiroidizmi


Gjendrra e tiroides eshte nje strukture ne forme fluture qe ndodhet ne pjesen e perparme te qafes. Hipotiroidizmi (funksionim i ulet i tiroides) ndodh kur gjendrra e tiroides nuk prodhon mjaftueshem nje substance te quajtur hormoni i tiroides, qe ndihmon per te rregulluar metabolizmin e trupit. Hipotiroidizmi ndodh ne rreth 5% te popullates amerikane dhe eshte me i perhapur ne grate te moshes me te madhe se 60 vjeç.

Gjendrra e Tiroides (Copyright i Imazhit C.Lynm)

SHKAQET E HIPOTIROIDIZMIT
-  Tiroiditi i Hashimotos eshte shkaku me i zakonshem. Ne kete semundje, sistemi imunitar sulmon gjendrren e tiroides dhe ben qe prodhimi i hormonit te tiroides te ulet.
Trajtimi per semundje te ndryshme mund te demtojne gjendrren e tiroides, sidomos jodi radiaktiv qe perdoret shpesh per te trajtuar hipertiroidizmin (funksionimin e tepert te tiroides). Kirurgjia per te hequr nje pjese ose te gjithe gjendrren, zakonisht e bere per kanceret e tiroides, mund te shkaktoje hipotiroidizem.
Ilaçe te ndryshme mund te shkaktojne hipotiroidizem si per shembull litiumi ose ilaçe te zemres si amiodaroni.
Ndonjehere gjendrra e tiroides nuk prodhon mjaftueshem hormone te tiroides sepse gjendrra hipofizare prane trurit nuk punon mire. Gjendrra hipofizare i jep sinjale gjendrres se tiroides te prodhoje hormonin e tiroides me ane te prodhimit te faktorit stimulues te tiroides (TSH).

SIMPTOMAT E HIPOTIROIDIZMIT
- Shtimi ne peshe ose veshtiresia per te humbur peshe
- Tolerance e ulet ndaj te ftohtit
- Floku dhe lekura e thate
- Renie e deshires per marredhenie seksuale
- Lodhje
- Keputje
- Krampe muskulare
- Depresion

Pacientet me hipotiroidizem e lehte mund te mos kene simptoma. Ne disa persona, gjendrra e tiroides mund te zmadhohet ne tentative per te prodhuar hormonin e tiroides qe trupi ka nevoje dhe behet e dallueshme ne qafe, duke formuar ate qe merr emrin strume (eng. goiter , ita. gozzo).

DIAGNOZA
Ne pjesen me te madhe te rasteve, hipotiroidizmi diagnostikohet lehte me matjet e perqendrimeve ne gjak te TSH dhe hormonin e tiroides ne gjak. Nje endokrinolog (mjeku i specializuar per gjendrrat dhe hormonet) mund te ndihmoje per vleresimin e shkakut dhe te thote mundesite e trajtimit.

TRAJTIMI
Hipotiroidizmi eshte zakonisht i lehte per tu trajtuar duke marre ilaçe qe permbajne hormonin e tiroides. Gjithsesi, mund te jene te nevojshme analizat e gjakut dhe disa vizita tek mjeku per te vendosur dozen e sakte. Dobia e trajtimit mund te mos jete e dukshme per nje muaj ose nje periudhe me te gjate.

JAMA 2003; 290 (22) : 3024